Përgjigje për Selmi Fazliu nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e bere nga Selim Fazliu lidhur me dezimfektimin e tokes.


Pyetja: A mund te na tregoni se si duhet te behet dezinfektimi i tokes per bakterie dhe cilat preparate duhet perdorur? Fjala eshte per dezinfektimin e tokes ku do te mbillen perime p.sh Domate?


Pergjigje:


Menyrat e dezinfektimit të tokës


Dezinfektimi i tokës realizohet në disa menyra dhe ato me të përhapura janë:


♦ termike,


♦ kimike,


♦ e kombinuar (termike dhe kimike) dhe


♦ Vegjetative (me anë të mbjelljeve interkalare ose e thenë ndryshe nëpërmjet qarkullimit bujqesor). Dezinfektimi termik i tokës. Në mënyrën termike përfshihen:


Dezinfektimin me avull,


dezinfektimi me ajer të nxehtë,


dizenfektimi natyral, qe njihet me emerin “diellëzimi i tokave”.


Dezinfektimi me avull të nxehtë. Përvoja ka vërtetuar se kjo metode është me e kushtueshme, por është me rezultative dhe me e sigurtë, në krahasim me format e tjera të dezinfektimit. Kjo metode konsiston në komprimimin për një kohe të caktuar të avullit të nxehtë në shtresën e punueshme të tokës.


Dezinfektimi me ajer të nxehtë. Ky lloj dezinfektimi konsiston në ngrohjen e ajrit në temperatura mbi 110 oC dhe komprimin e tij deri në thellesinë 50 - 60 cm të tokës. Me këto parametra realizohet mësëmiri dezinfektimin termik i tokës. Këtë proces dezinfektimi e kryejnë disa makineri speciale qe quhen Sterilizatore. Dezinfektimi natyral me anë të “diellëzimit të tokave”. Kjo metode bazohet në ngrohjen e tokës së serrave gjatë muajve të nxehtë të Veres (Qershorit, Korrikut apo dhe të Gushtit). Kjo bazohet në mbulimin i gjithë sipërfaqes së tokës me polietilen, në mënyrë sa më hermetike të jetë e mundur. Kjo metode ka gjetur përdorime pothuajse në shumë vënde të botës, jo vetëm ku ndertohen dhe shfrytëzohen serrat dhe mjediset e tjera të mbrojtura, por kjo metode po përdoret me sukses edhe në kushtet e fushes se hapur. Kjo metode ka dhenë rezultate të mira në luftimin e barerave të keqia dhe nematodave, veçanërisht e nematodes gungore të rrënjeve.


Menyra me e mirë e aplikimit të kësaj teknologjie, realizohet kur menjëherë pas heqjes së mbeturinave bimore, toka punohet dhe frezohet. Sipërfaqa e tokës mbulohet me polietilen ,ky lloj polietileni lejon depërtimin me të mirë të rrezeve të diellit. Anash çdo fletë plastike vendosen plisa dheu, me qëllim qe nxehtësia e marre nga dielli, të izolohet sa me mirë dhe të qendroje sa me gjatë brënda mbulesës.


Rezultate të mira kjo metode ka dhenë, kur ky proces është e shoqëruar duke hedhur para frezimit rreth. Temperatura nën polietilen mund të rritet edhe mbi 500C. Kjo temperature ben qe në thellesinë 10 cm, të shkatërrohen pothuajse të gjithë larvat e nematodave dhe në thellesinë 20 cm të shkatërrohen rreth 85 % e tyre.


Dezinfektimi kimik i tokës. Megjithëse në krahasim me metodat e mësipërme, kjo metode ka dhenë rezultate të mira. Zakonisht pas vjeljes së frutave të fundit, toka pastrohet nga çdo mbeturinë bimore, plehrohet me plehra organike sipas llogaritjeve të bera me parë dhe me pas toka punohet, frezohet dhe ujitet. Para së toka të punohet, duhet hedhur edhe sasia e nevojshme e preparatit kimik, me qëllim qe efektiviteti i tij të jetë sa më maksimal.


Sasia e dozave të lëndëve kimike qe duhet të përdoren, varen jo vetëm nga shkalla e infeksionit, por dhe nga lloji i preparatit. Kështu per perdoruesin rekomandohet qe para se t’i përdori këto preparate, duhet t’i lexoi me kujdes recepturat e përdorimit me qëllim qe efektiviteti i përdorimit të jetë sa i lartë.


Disa nga preparatet me të suksesëshëm në drejtim të dezinfektimit kimik të mjediseve të mbrojtura, mund të jenë: i) Basamidi Granular, ii) Etoprosip 10 G; iii) Rugby 10 GR; iv) Vydate 10 G; v) Vydate SL; etj. Bëhen trajtime me preparate me bazë bakri, si lengu bordolez (në farishte me 0.2 – 0.3 % dhe duke vazhduar gjatë vegjetacionit me 0.6-0.8 %.,) Studimet e fundit tregojnë se përzjeria e bakrit me fungicide me bazë dithiocarbamate (mancozeb) kanë qenë me efektive. Fara duhet të trajtohet me sodium chlorite ose gelqere të kloruar. Gjatë periudhës së përgatitjes së fidanit, bëhen trajtime me preparatin me bazë bakri, të shoqëruara me mancozeb duke i lagur mirë ato.


Gjatë përgatitjes së fidanëve evitohet plehërimi i tepërt organik, azotik si dhe mbjellja e dendur. Përpara mbjelljes së bimëve në vëndin e përhershëm në mjedise të mbrojtura, bëhet kujdes për të trajtuar tokën me fungicide të tilla si Methyl Bromide, etj.


Të gjitha pajisjet e përdorura ose qe ripërdoren gjatë kultivimit, si psh., shata, sistemi mbështetës, spango, etj, këshillohet të trajtohen me solucione dezinfektuese si; 12 % chlorinë, ose formalinë 2-5 % , të cilat zhyten për 1 ore në këtë solucion dhe pasi nxirren mbulohen me plasmas për 24 ore.


Dizenfektimi i tokës me metoden vegjetative. Bazë e kësaj metode është ajo qe quhet qarkullimi bujqesor. Mbjellja në sezonet dimerore e disa lloje bimëve perimore që kanë një masë gjethore të bujshme si, sallata, spinaqi, lulelakra, etj, ndikojnë në uljen e infeksionëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Këto mbjellje, jo vetëm qe e realizojnë qarkullimin bujqesor sidomos ne kushtet e mjediseve te mbrojtura, ato ndikojnë në përmirësimin e cilësive agronomike të tokës. Njëkohesisht me shkuljen e këtyre prodhimeve, sëbashku me rrënjet dhe masën vegjetative të bimëve, largohen edhe një pjesë e mirë e infeksioneve, sidomos ato të nematodës gungore të cilet janë futur në indet e këtyre bimëve.


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Kaçanikut. Ing.dip i bujqesise z.Zekeria Koxha

Nga: Zekeria Koxha (Kacanik)
Telefon: tel
E-mail: zekeria.koxha@rks-gov.net