Pergjigje per Rinor Isenaj

Pyetja: Pershendetje , deshta me ju pyt si mbillen Mjedrad, sepse jam i interesuar te filloj me mbjelljen e mjedres. Sa eshte kostoja e tyre per mbjelljen e 30 ari. Me respekt Rinor Isenaj.


Pergjigje: I nderuar, me poshte gjeni nje material te publikaur nga programi NOA i USAID-it lidhur me kultivimin e mjedres.


Hyrje

Në kët tekst janë përfshirë të gjitha aktivitet më të rëndësishme gjatë kultivimit të mjedrës si: përzedhja e parcelës dhe kultivarët, ngritja dhe masat e përkujdesit të plantacionit si dhe vjelja dhe tansporti i frutave deri në deponitë ftohëse. Ndërsa masat mbrojtëse kundër sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojavetë ndryshme janë të prezentuara në doracakun e veqantë lidhur me Menaxhimin e Integruar të Dëmtuesve (MID) të cilin doracak e ka përgatitur projekti për kultivuesit e mjedrës. Konsiderojmë se ky doracak do të jet i dobishëm për të gjith kultivuesit e mjedrës dhe sidomos sksesëshëm iu përgjigjet kërkesave gjatë prodhimtarisë te fermerët fillestarë.


1. ZGJEDHJA DHE PËRGATITJA E TOKËS PËR

NGRITJEN E PLANTACIONIT ME MJEDËR


Mjedrës më së shumti i përshtatet toka me veti të mira prodhuese ( afër 5 % humus),të lehta, të kulluara mirë , pastaj tokat argjilore ( me rreth 50 % argjilë), të lehta acidike ( 5.5-6.5) që përmbajnë 0,20% N2O, 8‐10 mg P2O5 dhe 18‐20 mg K2O në 100 g dhe (tokë) të thatë, me pjerrtësi të lehtë (5‐10%), me ekspozicion verior dhe veri perëndimor në terenet e ulta dhe në drejtim të atij jugor në terenet e larta.

Zgjidhni parcelat me pjerrtësi mesatare, ngase ato kanë rexhim ajror dhe ujor më të përshtatshëm dhe shmanguni parcelave që mbajnë ujin dhe nuk janë të ajrosura!



Përgatitja e tokës për ngritjen e plantacionit nënkupton:

 nivelimi-rrafshimi i sipërfaqes,

 azgjësimi i barojave shumvjeqare,

 kalcifikimi (nëse toka është tepër acidike),

 lavrimi i thellë (deri në thellësinë e shtresës së punueshme),

 Përgatitja sipërfaqësore e tokës (disqimi, frezimi).


1.1. Nivelimi i terenit


Kryhet për shkak të përdorimit sa më të lehtë dhe efikas të mekanizmit gjatë punimit të tokës, mbjelljen e drejtë dhe eliminim e ujit në terenet jo të rrafshta. Në ngastrat e vogla nivelimi bëhet me dorë, përderisa në komplekset e mëdha nivelimi bëhet me mekanizëm adekuat (nivelimi i trashë kryhet përmes skrajperit përderisa ai i imëti përmes grajderit).


1.2. Azgjësimi i barojave shumvjeqare


Nuk duhet ngritur plantacionin me mjedër në tokat e infektuara me baroja të kqija shumvjeqare. Megjithatë, nëse nuk kemi zgjidhje tjetër, është e domosdoshme që disa muaj para mbjelljes, toka duhet të pastrohet nga barojat rezistente shumvjeqare. Për kët qëllim shfrytëzohen herbicidet e ndryshme të cilat janë të specifikuara në doracakun e Menaxhimit të Integruar të Dëmtuesve (MID).


 


 




1.3. Plehrimi meliorativ


Mjedra është shpenzues imadh i materieve ushqyese nga toka.Për këtë arsye, nëse përmes analizave konsiderohet se përmbajtja e makro dhe mikro elementeve është më pak se vlerat optimale, është e domosdoshme plehrimi meliorativ.


Në praktikë rezulltate më të mira ka treguar plehrimi i kombinuar (plehrat organike dhe minerale) sasia e të cilit varet nga vetitë prodhuese-boniteti i tokës dhe rendimenti i planifikuar.

Prej plehrave organike për këtë qëllim përdoren:

 Plehu i shtallës i djegur mirë (gjedheve dhe dhenve) në sasi prej 20‐30 t/ha,nëse plehrimi kryhet vetëm në shirita(rreshta) të gjërësisë 1 m, përkatësisht 40‐60 t/ha nësë plehrimi kryhet në tërë sipërfaqen,

 Humusi,

 Kompostet e ndryshme.

Krahas plehut të shtallës dhe plehrave tjerë organik, në tokë hudhen edhe plehra minerale NPK me dozë të rritur të përbërjes së kaliuimt (NPK 8:12:26 + 3% MgO, 8:16:24, 8:15:20 dhe të ngjashme) në sasi prej 200‐300 kg/ha. Nëse nuk mund të sigurohet plehu i shtallës, atëherë është e domosdoshme që të rritet sasia e plehut mineral NPK nga 400‐600 kg/ha, mirëpo edhe në këtë rast sasia varet naga vetitë prodhuese-bonitetit të tokës.

Plehu shpërndahet në shirita (gjërësia 1 m), edhe atë 2/3-tën para lavrimit të thellë dhe 1/3- tën para përgatitjes sipërfaqsore tokës.


Pa pleh të mirë të shtallës dhe në sasi adekuate, nuk ka redimente rekorde në prodhimtarinë e mjedrës.


Rekorderët e kultivimit të mjedrës, plehun e shtallës kryesisht e përdorin para mbjelljes dhe qdo dy vjet deri në fund të prodhimtarisë.

Që të përgatitet toka në mënyrë sa më adekuate për mbjelljen e mjedrës, paraprakisht duhet bërë analizat agro-kimike, në mënyrë që të shihen vetitë kimiko fizike të tokës.Analizat duhet bërë më së largu deri në vjeshtë, përkatësisht një vit para ngritjes së plantacionit.Nëse si parakulturë janë kultivuar “kulturat e gjelbërta”, atëherë duhet patjetër që të kompenzohet me 40 ppm azot i gatshën në tretësirën ujore të tokës, 20 ppm fosfor dhe 180 ppm kalium të gatshëm në tretësirën ujore të tokës. Pas korrjes së të mbjellurave dhe lëvrimit të tokës deri në shtresën e punueshme, duhet përsëritur analizat e tokës duke korigjuar eventualisht përmbajtjen pas hudhjes së plehrave minerale ne një thellësi deri 20 cm. Rezulltate të mira të plehrimit të tokës te kulturat manore, në përgjithësi , ndërsa te mjedra në veqanti arrihet përmes prehrave granulare të tretshme në ujë, të formuluar me bazë të nitratit të kaliumit, di-amonium fosfatit me shtesë të kriprave acidike humike dhe patjetër mikroelemente.Për dallim nga plehrat e përzier me bazë sulfatin e kaliumit dhe sidomos citrate klasike lehtë të tretshme ne ujë me bazë klorurin e kaliumit, arrihet kualitet i lartë si gjatë ngritjes së plantacionit por edhe më vonë gjatë plehrimeve të rregullta. Në kohën e fundit shfrytëzohen edhe pleherat me veprim të ngadalshëm, më së shpeshti me inhibitor nitrifikues, gjegjësisht duke shtuar nitrapirinë, në mënyrë që komponenta e azotit të jetë në dispozicion të bimës për një kohë të gjatë.

Zakonisht përzierësit gëlqerore përdoren për të netrualiziuar aciditetin e madh të tretësirës ujore të tokës , por rrallë është vërejtur përbërja e domosdoshme me kalcium 500 deri 750 ppm në tokë pas përgatitjes së tokës për mbjellje. Përbërja e magnezit duhet të sillet rreth 40‐45 në tokat ranore deri në 95‐100 ppm në tokat e rënda. Veqanërisht me rëndësi është raporti në mes të Ca2+, K20+ dhe Mg2+ që duhet të jetë i balancuar.

Shumë më rëndësi është konstatimi i disponueshmërisë së tokës me mikroelementet e domosdoshme dhe sidomos me mangan (Mn) dhe zink (Zn). Nëse përbërja e tyre është më e vogël se 8 ppm deri në deficit të tyre, kjo kompenzohet suksesëshëm përme trajtimit folijar ose përmes hudhjes së plehrave që përmbajnë të gjitha mikroelementet biogjene.


1.4. Kalcifikimi dhe acidifikimi i tokës


Nëse toka është tepër acidike (pH 4,0‐5,0),patjetër duhet kalcifikimi i saj me qëllim që të zvoglojmë aciditetin dhe përmirësojmë strukturën. Te tokat e lehta acidike (pH 5,0‐6,0) këtë masë nuk duhet ndërmarrë, por në disa vite vijuese duhet hudhur plehra alkalike. Për kalcifikim më së shpeshti përdoret gëlqerja e bluar te tokat e lehta, ndërsa te tokat ë rënda gëlqerja e pa shuar “ e gjallë” në sasira që varen nga niveli i aciditetit të tokës.Orientimisht, nëse duam që vlerën e pH ta rrisim për 0.7, patjetër duhet hudhur 4,0 t/ha gëlqere të bluar në formë të CaCO3 në tokat e lehta ose 2,16 t/ha gëlqere të pashuar në tokat e rënda. Sasia e glqeres për kalcifikim në tokë hudhet në dy deri tre turnuse “racione”edhe atë para lavrimit të thellë 2/3-tën e sasisë së planifikuar dhe 1/3-tën e sasisë para lavrimit të cekët. Para hudhejs së gëlqeres, është e domosdoshmë që të hudhen edhe sasitë e nevojshme të plehut organik (pleh shtalle, humus, etj.) që përmes aktiviteteve mikrobiologjike, karbonatet mund t’iu nënshtrohen veprimit të acidit karbonik ( H2+CO3‐).

Në tokat me përbërje të lehtë mekanike, nëse vlera e pH është më e ulët se 5.5, shpesh paraqitet mungesa e të ushqyerit të bimës me kalcium,magnez dhe sulfur. Në këtë rast shfrytëzohet gëlqerja e bluar, ose dolomitet-përzierësit e sajë si dhe materiale tjera gëlqerore me qëllim të neutralilizimit të aciditetit në tretësirën ujore.

Nuk rekomandohet kultivimi i mjedrës në toka ku pH është mbi 7 (pH>7), mirëpo nëse nuk kemi zgjidhje tjetër, atëher para mbjelljes duhet patjetër të kryhet acidifikimi i tokës (rritja e aciditetit) përmes plehrimit me plehra acidike. Për këtë qëllim, gjat periudhës dimërore, në tokë më së shpeshti hudhet sulfati i hekurit (FeSO4), ndërsa gjatë vegjetacionit si ushqim me sulfat amoni (NH4)2SO4. Psh. nëse duam që ta zvoglojmë vlerën e pH nga 8,0 në 6,5, patjetër duhet që te tokat ranore të hudhim 1300 kg/ha sulfur të bluar, te tokat ranore-argjilore 1570 kg/ha dhe te tokat argjlilore 1700 kg/ha. Pas acidifikimit në këto toka, në ushqimet e rregullta gjatë vegjetacionit shfrytëzohet plehrat e lehtë të tretëshëm me bazë të sulfateve si : sulfati i amonit, sulfati i kaliumit, sulfati i magnezit ose kombinime të NPK me kripra të thjeshta me vlerë të ulët të pH-së.Gjysmën e plehrave minerale duhet hudhur në sipërfaqe para lavrimit dhe pastaj kryhet lavrimi, ndërsa gjysmën tjetër pas mbjelljes. afërsisht nga 20-30 gr. për qdo fidan.


1.5. Lavrimi i thellë


Në ngastrën e përcaktuar për ngritjen e plantacionit me mjedër, fillimisht duhet bërë lavrimi i thellë deri në shtresën punuese të tokës. Nëse mjedra mbillet në vjeshtë, lavrimin duhet kryer në muajin gusht apo më së voni në shtator. Te mbjellja pranverore, lavrimi duhet bërë në vjeshtë apo dimër nëse lejojnë kushtet klimatike.

Mjedra nuk ka asesi sukses te tokat e pa drenazhuara dhe të ngjeshura.Kushtet optimale të prodhimtarisë, përjashtojnë mundësinë e lagështisë së tepërt të sistemit rrënjor ku “qimzet” e sistemit rrënjor me një rritje aktive brenda 24 orëve do të ngulfateshin nga lagështia e tepërt dhe mungesa e oksigjenit. Rritja e lagështisë së tepërt, njëkohësisht është rritje e mundësisë së përhapjes së patogjenëve tokësor, sidomos të vrugut në sistemin rrënjor të bimës Phytophtora fragarie var. rubi.


1.6. Përgatitja sipërfaqsore e tokës, përcaktimi dhe tërheqja e brazdave


Në tokën e lavruar, hudhet 1/3-ta e sasisë së planifikuar me plehra mineral NPK dhe pastaj kryhet disqimi dhe pjatimi ndërsa në bazë të nevojës te tokat e rënda edhe frezimi dhe më në fund rrafshimi.Nëse në punimin e mëhershëm themelor të tokës nuk janë hudhur sasitë e nevojshme të plehut organik, atëher gjatë mbjelljes mund të përdoren 2 deri 4 t/ha humus të lumbrifikuar.Kur janë në pyetje plehrat NPK, është rëndësi të dijmë se më adekuatet janë ato që përmbajnë fosfor në formë të tretshme në ujë duke shtuar acidet humike si dhe sasite e nevojshme të nitratit të kalciumit dhe magnezit, bazuar në analizat kimike të tokës.Në mungesë të plehrave të tjerë organik, mund të përdoret edhe komposti.

Në terenet e rrafshta, rendet vendosen në drejtim veri-jug, në terenet me pjerrtesi te lehte, rendet vendosen ne drejtim të pjerrtësisë. Në pozitat me erëra të forta, rendet vendosën në drejtim të fryerjes së erërave. Pjerrtësive të larta duhet t’iu shmangemi, mirëpo nëse nuk kemi zgjidhje tjetër, atëher rendet vendosen tërthor pjerrtësisë.

2. KULTIVARËT E MJEDRËS QË PROMOVOHEN NGA PROJEKTI


Nova –Kultivar veror-floricane i selektuar në Kanada.Në bazë të kohës së pjekurisë së frytit, bënë pjesë në grupin e pjekurisë së mesme në të hershme. Frytet janë të mesme të mëdha, të forte, me shije të tharbët dhe me ngjyrë të kuqe të shëndritshme.Kanë një pamje tërheqëse me shkurrë të bujshme dhe me llastar të shumtë dhe të drejtë. Karakterizohet me rendiment të lartë. Më së shumti është i përshtatshëm për përpunim dhe shum më pak për konsum të freskët dhe ngrirje.

Tulameen-Kultivar veror-floricane i selektuar në Kanada.Frytet janë të mëdha (për 2 gr.më të rëndë se Viliamet) të gjatë,në formë konike,me ngjyrë të kuqe të shëndritshme,aromatike dhe me shije të ëmbël në të tharbët. Frutat ruhen mirë dhe qëndrojnë të freskëta disa ditë pas vjeljes.Kryesisht përdoret për konsum të freskët, por janë të përshtatshëm edhe për ngrirje dhe lloje të ndryshme të përpunimit. Degët i ka mire të zhvilluara dhe të lidhura fortë, relativisht të gjata dhe të drejtë në krahasim me kultivarin Miker.Frutat janë mirë të shpërndara dhe kanë një kërcell relativisht të gjatë. Ka një rezistencë të fortë ndaj viruseve, përderisa është e ndijshme në sëmundjet që shkaktohen nga këpurdhat që për pasojë shkaktojnë tharjen e kërcellit dhe kalbjen e rrënjëve.Për shkak të periudhës së gjatë të lulëzimit dhe pjekurisë së frytit, ky kultivar i nënshtrohet infekcioneve të ndryshme si kalbzimi i hirtë i frutit.Problem kyq i këtij kultivari është ndjeshmëria e madhe ndaj thatsirave dhe ngricave. Rekomandohet që të mbillet në rajonet me ujë të mjaftueshëm dhe të mbrojtur nga temperaturat e ulta-ngricat.

Polka- Kultivar i ri vjeshtor-primocane dhe një kultivar shum “popullor” dhe i njohur në Poloni.Për shkak të kualitetit të lartë të frutit, bujshmërisë, qëndrueshmërisë së theksuar, Polka shum shpejt është zgjeruar në kultivimin e saj si në Poloni, po ashtu edhe në edhe vende të ndryshme të botës.Frutat janë të mëdha në të mesme, në formë konike, të kuqe të shëndritshme, me pamje tërheqëse dhe me kualitet më të mirë se shumica e kultivarëve vjeshtor-primocane.Frutat përdoren për konsum të freskët, por për shkak të karakteristikave të shkëlqyeshme, përdoret edhe për lloje të ndryshme të përpunimit.


Autumn Bliss ‐ Kultivar i selektuar në Angli dhe i krijuar në vitin 1984 në lindje të Molingut. Bën pjesë në grupin e kultivarëve vjeshtor-primocane. Formon një numër mesatar të llastarëve me lartësi të mesme dhe me majë të vogël. Karakterizohet me një pjekuri të hershmë në raport me kultivarët e tjerë vjeshtor-primocane (piqet përafërsisht 10 ditë para kultivarit Heritixh). Frutat janë me kokrra të mëdha.Janë të shijshme dhe me veti organoleptike. Përdoren kryesisht për konsum të freskët por edhe për përpunim.


 


3. SISTEMI MBËSHTETËS I PROPOZUAR PËR KULTIVIMIN E MJEDRËS


Prej shumë sistemeve të ndryshme për kultivimin e mjedrës, për kushtet tona më i përshtatshëm është sistemi “T shpalir”. Për kët lloj sistemi, është e nevojshme ndërtimi i sistemit mbështëtës që normalisht vendoset një vit pas mbjelljes(por mundet njekohësisht edhe gjat vitit të ngritjes së plantacionit-mbjelljes).Sistemi mbështetës përbëhet nga shtyllat ( perj drurit, betonit, metalike etj.) dhe 2-3 rende tel të zinkuar.Pjesa dërmuese fermerëve praktikojnë shtyllat prej drurit për shkak të manipulimit më të lehtë dhe kostos së lirë të tyre.


 


Lartësia e nevojshme e shtyllës duhet të jetë 2.5 m me diametër 10‐12 cm në pjesën e poshtme dhe 8‐10 në pjesën e epërme të shtyllës. Shtyllat futen 70 cm nën sipërfaqen e tokës,përderisa 1.8 m ngelin mbi sipërfaqe. Shtyllat vendosen në distancë prej 5-8 m kur shtyllat janë prej druri, përkatësisht në distancë mes tyre prej 8-10 m kur shtyllat janë prej betoni. Mirëpo, distanca në mes shtyllave në rend varet edhe nga konfiguracioni i terenit. Shtyllat ballore përforcohen edhe me shtyllë anësore(anker).Shtyllat patjetër duhet të vendosen plotësisht në pozicionin vertikal dhe në vijë, në mënyrë që rendet të jenë të drejta.

Afërsisht 15 ditë pas vendosjes së shtyllave, përkatësisht pas arritjes së stabilitetit të tyre, vendosen 2-3 rende tel të cinkuar( varësisht nga intenziteti dhe qëllimi i prodhimtarisë) të diametrit 2,5 mm për rendin e epërm dhe 2,2 mm për dy rendet e poshtme të sistemit mbështetës. Për kët qëllim mund të përdoren edhe teli prej alumini apo plastike të fortë që kanë shum përparësi. Rendi i parë i epërm në palantacionet e mesme-intenzive vendoset në lartësis prej 1,5 m ‐ 1,6 m, ndërsa tjetri (i poshtmi)në 0,8‐1,0 m. Në plantacionet me një zhvillim intenziv, vendoset edhe rendi i tretë i telit në lartësi prej 1,7‐1,8 m.

Teli duhet patjetër që të shtrëngohet në mënyrë që llastarët të marrin pozicionin vertikal.Në plantacionet kualitative të bujshme dhe mirë të kultivuara, vendosen edhe sistemi shtesë mbështetës anësor i cili përbëhet nga 3 nivele të profileve vertikale në të cilën lidhen rendet e telave. Profili apo“letva” e parë horizontale në gjatësi prej 1 m(0,5 m në anën e majtë dhe 0,5 m në të djathtë të shtyllës), vendoset në lartësi prej 0.6-0.7 m, e dyta në gajtësi prej 0,8 m (0,4 m në të djathtë dhe 0,4 m në anën e majtë të shtyllës) në gjatësi prej 1,0‐1,1 m, ndërsa e treta në gjatësi prej 0,6 m (0,3 m në të djathtë dhe 0,3 m në anën e majtë të shtyllës).Lartësia e tyre e vendosur në shtyllë mbi sipërfaqen e tokës është si vijon: për rendin e para 0.5-0.6 m, për rendin e dytë 1-1.2 m dhe për rendin e tretë të epërm prej 1.5-1.6 m. Megjithatë, kjo distancë varet nga bujshëria-habitusi i fidaneve-lastarëve se sa janë të zhvilluar-rritur. Teli shtrëngohet mirë përgjatë “shpalirit” dhe mbi ta vendosen degzat frytëdhënëse të mjedrës në mënyrë që të sigurohet ajrosje dhe ekspozim më i mirë ndaj rrezeve të diellit,qka nënkuptohet edhe kualitet më i mirë i frutave.


 


4. MBJELLJA E MJEDRËS DHE NUMRI I FIDANEVE

TË NEVOJSHME PËR HEKTARË


Për ngritjen e plantacionit me mjedër, duhet ekskluzivisht të përdoret materiali fidanor cilësor i prodhuar në fidanishte që janë nën kontrollë të përhershmë nga ekspertët kompetent nga institucionet e çertifikuara (Institutet, Entet për bujqësi dhe Fakultetit përkatës).Fidanishtet amë garantojnë pastërti apsolute të kultivarit si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në aspektin e potencialit gjenetik prodhues (pa prezencë të viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme, nematodeve dhe merimangave).

Mjedra mbillet në vjeshtë dhe pranverë të hershme. Në rajonet që karakterizohen me thatësi,të nxehta dhe në toka të lehta, mjedra preferohet të mbillet në vjeshtë. Ndërsa në rajonet me kushte klimatike jo stabile dhe në tokat e rënda,mjedra mbillet në pranverën e hershme.Mbjellja vjeshtore ka nje mori përparësish bazuar në dy arsye kryesore: a) fidani gjatë periudhës dimërore disponon lagështi të mjaftueshm, b) Gjatë kësaj periudhe bima zhvillon një sistem të fuqishëm rrënjor, për kët arsye plantacionet e mbjella në vjeshtë, vitin e parë zhvillojnë llastarë të qëndrueshëm, përderisa në vitin tjetër japin fruta, vlera e të cilave mbulon shpenzimet e vitit përkatës prodhues.Për mbjellje shfrytëzohet fidane me një sistem të zhvilluar rrënjor, përkatësisht me 8-10 tubëza kryesor (rrënjëve kryesore) dhe të cilat kanë një densitet të mirë të rrënjëve sekondare. Diametri i rrënjëve primare duhet të jetë i madhësisë së lapsit dhe me sytha të ruajtur mirë.

Përgaditja e fidanit për mbjellje, ngërthen këto masa:

 kontrollë detale fidanit dhe sistemit rrënjor për të eliminuar dyshimet e prezencës së shkatarëve të sëmundjeve dhe dëmtuesve si dhe dëmtimeve të ndryshme (mekanike, ngrirje, tharje etj.),

 eliminimi i pjesëve të dëmtuar të rrënjëve dhe shkurtimi i tyre deri në pjesën e shëndoshë si dhe shkurtimi i rrenjeve deri 10-15 cm.Duhet shkurtuar rrënjët primare të cilat kryqëzohen apo edhe “gërshetohen” në mes vete.

 zhytja e sistemit rrënjor një një tretësirë-qull të përbërë prej një pjese të bajgës së freskët të lopës, dy pjesë dhe-argjilë të mirë dhe nje pjesë ujë. Para mbjelljes, sistemi rrënjor zhytet në këtë “qull-tretësirë” me qëllim që rrënja më lehtë të vendsë kontaktin në tokën dhe vie shpejt deri te adaptimi i fidanit.


Mbani mend:

Nëse për ç’fardo arsye fidanet e përgatitura nuk mbillen menjëherë, duhet që patjetër të trapohen.

Para fillimit të mbjelljes, nëse gjatë përgatitjes së tokës nuk është arritur që të eleminohen dëmtuesit e tokës, është e domosdoshmë që “hullijat-brazdat” e hapura për mbjelljen e fidaneve, të trajtohen me insekticid adekuat me dozë konform përshkrimit në bazë të udhëzimit për përdorimin nga ana e prodhuesit.

Për kushtet tona të prodhimtarisë dhe atyre pedoklimatike, mbjellja e mjedrës normalisht kryhet me dorë.


Mbjellja më së miri duhet të kryhet në mot të vranët, apo në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Fidanet mbillen 3,5 cm më thellë se sa që kan qenë në fidanishte. Në mënyrë që rendet të jenë të drejta, praparakisht përmes litarit apo mjeteve tjera, tërhiqen në distancat adekuate dhe përskaj tyre vendosen fidanet.

Distanca e mbjelljës së fidaneve si në mes të bimëve ashtu edhe në mes të rendeve, varet nga kultivari:

Nova 2,2‐2,5‐3,0 m x 0,25 m, që praktikisht do të thotë që për një hektar më distancë në mes të rendeve 2,2 m duhen 18.000 fidane, 2,5 m – 16.000 dhe 3,0 m – 13.200 fidane;

Tulameen 3,0 m x 0,33 m, përkatësisht 9.900 fidane për hektar

Te kultivarët veror-floricane, mbjellja kryhet në distancë prej 2,5 ‐ 3 m x 0,50 m, që dmth. 8.000 fidane kur distanca në mes rendeve është 2,5 m dhe 6.700 fidane kur distanca është 3 m.

Ka shembuj kur mjedra suksesëshëm kultivohet edhe kur distanca në mes të rendeve është edhe më e vogël(1,8‐2,0 m), por në këto rastë vështirësohet përdorimi i mekanizmit gjatë masave të përkujdesit.

Pasi që fidani të merr pozitën e vet, atëherë sistemi rrënjor mbulohet në plotni me dhe, pastaj hudhen një sasi e vogël pleh shtalle të djegur mirë dhe pleh mineral dhe pjesa tjetër mbulohet me dhe.

Gjatë mbjelljes duhet të kemi kujdes plehu i shtallës dhe ai mineral, asesi nuk duhet të vijnë në kontakt të drejtëpërdrejtë me rrënjët, ngase mund të shkaktohet djegja dhe tharja e tyre.


Në pranverë para fillimit të vegjetacionit, fidani i mbjellur shkurtohet në 2-3 sytha, pavarësisht kur është mbjellur.


Nëse toka për mbjelljen e mjedrës përmban përqindje të lartë të argjilës, rekomandohet mbjellja në “bankina”-lehë të ngritura në mënyrë që t’iu iket proceve që më vonë shkaktojën ngulfatjen e rrënjëve dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e patogjenëve në rrenjë.



5. PËRKUJDESJA E PLANTACIONIT NË VITIN E PARË


Me masat e përkujdesit dhe të mbrojtjes në vitin e parë, nënkuptojmë që bimët të përgaditen që në vitin pauses të japin së paku 70 % të frutit në vitet e plota të prodhimtarisë. Për këtë qëllim, gjatë vitit të parë të vegjetacionit, ndërmerren këto masa:

 mirëmbajtja e tokës në gjendje të mirë dhe me lagështi optimale;

 të ushqyerit e bimëve me plehra minerale azotike dhe

 mbrojtja e bimëve nga sëmundjet,dëmtuesit dhe barojat e kqija,


Para se të dalin fidanet-llastarët në sipërfaqen e tokës, nuk guxojmë t’i prashisim-kultivojmë, por në mënyrë të kujdesshme me dorë e shkriftësojmë koren e tokës. Megjithatë hapsirën në mes rendeve duhet kultivuar 3-5 herë, varësisht gjendjes së tokës.

Barojat në vitin e parë duhet azgjësuar në formë mekanike.

Kur nga fidani i mbjellur rriten bimë-llastarë të rinjë në lartësi prej 15‐20 cm, fidanet e vjetra në mënyrë të kujdesshme prehen-shkurtohen deri në tokë dhe pjesët e shkurtuar hiqen nga plantacioni dhe digjen.

Plehrimi i parë me plehra minerale azotike kryhet menjherë kur llastarët e rinjë dalin-“shpërthejnë” , në sasi prej 100 kg/ha, ndërsa plehrimi i dytë në sasi të njëjtë kryhet kur llastarët e rinjë forcohen dhe të vjetrit prehen dhe tërhiqen.Në tokat e varfëra dhe dhe me verëra të thata, kryhet edhe plehrimi i tretë me sasit të njëjtë, atëherë kur fidanet arrijnë lartësinë prej 60 cm. Plehrimi kryhet në shirita-traka‐ 50 cm në njërën dhe 50 cm në anën tjetër të rendit.

Gjatë vitit të pare, është e nevojshme të kryhen 4 trajtime (spërkatje) kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve. Me këtë masë fillohet menjëherë me fillimin e rritjes intensive-vegjetative në bazë të programit në këtë udhëzues(përveq trajtimit të parë).

Ka fundi i vitit të parë (nëntor,dhjetor) ose heret në pranvën e vitit të ardhëshëm, është i nevojshëm plehrimi me plehra minerale të kombinuara, ndonjë formulim si : NPK 8:12:26 +3% MgO, 8:16:24, ose 8:15:20, në sasi prej 600‐1000 kg/ha,varësisht nga gjendja e prodhimtarisë dhe boniteti i tokës.Plehu hudhet në dy doza-turnuse (distancë afër 3 javë) në shirita ‐ 0,5 m në njërën dhe 0,5 m në anën tjetër të rendit.


 


 


6. MASAT POMOTEKNIKE DHE AGROTEKNIKE GJATË PRODHIMTARISË

(nga viti i dytë dhe deri në fund të shfrytëzimit)


Në vitet pasuese pas mbjelljes, masa e parë që duhet të ndërmerret është plehrimi themelor me plehra mineralet te kombinuara( NPK) nëse kjo nuk është kryer gjatë vjeshtës. Nga viti i parë dhe tutje, krahas plehrave minerale duhet plehruar edhe me plehra organike sidomos me pleh shtalle në sasi prej 10‐15 tona/ha nëse hudhet kjo sasi për qdo vit, apo 20‐30 tona/ha nëse hudhet në qdo dy vjet.

Krahas plehrimit themelor, për qdo vjet zbatohen masat pomoteknike dhe agroteknike si ne vijim:


Përzgjedhja dhe lidhja e llastarëve-fidaneve për prodhim;

Eliminimi i llastarëve të tepërt dhe shkurtimi i llastarëve të zgjedhur;

Eliminimi i fidaneve dy vjeqare (pas vjeljes) dhe rregullimi i llastarëve të rinj;

Punimi siperfaqësor i tokës;

Eliminimi dhe parandalimi i zhvillimit të barojave;

Parandalimi i krjimit të kores në sipërfaqen toksore;

Plehrimi;

Ujitja;

Parandalimi i thyerjes së llastarëve frutor (lidhja).


6.1. Zgjedhja e fidanit për frytdhënie-prodhim


Në vitin përkatës kjo masë detyrimisht kryhet në pranverë, menjherë para fillimit të vegjetacionit, atëher kur kalon rreziku i ngricave të vonshme të pranverës.

Numri optimal i fidaneve që zgjedhen-lihen për prodhim, varet nga bujshmëria e kultivarit. Te kultivari Vilamet lihen 5-6 llastarë për metër gjtësi, të cilët janë mesatarisht të zhvilluar dhe të mbuluar me sytha përgjatë gjjithë gjatësisë (diametri i lapsit, duhet ikur llastarëve të mëdhenjë). Ndërsa në plantacionet intenzive me një zhvillim të bujshëm, vetëm 5 llastërë për metër gjatësi (sidomos atje ku ka ujitje). Fidanet-llastarët e zgjedhur drejtohen vertikalisht dhe lidhen apo përforcohen për teli në sistemin mbështetës. Me kalimin e ngricave të vonshme të pranverës, fidanet shkurtohen në lartësi prej 170 cm,apo dy sytha mbi rendin e epërm të telit.Në bazë të nevojës, shkurtohen apo rregullohen deget anësore të fidanit-llastarit nëse janë të bujshme.Fidanet-llastarët e tepërt priten deri në nivel të tokës dhe së bashku me mbeturinat tjera gjatë rregullimit, mblidhen, tërhiqen nga plantacioni dhe azgjesohen me djegie.


6.2. Mënjanimi i serisë së parë të llastarëve të rinjë


Masë e cila ndërmerret disa herë që nga fillimi i vegjetacionit dhe deri ka fundi i muajit maj (nëse është siguruar ujitja).Me të drejtë, duhet vlerësuar qdo llastar gjatë këtij procesi ngase një gabim i vogël mund të shkaktojë infektim te ndonjë sëmundje të shkaktuar nga këpurdhat. Me fillimin e vjeljes,llastarët e rinj (ata që duhet të japin fruta në vitin e ardhëshëm), nuk guxojnë të jenë më të gjatë se 10‐15 cm.Pas vjeljes, është e domosdoshmë që të eliminohen të gjitha fidanet-llastërët që kan dhënë fryte,të largohen nga plantacioni dhe të bëhet djegia e tyre. Njëkohësisht eliminohen edhe llastarët e dobët dhe të dëmtuar nga viti përkatës, në mënyrë që t’iu mundësohet një zhvillim më i mirë llastarëvë që janë lënë për zëvendësim.


6.3. Punimi sipërfaqësor i tokës dhe plehrimi


Është e nevojshme që të sigurohemi që toka në plantacionin e mjedrës të jetë e shkrifët dhe pa baroja gjatë gjithë vegjetacionit, masë e cila arrihet shpesh me punimin e tokës apo edhe përdorimin e herbicideve.Funksionet themelore të punimit sipërfaqsor të tokës janë: ruajtja e rexhimit ujor dhe ajror, eliminimi dhe parandalimi i zhvillimit të barojave të kqija dhe futja e plehrave në zonën e sistemit rrënjor të bimës.Varësisht vetive fiziko-kimike dhe karakteristikave të tjera të tokës, deri te fillimi i vjeljes, nevojiten së paku 2-3 kultivime në mes të rendeve ( frezimi apo pjatimi) apo edhe kositje ne rajonet humide, përkatësisht 3‐4 herrje me dorë në rend (në mes të bimëve) dhe njëkohësisht edhe eliminimin e serisë së parë të llastravë dhe plehrimi.

Punimi i parë pranveror kryhet menjëherë pas largimit të shtresës së borës dhe tharjes së tokës (zakonisht në mars) pas shpërndarjes së plehut mineral dhe të shtallës

Kultivimin e fundit në mes rendeve duhet bërë menjëherë pas vjeljes apo në ditët e fundit të vjeljes, përkatësisht diku para ose pas heqjes së llastarëve që kan dhën fryt. Në këtë mënyrë, kultivimi në mes të rendeve në praktikë ka treguar përparësi të mëdha sidomos në rajonet aride, gjegjësisht atje ku mungojnë sasitë e mjaftueshme të lagështisë.Megjithatë, viteve të fundit, tregu botëror ka kërkesa në pikpamje të kualitetit dhe pastërtisë së frytit që realisht përshkruhen në bazë të standardeve të kualitetit (GlobalGAP)1,prandaj është e nevojshme që të harmonizohet teknologjia e punimit sipërfaqësor të tokës te llastarët frytdhënës te mjedra me këto standarde.

Në këtë drejtim, autori i këtij publikimi propozon ndryshimin dhe plotësimin e këtyre operacioneve teknologjike.

 Deri në fillimin e vjeljes duhet kryhet një kultivim në mes të rendeve ose nje lavrim të cekë në pranverën e hershme, pas lidhjes së llastarëve-fidaneve dhe dy herrje me dore në mes të bimëve (në rend) në të njëjtën kohë me largimin e serisë së parë të llastarëve dhe plehrimit;

 Mihjen apo herrjen e dytë duhet kryer para lulëzimit. Hapsira në mes të rendeve mirëmbahet përmes kositjes qoftë në mënyrë të mekanizuar apo edhe me dorë dy deri në tre herë.( në vitin e parë të plantacionit, preferohet që hapsira në mes të rendeve të kultivohet, ndërsa në vitet tjera mbjellja e barërave të ndryshëm shumvjeqar të kombinuar).

 Mihjen e tretë (në bazë të mundësive) duhet kryer pas vjeljes dhe heqjes së fidaneve që kan dhënë fryt dhe pjesërisht rregullimin e llastarëve të rinjë të zgjedhur për frytdhënie për vitin pasues, në mënyrë që të jenë të përgatitur për vegjetacionin e ardhëshëm.

Kultivimi i barërave të ndryshme në mes të rendeve, mundeson mënyrën më të thjeshtë të mirëmbajtjes së hapsirës në mes të rendeve, krijon kushte të volitshme të gjendjes së tokës në sistemin integral të prodhimtarisë së mjedrës. Për kët qëllim zakonisht përdoren barërat shumvjeqare.Ky proces i mirëmbajtjes së hapsirës në mes të rendeve mund të kryhet në maj, qershor apo në verën e vonshme.

Mjedra për shkat të rendimentit relativisht të lartë dhe masës vegjetative, konsumon sasira të mëdha të plehrave organike dhe minerale për qdo, vit deri në përfundim të cilkit prodhues të plantacionit.

Prej plehrave organike më i përshtëtshëm është plehu i shtallës i djegur mirë i gjedheve dhe dhenve në sasira prej 10‐15 t/ha, nëse plehrohet për qdo vit, përkatësisht 20‐30 t/ha, nëse plehrimi kryhet qo dy vjet.Kjo sasi hudhet në rende (0,5 m në njërën dhe 0,5 m në anën tjetër të rendit “shpalir”) heret në pranverë, menjëherë pas lidhjes së llastrëve.

Në tokat e rënda që është mëse e domosdoshme krijimi stabil strukturës së tokës (agregateve-koloideve toksore) dhe një drenazhim të mirë, rezulltate të mira jep plehu i djegur i shtallës, materiali organik-komposti dhe plehu i gjelbërt, ngase në këtë mënyrë në masë të madhe zvoglohet masa vëllimore e agregateve të mëdha të lidhura, për shkak të ngjitshmërisë së madhe të fraksioneve mekanike të argjilës.

Plehu i shtallës rrit rexhimin ujor, përkatësisht mbajtjen e ujit te tokat e lehta dhe rexhimin ajror dhe rrit porozitetin-përkatësisht ajrosjen e tokave të rënda.Në pranverë, toka shpejtë nxehet dhe aktiviteti mikrobiologjik është më i madh, mineralizimi i shpejtë dhe disponueshmëria e materieve ushqyese të domosdoshme të bimës është optimal.E gjith kjo, kontribuon një rritje dhe zhvillim të njëtrajtshëm të fidaneve dhe si rezulltat i ndryshimeve mikroklimatike zvoglohet presioni i inokulumit të patogjenëve dhe dëmtuesve të ndryshëm. Pas ngritjes së plantacionit, qdo vit hudhen maksimalisht 1 do 2, eventualisht 3 t/ha pleh organik të humifikuar lartë apo plehra organiko-minerale që përmbajnë deri 4% azot, i cili normalisht ngadalë mineralizohet që është e dëshirueshme për tokat e lehta ku format e nitrateve lehtë shpërlahen.

Krahas plehut të shtallës si pleh themelor, përdoren edhe formulimet adekuate të plehrave minerale të kombinuar NPK (8:12:26 + 3% Mg, 8:16:24, 8:15:20, 15:15:15 etj.) në sasira prej 600‐900 kg/ha.Të ushqyerit me plehra minerale varet prej përbërjes së tokës me makroelementet më të rendësishte dhe disponueshmeria e tyre te bimët, karakteristikave agroekologjike dhe kushtet meteorologjike të rajonit ku kultivohet mjedra, zbatimi i masave agro-pomoteknike si dhe specifikat e kultivarit.Duhet potencuar se të gjitha llojet e kulturave manore, janë jashtëzakonisht të ndijëshme në shfrytëzimin e cilit do formulim te NPK-së apo edhe plehrave të veqanta që në përbërje kanë klorure.

Nga e gjith kjo që u tha, gjatë plehrimit të mjedrës duhet shfrytëzuar vetëm plehrat e përzier apo komplekse të granuluara, të formuluara në bazë të nitratit të kaliumit, monoamonium fosfatit, dhe diamonium fosfatit. Plehrat në bazë të sulfatit të kaliumit përdoren te tokat me raksion neutral apo të lehta alkalike në tretësirës ujore të tokës.

Njëjtë edhe këto plehra shpërndahen në shirita-rende dy herë: gjysma në pjesën e dytë të nëntorit, kurse gjysma tjetër heret në pranverë në të njëtën kohë me plehun organik.

Tek reaksionet ekstreme të tretësirës ujore të tokës, si te ajo acidike ashtu edhe te ajo alkalike, në rastet e formave të poashfrytëzueshme të makroelementeve, raporti jo adekuat i elementeve të veqanta ushqyese, por edhe në rastet e lagështisë jo adekuate, sistemi rrënjor i mjedrës nuk është në gjendje t’i shfrytëzojë materiet e nevojshme ushqyese të domosdoshëm për një rritje dhe zhvillim normal të bimës edhe atëher kur tokat janë të bonitetshme-pjellore të pasura në aspektin e përmajtjes së lementeve themelore ushqyese.

Makroelementet më të rëndësishme në të ushqyerit e mjedrës janë azoti dhe kaliumi. Për prodhimin organik dhe të masës vegjetative, azoti është makroelementi i pazëvendësueshëm, përderisa kaliumi është vendimtar në rendimet dhe kualitetin e prodhimit, por edhe në qëndrueshmërinë e bimës ndaj sëmundjeve, thatësisë dhe ngricave dimërore.

Për të arritur rendimentin e planifikuar dhe kualitet të frytit, krahas plehrimit themelor është e nevojshme plehrimi me plehra azotike në sasira prej 200‐500 kg/ha, e cila sasi varet nga lloji i plehut dhe gjendja e bimëve në plantacion.Normalisht, plehrimi kryhet në tre doza(para fillimit të vegjetacionit, para lulzimit dhe para fillimit të pjekjes së frytit), afërsisht në sasira të njëjta dhe në të njëjtën kohë me punimin e tokës.Në kushtet tona përdoret NAG‐u 27% N2O(nitrati i amonit gëlqeror) në tokat e lehta acidike, ndërsa UREA 46% N2O dhe sulfati i amonit-(NH4)2SO4 në tokat me reaksion neutral dhe alkalik.

Shum me rendësi është që gjatë plehrimit-ushqimit me plehra minerale, të mënjanohet akumulimi i fosfatit në tokë. Rritja e dozave të fosforit gjat plehrimit, qon ka absorbimi-thithja e fosforit (P2O5) dhe bakrit (Cu), por zvoglon apsorbimin e kalciumit (Ca). Gjithashtu përmbajtja e lartë e fosforit të absorbuar, shpesh qon në mungesën-deficitin e zinkut (Zn).Dozat e larta të kaliumit zvoglojnë apsorbimin e kalciumit dhe magnezit dhe rrit koncentrimin e fosforit, kaliumit, hekurit dhe bakrit në gjethe.


Mbani mend:

Fenomeni i deficitit ose aciditetit në reaksionin e tokës, më së shpeshti paraqitet te ç’rregullimi i plehrimit me plehra minerale të azotit,kaliumit dhe magnezit.



6.4. Ushqimi foliar


Teknologjia bashkëkohore e kultivimit të mjedrës bazohet në konceptin e ri të të ushqyerit, madje 10 deri 15% e sasisë së përgjithshmë të plehrimit, duhet kryer përmes plehrimit foliar. Në këtë mënyrë arrihet kualitet i lartë, por edhe rritet rezistenca e bimës ndaj sëmundjeve. Përdorimi i shpeshtë i plehrimit foliar, në bazë të disa autorëve kontribuon në zgjatjen e ruajtjes së frutave, por edhe në kualitet dhe madhësinë e tyre.

Ka fundi i verës, llastarët e sapoformuar trajtohen me monokalium fosfat, zakonisht së bashku me përdorimin e akaricidit në mbrojtjen konvencionale kimike. Në vjeshtë, patjetër kryhet trajtimi i llastarëve me të ashtuquajturën “trajtim i kaltër” kur temperaturat mesatare ditore nuk bien nën 15 oC.Që fidanet me kohë t’a lëshojnë masën e gjetheve, e domosdoshme është përdorimi i nitratit të kaliumit, duke shtuar zink me vlerë të pH-së 6,5. Ky trajtim bëhet me koncentracion rreth 1% (5‐8 kg/ha në 500‐600 l ujë). Trajtimi i dytë kryhet pas 7 – 10 ditë me koncentracion të tretësirës prej 2% (10 kg/ha në 400‐500 l/ha ujë). Ky ushqim foliar i pasur me kalium do t’a përgaditë fidanin për dimërim.

Me rritjen e koncentrimit, përkatësisht dendësisë së lëngut qelizor, zvoglohet sasia e ujit të lirë në mes hapsirës ndërqelizore,përkatësisht qëndrueshmërinë ndaj temperaturave të ulta dhe zvoglon rrezikun e ngrirjes së llastarëve-fidaneve. Kjo gjendje “dimëruese” ndërpritet në pranverë, në kohën e adekuate sipas parashikimeve gjat lulëzimit.Përmes ushqimit foliar përdoren kombinimet e përshtatshme të NPK me mikroelementet adekuate.Raporti i NPK-së 2:1:4 favorizon formimin e potencialit prodhues, ndërsa është e nevojshme që raporti në mes formave amide dhe amoniakale të azotit të jenë të balansuara.

Përdorimi i aminoacideve esenciale ka një rol të pazëvendësueshëm në rastet e problemeve serioze me rritjen dhe zhvillimin e mjedrës.

Në pikpamje të reagimit të përdorimit të mikroelementeve përmes ushqimit foliar, mjedra posaqërisht reagon mirë me aplikimin e hekurit dhe borit.


Mbani mend:

Nëse ushqimi foliar kryhet së bashku me trajtim me preparate kimike,atëherë tretësira përgatitet si vijon:

ujë + ushqim foliar + insekticid + fungicid = tretësira për trajtim


 


 


 


6.5. Programi „Haifa” në të ushqyerit e mjedrës


Viteteve të fundit plehrat minerale shpesh ndërrojnë emërtimin dhe kombinimin-formulimin e tyre. Gjithashtu kohëve të fundit ka filluar një përdorim i gjërë i plehrave me prejardhje nga Izraeli, me ç’rast po prezentojmë programin “Haifa” gjatë të ushqyerit të mjedrës.

 Për plehrim themelor propozojmë formulimin Multi Comp Base (13:11:20 + 2 MgO + me +acide humike) në sasi 200‐300 kg/ha në rende-shirita. Për tokat acidike jepen 50‐100 kg/ha MultiCal (15, 5:0:0+26,5 CaO), në tërë sipërfaqen.

 Menjëherë para lulzimi hudhen 100 kg/ha MultiKMg‐kristalnog (12:0:43+2 MgO).

 Prej fillimit të rritjes vegjetative, një herë në javë duhet trajtuar me Polyfeed 20:20:20+me, në koncentrim prej 0,5%.

 Para lulëzimit praktikohet trajtimi foliar me Polyfeed 11:44:11 + me, koncentrimi prej 0, 5%.

 Në kohën e rritjes dhe formimit të frutit,për trajtim foliar përdoret formulimi Polyfeed 16:8:32 + 2MgO.

 Ka fundi i verës, pas përfundimit të vjeljes, për të krijuar rezerva adekuate për sezonën e ardhëshme, përdoret formulimi Polyfeed 20:20:20 + me ose Polyfeed 16:8:32+2 MgO.

 Për dimërim sa më të mirë, nga gjysma e shtatorit, rekomandohen nje ose dy trajtime foliare MultiKMg (12:0:43 + 2 MgO) ‐ nitratin e kaliumit.


6.6. Të ushqyerit e mjedrës përmes sitemit të ujitjes pikë-pikë


 Te tokat më aciditet të theksuar përdoret MultiCal 15, 5:0:0+26,5 CaO (1 kg në 1.000 l ujë).

 Me fillimin e ujitjes hudhni 100 kg/ha me formulim Polyfeed 20:20:20 + me.

 Nëse mendojmë të kemi rendimente të larta të mjedrës, atëherë patjetër duhet trajtuar me formulimin Magnisal (10, 8:0:0+9, 7 Mg) me sasi 25 kg/ha për qdo javë në fazën e frutdhënies.




6.7. Punimi në mes rendeve


Kryhet përmes motokultivatorëve të vegjël dhe rrotofrezave, ndërsa hapsira në rend (në mes të bimëve) me dorë.Punimi në mes të rendeve kryhet disa herë dhe varet nga gjendja e tokës. Pas vjeljes preferohet nje punim i cekët i hapsirës në mes të rendeve.

Plehrimi i llastarëve të mjedrës me plehra minerale azotike, është njëra ndër masat kryesore nëse duam që të kemi rendiment të lartë dhe kualitet të frytit. Ky plehrim realisht kryhet në tre racione (para fillimit të vegjetacionit, para lulzimit, dhe para fillimit të pjekurisë së frutit), afërsisht në racione të njëjta ushqyese.Sasirat e nevojshme të plehut azotik varen nga lloji i plehut dhe gjendja e plantacionit dhe sillet prej 200‐500 kg/ha. NAG (nitrat amoni gëlqeror (NH4NH3CaCO3) me 27% N2O në sasi prej 350‐450 kg, nitrat amoni (NH4NO3) me 21% N2O në sasi prej 400‐500 kg dhe UREA me 46% N2O në sasi prej 200‐250 kg/ha.

UREA (CO (NH2)2 përdoret vetëm në tokat me reaksion kimik neutral dhe alkalik.


 


 


 


6.8. U j i t j a


Periudhat kritike të mjedrës kur ka nevojë më së dhumti për lagështi, janë faza e lulëzimit, rritjes dhe pjekjes së frytit (maj, pjesa e parë e qershorit) dhe faza e rritjes së llastarëve të përzedhur për fryt vitin e ardhëshëm (gusht). Efektet financiare të ujitjes së mjedrës, arsyetojnë mënyrën e shtrejtë të ujitjes siq është rasti bartja e ujit nga lumi për në plantacion përmes autoboteve dhe forma të ndryshme.Rekomandohet ujitja përmes sistemit „pikë-pikë”. Përparësitë kryesore të sistemit “pikë-pikë” janë:

 Përdoret në mënyrë të sukseshme në terene të ndryshme(rrafshta,lehtë të pjerrta dhe të pjerrta), pa rrezik “përmbyje”apo erozioni të tokës;

 Lagështia e tokës është e njëtrajtshme-homogjene dhe shmanget lagia e frutave dhe gjetheve;

 Kursehet jashtëzakonisht uji (mbi 50% në krahasim me format tjera);

 Shumë pak ndikon në keqësimin e vetive fizike-ujore të tokës (krijimi i kores sipërfaqsore etj.);

 Hapsira në mes të rendeve mbetet e thatë, qka mundëson lëvizjen e pa penguar dhe punën e mekanizmit;

 Sistemi është i automatizuar dhe e programuar sasia e ujit, me qka kemi kontrollë permanente në këtë drejtim


Nëse nuk ekzistojnë mundësitë e përdorimit të këtij sistemi, ia vlen bartja-transportimi i ujit përmes autoboteve, pompave etj. nga lumejtë.

Në bazë të vetive mekanike, përkatësisht strukturës së tokave në vendin tonë, më së miri është shfrytëzimi i gypave për ujitje në distancë të pikatoreve prej 30 cm me “emetim”-kapacitet shpërndarës prej 5 deri 10 l/h/m2. Shumë e rëndësishme është që për ujitje në pjerrtësira të shfrytëzojmë gypat “vetkompenzues”, që varësisht nga kualiteti, mundësojnë që distanca e pikatores mund të jetë edhe mbi 35 cm.Duhet të kemi parasysh që sistemi rrënjor i mjedrës është njëjtë i ndijëshëm si në mungesë të oksigjenit ashtu edhe të ujit. Lagështia-uji i tepërt krijon problem serioze, prandaj ujitja duhet të përcillet përmes matësve analog apo digital të lagështisë në thellsi prej 10 deri në 50 cm, në mënyrë që me precizitet t’a përcaktojmë rexhimin ujor të mjedrës.Me rëndësi është që të dijmë se për shkak të ndryshimeve në shpërndarjen e lagështisë në tokë, llastarët e rinjë “lajmërohen” kryesisht në zonën e rendit, me qka edhe e zvoglon numrin e punimeve gjatë kontrollit të tyre.




Mbani mend:

 Ujitja duhet të aplikohet para se të thahet toka edhe atë në thellësi deri sa shtrihet masa më e madhe e sistemit rrënjor të bimëve (mesatarisht 40 cm).

 Sasia e ujit për ujitje (norma e ujitjes) tregohet me litra (l) ujë në një metër katror (l/m2) ose metër kub ujë për ha (m3/ha) ose në mm për metër katror (mm/m2) ku një mm paraqet një litër ujë për metër katror të sipërfaqes së tokës.




6.9. Vlerësimi i rrezikut të thyerjes së llastarëve frytdhënës


Rreziku i thyerjes së llastrëve për frytdhënie vie te plantacionet e bujshme dhe të mirëmbajtura mirë dhe sidomos kur vera karakerizohet me shira.Disa kultivar janë të prirur në kët fenomen, sidomos kultivari Miker që karakterizohet me llastar të gjatë që “përkulen” dhe shtrihen për tokë.

Për të mos ardhur deri te kjo dukuri që sjell pasoja negative(dëmtimi,rendiment i vogël,fruta me cilësi të ulët etj.), në sistemin mbështetës ekzistues vendosen mbështetësit anësor-rendet.Mund të jenë 2 apo 3 rendë anësore mbështetëse që përforëcohen përmes një mbështetësi horizontal që vendoset në shtyllë.Gjërësia e mbështetësit horizontal lëviz nga 0.6 m deri në 1 m. Te sistemi mbështetës me 3 rende të telit , mbështetisi i parë horizontal në gjërësi prej 1 m vendoset në lartësi prej 60‐70 cm nga niveli i tokës, i dyti me gjërësi 80 cm vendoset në lartësi 100‐110 cm, ndërsa i treti në në gjërësi prej 60 cm, vendoset në lartësi prej 150 cm nga niveli i tokës.Ndërsa te sisemi mbështetës me dy rende, rendi i parë vendoset në lartësi prej 60 cm ndërsa idyti në lartësi prej 130 cm nga niveli i tokës.Në mbështetësit horizontal në të dy anët(djathtas dhe majtas) lidhet teli,plastika ose pejnjë(konop) të ndryshëm.Këto distanca nuk mund të jenë apsolute, ngase varen nga zhvillimi i habitusit të bimës, varsisht nga zhvillimi, lëvizin më poshtë ose më lartë distancave të theksuara më lartë.


 


Foto 14: Sistemi mbështetës te kultivarët vjeshtor në vitin e parë të mbjelljes


6.10. Eliminimi i llastarëve dyvjeqar (ata që kan dhënë fryt) dhe rregullimi i llastarëve të rinjë


Menjëherë pas përfundimit të vjeljes, është e nevojshme që llastarët të cilët kan dhënë fryt, të krasiten “rrafsh” me tokë, në mënyrë që të sigurohet dritë dhe ambient “jetese” për llastarët e rinjë.Në të njëjtën kohë së bashku me heqjen e llastarëve dyvjeqar, bëhet rregullimi illastarëve të rinjë, eliminimi i llastarëve të dëmtuar, të tepërt, të medhenjë dhe llastarëve të dobët.




7. TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LLASTARËVE VJESHTOR-PRIMOCANE


7.1. Krasitja e kultivarëve vjeshtor të mjedrës.


Kryhet në pranverë para fillimit të vegjetacionit.Mënyra e krasitjes varet nga qëllimi i përdorimit të frutave dhe pjekja e tyre.Nëse dëshirojmë që të kemi dy vjelje brenda vitit, atëherë fidanet-llastarët e vitit vegjetativ paraprak i rregullojmë dhe i krasitim deri në “serinë” e parë të degëve që kan dhënë fryt vjeshtën paraprake (më së shpeshti në lartësi prej 70 deri 80 cm mbi sipërfaqe). Në pjesën e poshtme të fidanit nga sythet do të zhvillohen degëzat që do të japin fyt.

Njëkohësisht me rritjen dhe zhvillimin e këtyre, do të zhvillohen edhe llastarët e rinjë që do të japin fryt gjatë vjeshtës së vegjetacionit të njëjtë.Frutet që vjelen gjatë verës janë më pak në rendiment për 25-30 % në krahasim me frutat që vjelen në vjeshtë.Një problem të veqantë gjatë kultivimit të mjedrës përmes kësaj mënyre paraqetet me faktin se në momentin e fillimit të frutdhëniest në lartësi mbi 1m,vështirësohet shum vjelja dhe krijohen kushte adekuate për zhvillimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve.Nëse përcaktohemi që ti lëmë fidanet për frytdhënie verore,atëherë duhet zgjedhur fidanet nga anët e jashtme rendit në mënyrë që vjelja të jetë më e lehtë dhe elimini i tyre pas përfundimit të vjeljes.Në prakikë ka raste të shumta kur fidanet kositen në tërësi deri në nivel të tokës para fillimit të vegjetacionit (në vjeshtën e vonshme apo pranverën e hershme).Kjo masë kryhet shpesh përmes kosës me dorë apo “makinës motorike” prerëse. Gjatë kositjet duhet të kemi kujdes që prerja të jet sa më afër nivelit të tokës në mënyrë që të elimonojmë mundësinë e zhvillimit të llastarëve nga sythat anësor.

Pas kositjes, nga toka do të dalin shum llastarë që në vitin përkatës do të japin shum fryte. Një masë e domosdoshme te kultivarët vjeshtor është “krasitja” e gjelbërt “dhe rregulli

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com