Pergjigje per Kushtrimin nga Keshilltari Komunal

Pyetja: Jam i interesum me mjell fasul ne shtaga a ka mundsi mem tregu sa duhet me kan larg njana tjetres edhe gjonsin njona prej tjetres . A ka penges se kur te ujitet toka e man lagshtin ma gat se zakonisht.edhe sa fije pasul duhet me kan ne 1 shtag ju falmderit


Pergjigje: Dendësia e përshtatshme e mbjelljes është kusht për arritjen e rendimenteve më të larta 


Afatet e mbjelljes


• Kultivarët me kokërr të vogël dhe mesatarisht të vogël mbillen në pjesën e dytë dhe të tretë të muajit prill, ndërsa kultivarët me kokërr të madhe mbillen nga fundi i muajit prill.


Mbjellja


• Pastërtia e farës duhet të jetë 97%.


• Aftësia mbirëse e farës duhet të jetë 80-90%.


• Lagështia maksimale e farës po ashtu duhet të jetë 16%.


Thellësia e mbjelljes


• Thellësia e mbjelljes varet nga madhësia e farës dhe nga faktorët tjerë, por që sillet nga 3-5 cm.


Mënyra e mbjelljes


• Mbjellja mund të bëhet në mënyrë të mekanizuar dhe me dorë në rende. Zakonisht praktikohen këto distanca: për fasulen zvarritëse 60x30 cm, ndërsa për fasulen kacavjerrëse 80x60 ose 70x80x40 cm, për arsye se kjo e fundit zhvillon masë të madhe vegjetative.


Sasia e farës


• Sasia e farës për kultivarë me kokërr të vogël sillet prej 80-110 kg/ha, ndërsa për


kultivarët me kokërr të madhe sillet rreth 100-140 kg/ha.


Ky material eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi  

Nga: Ali Gacaferi (Junik)
Telefon: tel
E-mail: aligacaferi@hotmail.com