Pergjigje per Ekrem Hajdini nga Keshilltari Komunal

Pyetja: Pershendetje un kam ser ne fshatin ballaban 30m larg liqenit dhe i kam 4000 bim domate lloji VIVA F1 a esht e pershtatshme per vendin tim apo dhe krejt kosoven poashtu tranguj lloji EKRON nese ka mundesi nji sqarim faliminderit


Pergjigje :


Hibridet e lartcekura mundeni lirishtë me përdor në çdo vend në Kosovë sepse janë te përshtatshme për kultivimin sidomos në ambiente mbrojtura. Hibridi i domates VIVA F1 është relativisht i ri, indeterminant( i lart ) i përshtatshme për kultivimin në serra dhe fushë të hapur, frutat janë të mëdha 240-300 gr, i qëndrushme në transport me shije e përshtatshme cila përngjanë në domatet vendore, ngjyra e fruti është e kuqe intenzive. 4000 bimë mjafton për sipërfaqe prej 13-15 ari vend.



Ndërsa, hibridi trangujt EKRON F1 është hibridi i hershëm me frutat të drejta me gjatësitë prej 20-23cm, është hibridi partenokarpike (frutat lidhen pa qene nevoja e pollenimit) me potencial të lart rendimente me një ngjyrë të gjelber.



Kjo përgjigje është dërguar nga këshilltari publik për bujqësi i Komunës se Mamushës, Ing. i bujqësisëYüksen Topoyani

Nga: Yüksen Topoyani (Mamushe)
Telefon: tel
E-mail: ytopoyan@hotmail.com