Pergjigje per Eduard Topin nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjetn e parashtruar nga Eduard topi lidhur me perkujdesjen per kulturen e pjeshkes.


Pyetja: pershendetje.disponoi 15 dylum pjeshke. 4 varitete te ndryshme. me pushe dhe nektarine. nuk gjej dot informacjone ne lidhje me sherbimin e tyre. si krasitja. plerimi. uitja .e duhur sperkatja. gjithashtu dhe pesticidet qe duen perdorur, ne se keni informacjon te me ndimoni ose te me rekomandoni ndonje faqe me pemtari [pjeshket]. faleminderit per mirkuptimin.


Pergjigje: KËRKESAT PER ELEMENTËT USHQIMORË DHE ROLI FIZIOLOGJIK I TYRE

TE PEMET FRUTORE


Fale sistemit rrenjor mjaft te zhvilluar dhe shumë te afte per te marrë ujin dhe lendet ushqimore nga thellesite e tokes, bimet e pemeve frutore duken sikur nuk kanë kerkesa te dukshme per lendet ushqimore. Por ku vihet ne kushtet e një kultivimi intensiv me qëllim marrjen e rendimenteve te larta ne prodhimin e frutave dhe me cilesi te mirë, eksperiencat kanë vertetuar se pleherimi me elemente ushqimore, mbetet një nder masat me kryesore agroteknike dhe që nuk duhet nënvleftesuar per asnjë moment.


1. ELEMENTET USHQIMORE DHE ROLI FIZIOLOGJIK I TYRE


Bimët rriten dhe zhvillohet mjaft mirë vetëm atëhere, kur ato pleherohen në proporcione të duhura me elementët Azot, Fosfor, Potas, si dhe me një sërë mikroelementësh të tjerë. Nga praktika është vërtetuar se bimet shkojne shumë mirë, n.q.s. toka ka qëne e pleheruar bollshëm me plehra organike. Sistemi rrënjor ne këto kushte rrit shkallen e asimilimit të elementëve ushqimorë.

Elementët ushqimorë ndahen në dy grupe kryesore. Ato janë: i) Makroelementet, bëjnë pjesë azoti, fosfori dhe potasi (N2O; P2O5 dhe K2O); ii) Mikroelementet, ku më kryesorët janë: Magneziumi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Karbonin pemet e marrin nepermjet ajrit gjatë procesit te fotosintezes. Hidrogjenin dhe oksigjenin e marrin kryesisht nepermjet ujit, por dhe nga ajri. Ndërsa elementet e tjere i marrin nga shtresat e tokes. Disa nga këto elemente gjenden me shumice ne toke dhe nuk ndihet nevoja e pleherimit. Ndërsa disa nga këto kryesisht makroelementet si: N, P dhe K, nuk gjenden ne proporcione te duhura dhe per kete arsye lind nevoja e pleherimit.

Elementet ushqimore janë te domosdoshem ne te gjithë periudhën e vegjetacionit, por me te ndjeshme janë ndaj mungeses se elementit N. Është vertetuar gjithashtu se rezultate te mira kanë dhene edhe plehrat me elemente kimike ato fosforike dhe ato potasike. Duke qëne se mineralizimi i tyre bëhet me i ngadalte ne krahasim me ate te azotit, është e domosdoshme që plehrat e P dhe te K te hidhen gjatë periudhës se Vjeshtës dhe nëse nuk është e mundur, ato duhet te hidhen sa me heret ne Pranvere.

E rëndësishme gjithashtu është që këto plehra te shoqërohen edhe me plehrat organike 250-350 kv/ha (se paku 1 here ne 3 vjet). Këto plehra duhet te shpendahen ne te gjithë siperfaqen ne mes rreshtave dhe te futen ne toke ne thellesine rreth 20 cm menjëherë me anë te plugimit/frezimit te saje.

Roli fiziologjik i azotit (N). Azoti është elementi shumë i rëndësishëm si per rritjen ashtu edhe per zhvillimin e bimëve të pemeve frutore. Ai merr pjesë në ndërtimin e proteinave, të cilat pas ujit janë perbërësit kryesor në ndërtimin e protoplazmes së qelizave. Ai merr pjesë në perberjen e komponentëve me rëndësi jetësore siç janë acidet nukleike (ARN, ADN, etj). Po ashtu N mer pjesë në formimin e klorofiles, vitaminave, fosfatideve, alkaloideve, etj. Gjatë vegjetacionit dhe kryesisht në fazat e para të moshës së bimëve, azoti perqëndrohet me teper në indet e reja meristematike të rritjes. Me kalimin e kohes ky element grumbullohet në gjethe, lule dhe fruta. Pemet e asimilojnë azotin në formë nitratesh dhe të kriprave amoniakale. Format amoniakale mund të asimilohen me mirë në toka të ftohta, të rënda dhe me lagështi të tepruar. Në komponimet organike bimore, azoti gjëndet në formën e grupeve amidike, aminike, humidike, etj.

Azoti ka një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm si element perbërës në ndërtimin e trupit të bimës, por në sajë të pranisë së tij, ai ndikon drejtëpersëdrejti në asimilimin e një game të gjërë të elementëve të tjerë që ndodhen në solucionin ushqimorë te tokes. Sasia e elementit azot në tokë, është e ndryshme per tipe të ndryshme tokash. Në tokat me origjinë nga shkembijtë magmatike, në formën amoniakale azoti gjëndet vetëm në 0.005%. Tokat me origjinë nga shkembijtë sendimentare, sasia e azotit është disi me e lartë, sepse në këto toka perfshihet edhe azoti i fiksuar në rrugë biologjike. Ndërsa ne tokat ku janë të pasura me lëndë organike, elementi i azotit është në nivele me të larta dhe në forma me të asimilueshme per bimët.

Sipas disa autoreve (Khare e Umzani 1969,), referojnë se n.q.s. elementi N është në proporcione të drejta me elementët e tjerë ushqimorë, ai ndikon drejtëpersëdrejti në rritjen e mases se pergjithshme vegjetative te bimës si dhe ne rritjen e numrit të luleve, frutave dhe të gjetheve në bimë. Sipas tyre veçanërisht elementi azot, favorizon mjaf mirë pllenimin, lidhjen dhe rritjen e frutave. Gjithashtu është vërtetuar se, rezultate mjaft të mira te kjo bimë, arrihen n.q.s. N2O i sigurohet jo vetëm në proporcione të caktuara me elementët e tjerë kryesore ushqimorë, por dhe me një shperndarje të drejtë në raport me kërkesat gjatë fazave të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve.

Është venë re se plehërimi i njëanëshëm azotik dhe me doza të larta, jo vetëm që nuk ndikon në shtimin e prodhimit, por perkundrazi, ai ndikon në uljen e tij. Madje është venë re se bimët rriten shumë vrullshem, por shumë te brishta dhe nuk arrijne te piqen para se te hyne ne ngricat e Dimrit. Në zonat me veriore, ky ndikim bëhet akoma me negativ, sepse temperaturat dhe ndriçimi diellor janë me të disfavorshme per jetën e ketyre bimëve. Pemet frutore e asimilojne azotin më teper gjatë fazëz së rritjes vegjetative. Pjesa me e madhe e N dhe P asimilohen në periudhën e rritjes masive te gjetheve dhe të rritjes masive te frutave.

Niveli i ulet i N në solucionin ushqimorë të tokës, ndikon në atë që bimët të zhvillohen te dobëta dhe të vonojnë proceset e rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Simptomat e mungesës së ketij elementi në fazat e para të rritjes, shoqërohet me çngjyrosjen e gjetheve të poshtme. Ngjyra kalon nga ngjyra jeshile e erret, në jeshile të verdhë. Nëqoftëse ky element vazhdon të mungoje akoma edhe per një kohe me të gjatë, atëhere kjo zverdhje pushton gati të gjithë bimën. Bimët rriten dhe zhvillohen me vonesë dhe sasia e gjetheve dhe frutave per bimë, është mjaft e ulet. Gjethet ngelen të vogla dhe bëhen me shumë vringuj. Kur elementi N vazhdon te mungoje akoma me shumë në tokë, bimët pesojnë një ulje të theksuar të aktivitetit jetësor dhe veçanërisht atë të fotosintezës. Kjo ndodh sepse kloroplastet që ndodhen në gjethe e ulin aftësinë e sistezes së lëndëve organike dhe bimët në pergjithësi zhvillohen të dobeta.

Roli fiziologjik i fosforit (P2O5). Në indet bimore të pemeve frutore, fosforin e gjejmë në formën e komponimeve organike siç janë: ortofosfatet e kaliumit, të kalciumit, të magneziumit, si dhe në shumë komponime të tjera organike. Pa prezencën e këtyre të fundit, është vështirë të gjëndet ndonjë proces sadopak i rëndësishën në jetën dhe metabolizmin e qëlizave të indeve bimore. Komponimet me të rëndësishme të cilat zenë vëndin e parë në jetën e kësaj bimë, janë acidet nukleike, të cilat perbëjnë bazën e makromolekulave per sintezën e nukleotideve dhe të acideve me kryesore të ARN e ADN.

Persa i perket rëndësisë së forsforit në proceset jetësore të kësaj bimë, sipas një grupi autoresh si; Parker, 1969; Le Compte, 1962; etj, këtë element e kanë cilësuar si elementin me percaktues si në rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve, ashtu edhe në nivelin e prodhimtarisë së tyre. Qënia e ketij elementi në sasinë optimale në solucionin ushqimor të tokës, ndikon ndjeshëm në rritjen e sasisë së gjetheve, ne daljen e filizave te rinj, në sasinë e frutave të lidhura dhe në pjekjen e hershme të tyre. Disa studiues të tjerë si: Baca e Castillo, 1964; Ozaki, 1956; kanë vërtetuar se teprimi me plehra fosforike pengon rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve.

Veç faktoreve të tjerë si: lagështira e tokës, gjëndja e fizike e saj, karakteristikat e formës bimore, etj, asimilimi i mirë i fosforit është i lidhur drejtëpersëdrejti edhe me intensitetin e ndriçimit diellor, temperaturat e ajrit dhe të tokës. Lidhur me ndriçimin diellor, pemet e kultivuar në të gjithë zonat e vëndit tonë nuk paraqesin ndonjë shqetësim. Kjo sepse, sasia e ndriçimit diellor gjatë periudhës së kultivimit të kësaj bimë, është e mjaftueshme. Lidhur me ndikimin e temperaturave të tokës dhe të ajrit, kjo varet kryesisht nga zonat agro-ekologjike, mikrozonat e vëndit tonë dhe mbi të gjitha nga stinat e vitit.

Mungesa e fosforit në tokë ose pamundesia e tij per tu asimiluar nga bima, në pergjithësi ndikon ndjeshëm në rritjen dhe zhvillimin normal të pemeve frutorë. Efekti i mungesës së ketij elementi, shfaqet me uljen e theksuar të aktivitetit jetesor dhe shenjat e para të mungesës së fosforit, shfaqën me mos pjekjen e indeve te degëzave jo vetëm te bimët me mosha të avancuara, por edhe në bimët e moshave me të reja. Kercejtë mbeten të hollë, gjethet e vjetra marrin një zbehje me njolla të verdha dhe të nekrotizuara, të cilat bien parakohe. Ndërsa, të gjethet e reja majat e tyre qëndrojnë të varura dhe në faqën e siperme ato marrin ngjyre blu në të hapur. Ndërsa nervaturat marrin ngjyre të purpurt. Prandaj per ta eleminuar këtë dukuri, është e domosdoshme që krahas masave per sigurimin e ndriçimit diellor, duhet të synohet në ekuilibrimin e dozave të plehrave azotike me ato fosforike.

Roli fiziologjik i potasit (K2O). Lidhur me rolin fiziologjik të elementit K te pemet frutore, nga studiues dhe autore të ndryshem ka patur mjaf debate, mendime të cilat shpesh herë kanë qënë edhe kondradiktore. Ato japin mjaf konkluzione dhe rekomandime të ndryshme, por është vertetuar se prania në sasira normale të potasit në substratin ushqimor, prodhimi dhe cilësia e frutave është rritur dhe permirësuar ndjeshëm. Pleherimet potasike kanë ndikuar në rritjen hershmerisë së pjekjes se frutave, në permirësimin e shijes, në permirësimin e ngjyres se gjetheve dhe frutave, në rritjen e permbajtjes së sheqerit ne fruta, në rritjen e permbajtjes së karotenit, acidit askorbik ne fruta, si dhe të vitaminave të ndryshme. Madje, prania e potasit në tokë e rrit qëndrueshmërinë e bimëve ndaj disa sëmundjeve me origjinë kërpudhore, si dhe qëndrueshmerine e tyre ndaj ngricave te forta te Dimërit.

Është vërtetuar se në indet bimore, kaliumi është i shperndare pothuajse në të gjithë trupin e bimës, por disi me i perqëndruar gjëndet në indet meristematike të rritjes. Roli kryesor i potasit në bimë, është se ky element merr pjesë në neutralizimin e pehashit acid të lengut qëlizor, në rritjen e presionit ozmotik, në hidratimin e plazmës, etj. Në prezencë të mjaftueshme të kriprave të fosfateve dhe atyre potasike, pleherimi i bollshëm me plehra azotike, mund të asimilohet mirë nga bima. Por ndikimi më i madh i këtij elementi në bimë, shfaqet në drejtim të sintezës dhe të transformimeve të karbohidrateve. Gjithashtu është vërtetuar se, elementi i kaliumit rrit intensitetin e fotosintezës dhe kjo më e dukshme është në ditët me vranësira ku ndriçimi diellor është më i kufizuar.

Në grupin e mikroelementëve me kryesoret janë: Magnezi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Influenca e mikroelementëve në jetën e pemeve frutore, ka qënë më pak te studiuara në krahasim me elementët e grupit të makroelementëve. Kërkimet e realizuara dekada e fundit, kanë vërtetuar se per rritjen dhe zhvillimin normal te pemeve, veç makroelementëve janë të domosdoshëm edhe mikroelementët. Në indet bimore sasitë e tyre leviz nga 0.001 – 0.0001%.

Është vërtetuar gjithashtu se, megjithëse në bimë ato gjënden në sasira shumë të vogla, nga pikpamja jetësore ato janë po aq të domosdoshëm, sa edhe azoti, fosfori, potasi, etj. Per ta vërtetuar këtë, është provuar se në kushtet e mungesës së plotë të njërit apo tjetrit mikroelement apo të disave prej tyre, bimët janë rritur deri në atë moment, aq sa sasia e atij mikroelementi ka qënë i pranishëm në lëndën rezerve të embrionit të farës. Me pas bima është thare.

Kur prania e njërit prej mikroelementëve në tokë është e pamjaftueshme, atëhere në bimë shfaqën çrregullime metabolike, uljen e qëndrueshmërisë së bimëve ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe me shënja karakteristike si: kloroza të gjetheve, tharja e konusit të rritjes, formimin e gjetheve të imëta dhe të perdredhura, etj, të cilat me vonë mund të çojnë deri në tharjen e bimëve.




2. PLEHERIMET

Megjithese fidanat e pemeve fale sistemit rrenjor i cili kane aftesine te zhvillohen mire ne thellesi dhe gjeresi, si rrjedhoje ka aftesi te marre ujin dhe lendet ushqimore nga thellesite e tokes, përsëri pleherimi plotesues mbetet nje nga masat me te rendesishme agroteknike. Kjo mase ndjehet me teper si e nevojshme per faktin se kur fidanat para se te mbillen ne vendin e perhershem, perveç prerjes rifreskuese te rrenjeve kryesore dhe vendosjes ne nje mjedis te ri, plotesimi me elemente ushqimore është i domosdoshem.

Bimet e pemeve frutore para hyrjes se tyre ne prodhim, ato duhet te kene formuar nje kurore te zhvilluar dhe ne proporcion te drejte me sistem rrenjor. Kjo ndihmohet ne saje te aplikimit te nje sistemi pleherimi plotesuese me baze organike dhe minerale. Nga kjo pikepamje është shume e domosdoshme kombinimi i plehrave organike me ato minerale, pasi pleherimi i njeanshem mineral, ndikon negativisht ne strukturen e tokes dhe ne asimilimin e elementeve te tjere ushqimore qe ndodhen ne te.

Keshtu, pleherimi organik rekomandohet si shume i domosdoshem, kur pleherohet se paku 1 here ne 2-3 vjet me rreth 500 kv/ha. Plehu hidhet ndermjet rreshtave dhe permbyset menjehere ne thellesine 25-30 cm gjate punimit te Vjeshtës. Efekti ushqyes i sasise se elementeve ushqimore qe permban plehu organik zakonisht zgjat 3-4 vjet. Pleherimi mineral rekomandohet te behet kryesisht me plehrat azotike, fosforike si dhe ato potasike. Keto elemente ndikojne pozitivisht ne rritjen dhe zhvillimin proporcional te degeve skeletore dhe llastareve te kurores, te cilet do te perbëjnë potencialin prodhues te frutave ne fazen e hyrjes ne prodhim te plote. Plehrat azotike, fosforike dhe potasike kane rendesi ne pleherimin e pemeve frutore sepse ndikojne jo vetem ne rritjen e kurores, por edhe ne diferencimin e sythave frutore.

Sipas studimeve te kryera, normat orientuese per nje bime jane: i) rreth 3-5 kg pleh organik te kalbur ne vit; ii) rreth 300-400 gr plehra fosforike; iii) rreth 200-300 gr plehra potasike, te cilet duhet te hidhen gjate periudhes se Vjeshtës para punimit te tokes. Gjate vegjetacionit duhet te hidhen rreth 400-500 gr plehra azotike dhe e dozuar ne dy duar, ku njera hidhet gjate muajit Prill para punimit pranveror dhe tjetra gjate Qershorit, me kusht qe menjehere te behet punimi/frezimi i siperfaqes se tokes.


NJOHURI NE DREJTIM TE VEÇORIVE BIOLOGJIKE TE PEMEVE FRUTORE DHE KERKESAVE NDAJ FAKTORËVE TË MJEDISIT


Ashtu si çdo gjallese ne kete planet, edhe bimet e pemëve frutore, perbehen nga individe te cilet lindin, rriten, prodhojne, shumezohen dhe ne fund vdesin, duke lene trashegimtare/pasues. Te gjitha keto faza te jetes, realizohen nepermjet disa cikleve dhe stadeve te zhvillimit. Ato kalojne duke i’u përshtatur kushteve agro-klimaterike te mjedisit ku ato jetojne dhe i shfrytezojne ato.



1. ZHVILLIMI INDIVIDUAL I FILIZAVE DHE I FIDANAVE TE PEMËT FRUTORË

Bimët e reja te cilët kanë ardhur si rezultat i mbirjes se farës, quhen filiza. Ndërsa bimët te cilën origjinën e kanë nga metodat e shtimit vegjetativ, quhen fidanë. Ne baze te ketij ndryshimi cikli biologjik i zhvillimit te pemëve ndahet ne i) Bime me cikel te madh biologjik dhe; ii) bime me cikel te vogel.

Me cikel te madh kuptohen te gjitha fazat që kalon bima nga mbirja e fares deri ne tharjen e plote te saj. Me cikel te vogel kuptohen te gjitha ato bime qe vine nga shtimi me metodën vegjetative deri ne tharjen e plote te saj. Ne ciklin e vogel bimet nuk kalojne periudhën embrionale dhe ate te rinise.


1.1. CIKLI I MADH I ZHVILLIMIT INDIVIDUAL

Cikli i madh i zhvillimit individual quhet bimët te cilët kanë ardhur direkt nga mbirja e farës. Ato gjate jetes se tyre kalojnë ciklin e madh ne te 4 periudhat e jetës që janë: i) Periudha embrionale; ii) Periudha e rinisë; iii) Periudha e prodhimtarisë dhe iv) Periudha e pleqërisë.

Periudha embrionale, fillon me pllenimin e vezores te lulja e bimes meme dhe vazhdon me qelizën embrionale. Kjo mbaron me mbirjen e farës deri sa del çifti i parë i gjetheve te vërteta. Kjo periudhë kalon ne brendesi te bimes mëmë. Per te marrë filiza te shëndoshë, nga ana praktike merr rëndësi vendimtare gjendja e bimës mëmë. Gjatë periudhës që bimët janë te destinuara per te prodhuar farëra, ato duhet te ushqehen sa me mirë dhe te trajtohen me një agrofond sa me pershtatshem, me qëllim që farërat te jenë sa me vitale dhe te afta per te dhene filiza sa me te shendosha.

Periudha e rinise, fillon pas formimit te çiftit te parë te gjetheve te vërteta dhe vazhdon deri sa bima te futet ne prodhimtari te plote. Nga ana praktike merr rëndësi trajtimi i bimës. Me qëllim që bima e marrë nga fara te hyje sa me shpejt ne prodhim, ato duhet te ushqehen dhe te trajtohen sa me mirë.

Periudha e prodhimtarisë, fillon me hyrjen e bimës ne prodhimtari te plote dhe mbaron me fillimin e renies se prodhimit. Nga ana praktike, kjo periudhë është më me rëndësi, pasi nga jetëgjatësia e kesaj periudhe varet edhe efektiviteti i kultivimit dhe i shfytezimit te bimeve frutore. Sa me mirë t’i sherbëhet bimëve gjatë kesaj periudhe, aq me efektive është edhe kultivimi i tyre.

Periudha e pleqërisë, fillon me fillimin e renies se prodhimit dhe vazhdon deri ne tharjen e plote te saj. Zakonisht ne praktike, per qëllime ekonomike nuk pritet që bima te kaloje deri ne fund te fazes se pleqërisë. Me fillimin e renies se prodhimit, mbajtja e bimëve shpesh here nuk është ekonomike dhe praktikisht ato hiqen dhe zevëndesohen me bimë te reja ose te një specieje tjetër. E rëndësishme nga ana praktike gjatë kesaj periudhe është, trajtimi i bimëve te vjetra me një sistem sa me te pershtatshem pleherimi dhe nderhyrjet e duhura ne eleminimin e pjesëve te vjetra te kurorës dhe rishfrytezimin e thithakeve per zevëndesimin e pjesëve te humbura te kurorës, si dhe me vonë ne nderhyrjen me anë te krasitjeve riperteritese.


1.2. CIKLI I SHKURTER I ZHVILLIMIT INDIVIDUAL

Bimët te cilët kanë ardhur si rezultat i shumëzimit me anë te pjesëve vegjetative, nuk kalojnë dy fazat e para te ciklit te madh që janë: i) periudha embrionale dhe ii) ajo e rinise. Cikli i shkurter i zhvillimit individual perbëhet nga tre periudha, që janë: i) Periudha e rritjes; ii) Periudha e prodhimit dhe iii) Periudha e pleqërisë.

Kjo agumentohet ne kete mënyre: Teorikisht një cope dege e shkeputur nga bima mëmë, te pakten nga ana biologjike është e gatshme te japi lule dhe fruta. Por per derisa i mungon sistemi rrenjor dhe një sasi e caktuar e gjetheve, asaj i duhet njëfarë kohe per te filluar prodhimin e rregullt. Kjo kohe praktikisht është shumë me e shkurter se sa koha e filizave te ardhura nga mbirja e farës. Bimët e ardhura nga rruga e shtimit vegjetativ ose e thene ndryshe klonal, praktikisht jo vetem që vjen me shpejt ne prodhim, por cilësite dhe vlerat prodhuese janë me te larta ose e thene ndryshe si ato te bimes meme. Kjo sepse copat/klonet, janë marrë nga individe/mema, që kanë vlera dhe cilësi me te mira.

Periudha e rritjes, fillon nga momenti i vendosjes se copes vegjetative per rrenjëzim apo i sythit/kalemit per shartim ne një bimë si nënshartesë dhe mbaron me fillimin e hyrjes se plote ne prodhim. Kjo periudhë zgjat rreth 3 – 6 vjet ne varesi te formës bimore dhe kushteve te kultivimit.

Koha e periudhës se prodhimtarisë, varet nga lloji i nënshartesës, rasti kur vjen nepermjet rruges se shartimit dhe jetëgjatësise se individit kur vjen nga copa/kloni i rrenjëzuar. E njëjta gje është edhe per periudhën e pleqërisë.


2. CIKLI VJETOR I RRITJES DHE I ZHVILLIMIT TE PEMËVE

Si bimë shumëvjeçare gjatë një viti ne varesi te muajve dhe te stineve te vitit, ajo kalon nepermjet disa fazave te rritjes dhe te zhvillimit, te cilët pavaresisht nga zgjatja e njëres apo tjetres faze, përsëriten nga njëri vit ne tjetrin dhe ky quhet një cikel vjetor rritjeje dhe zhvillimi. Numri i përsëritjeve te ketyre cikleve është aq here sa është edhe jetëgjatësia (numri i viteve) e një bime te caktuar. Ne kushtet klimaterike ku ndodhet vëndi yne, cikli vjetor i bimëve ndahet ne dy periudha bimore, që janë: i) Periudha vegjetative dhe ii) Periudha dimërore. Gjatë një cikli bimore verehet se veprimtaria jetësore e një bimë është here e vrullshme dhe e dukshme dhe here e qete dhe e pa dukshme.


2.1. VEPRIMTARIA E SISTEMIT RRENJOR GJATË NJË CIKLI VJETOR

Nga studimet e bera është vene re se, rrenjët e pemëve frutore rriten ne te gjithë periudhat e vitit. Por intensiteti i rritjes se tyre, ndryshon ne varesi te muajve te vitit. Ne periudhën e dimrit (periudha pa gjethe), rritja e sistemit rrenjor edhe shumë e vogel ose gati e padukshme. Kur temperatura e tokes ku ndodhen rrenjët është nën +40C (ne zonat e ngrohta rralle here temperatura e tokes bie nën kete nivel), rrenjët pothuajse e ndalojne rritjen. Por ne kushtet e klimes se ngrohte, proceset e rritjes se rrenjeve vazhdojne. Kur temperatura ngrihet ne rreth 20-260C, atëhere rritja e rrenjëve është me e vrullshme. Por kur temperatura e tokes vazhdon te rritet ne mbi 350C, atëhere rritja e rrenjëve perseri bllokohet.

Rritja e rrenjëve ne mënyre me te vrullshme fillon, kur fillon levizja e lëngjeve, gjatë fryerjes se sytheve dhe gjatë fazes se çeljes se gjetheve te para. Periudha me intensive e rritjes se rrenjëve është atëhere kur llastarët dhe gjethet janë ne fazen e rritjes me te fuqishme te tyre.

Gjatë periudhës se Veres kur temperaturat e ajrit ngrihen me shumë dhe lagështira ne toke ulet, atëhere intensiteti i rritjes se rrenjëve ulet dhe fillon perseri te rritet ne fillim te Vjeshtës, atehere kur sasia e lagështires ne toke fillon te rritet dhe temperaturat e ajrit fillojne te bëhen me te freskëta. Është vene re se ritmi i rritjes se rrenjëve tek bimët, ulet me rritjen e tepruar te lagështires ne toke, gjithashtu ulet gjatë periudhës se thatesires se tejzgjatur.


2.2. VEPRIMTARIA E ORGANEVE MBITOKESORE GJATË NJË CIKLI VJETOR

Nga praktika është parë se pjesa mbitokesore gjatë muajve/stineve te vitit kalojnë disa periudha vegjetacioni siç janë: i) Shperthimi i sytheve dhe çelja e gjetheve; ii) Lulezimi dhe pjekja e frutave; iii) Rritja fuqishme e llastarëve dhe e gjetheve; iv) Pjekja e frutave; v) Renia e gjetheve, etj. Këto periudha shfaqen ne bimë njëra pas tjetres sipas një radhe te caktuar që quhet fenofaza.


Fenofazat ne periudhën e vegjetacionit. Gjatë periudhës se vegjetacionit, ndryshimet ndërmjet fenofazave te permendura me siper dallohen lehte. Zakonisht fenofazat kalojnë sipas një rralle, por ne disa faza te rritjes dhe te zhvillimit te bimëve disa fenofaza perzihen me njëra tjetren. P,sh., fenofaza e rritjes intensive te llastarëve me ate te lulezimit, apo ajo e rritjes dhe e pjekjes se frutave pothuajse kalojnë menjëherë.


Fenofaza e çeljes se sytheve. Fenofaza e çeljes se sytheve, fillon kur levizja e lëngjeve ne sistemin rrenjor dhe ne degëzat ku janë sythat janë ne kulmin e tyre dhe perfundon me çeljen e gjetheve dhe te lulesave. Te disa lloje pemësh, lulet frutore çelin me shpejt se ato vegjetativet (si; lajthia, bajamja, kajsia, kumbullat kino-japoneze, etj). Ndërsa te disa lloje te tjera si molla, dardha, hurma, etj, sythat frutore çelin ne një kohe me ato vegjetativet.


Fenofaza e lulëzimit. Fenofaza e lulezimit, fillon kur temperaturat e ajrit arrijne ne nivelet 14-160C. Muçmolla verore, thana, lajthia, bajamja, etj, çelin ne temperatura edhe me te uleta. Disa te tjera si shega, agrumet, etj, çelin mbi temperaturen 150C. Ne pergjithësi kultivaret me pjekje te hershme çelin me shpejt. Fenofaza e lulezimit quhet e filluar, kur kanë çelur rreth 5% e luleve dhe quhet e plote kur kanë çelur 50% e tyre. Pllenimi optimal vazhdon kur temperaturat e ajrit janë rreth 17-200C. Është vertetuar se ne mbi këto temperatura aktiviteti pllenues i bleteve është shumë i lartë. Periudha e lulezimit është nga 7 – 8 ditë deri ne 12-20 ditë ne varesi te formës bimore.

Shterpesia dhe rrezimi i luleve dhe frutave. Jo çdo lule e çelur lidh fruta. Shumica e tyre rrezohet. Arsyet e rrezimit te luleve janë te shumta, por me kryesore është per nga vete biologjia e tyre. Ato nuk pllenohen si rezultat i shterpesise se luleve. Arsyet e shterpesise se luleve janë te shumta dhe shpesh here te nderlikuara. Ne shumë raste verehet qe bimet kanë çelur shumë lule dhe shpesh here frutat nuk kanë farera dhe rrezohen para kohe.

Sipas studimeve te kryera, arsyet e shterpesise se luleve te pemët frutore shkaktohen nga 3 dukuri kryesore qe janë: i) Ksenia; ii) Partenokarpia; iii) Apomiksia.

Ksenia, ndodh keyesisht tek hurma. Frutat e prodhuara pa fare nuk mund te hahen pas vjeljes. Ato duhet te lihen te piqen pastaj mund te konsumohen. Ndërsa frutat me fare qe vine si rezultat i kryqezimit me kultivarin “Zenxhimaru” (i cili është pllenuesi me i mirë), ben qe frutat e tyre te hahen direkt pas vjeljes. Partenokarpia, eshtë dukuria e formimit/lidhjes se frutit pa pllenim, si rezultat edhe fruti del pa fare. Apomiksia, eshtë dukuri e formimit te frutave me fare por qe ne fakt nuk janë te pllenuara. Këto fruta janë agrumet, arra, lajthia dhe disa lloje kumbullash. Avantazhi i kesaj dukurie është se me anë te fares mund te merren bime qe janë identike me bimen mëmë, si efekt i apomiksise.

Rrezimi i luleve dhe i frutave ndodh edhe per faktin se ne bime ka shumë fruta te lidhura ose kur ne vitin e kaluar ushqimi i bimes nuk është bere si duhet. Aresye te tjera janë se disa lloje duke ardhur nga rajonet veriore me temperatura te uleta, dhe kur shkojne neper rajone me temperatura me te larta si rezultat i jarovizimit nuk arrijne te realizojne procesin e pllenimit, disa janë lloje me shterpesi te trashegueshme, etj. Prandaj rendesi ka alternimi me lloje polenizuese.

Per te realizuar pllenimin me bime pllenuese duhet te kemi parasysh dy orientime kryesore qe janë: i) Kur një lloj kultivari i perzgjedhur si pjalmezues, është i afte te pjalmoj vetem një lloj te caktuar bime; ii)Kur pjalmezuesi duhet te kete te njëjtën faze lulezimi dhe te pjekjes se polenit me bimen tjetër qe pritet te pjalmohet.

Per llojet e bimeve qe pllenohen me anë te eres, duhet te mbillen 5-10 bime pllenuese per 100 bime te zakonshme, ndërsa per bimet qe pllenimin e bëjnë me anë te insekteve, duhet te alternohen me 15-20 bime pllenuese.

Pas pllenimit, vetem një pjesë e vogel e luleve rriten dhe zhvillohen. Pjesa tjetër rrezohet. Rrezimi ndodh nganjëhere edhe para lulezimit, ndodh gjatë lulezimit dhe pas tij. Per bimet farore quhet normale kur ne fruta te vjelura perfundojne vetem 3-5% e luleve te çelura. Per bimet bërthamore quhet normale kur ne fruta te vjelura perfundojne vetem 15-20% e luleve te çelura.

Rrezimi i frutave pas lidhjes se tyre ndahet ne tre etapa:

i) Etapa e parë ndodh 1-2 jave pas lulezimit. Ne kete etape rrezohen kryesisht lulet partenokarpikë si dhe ato te demtuara nga semundjet.

ii) Etapa e dytë ndodh 7-8 jave pas lulezimit. Ndryshe quhet rrezimi i Qershorit sepse koencidon ne kete muaj. Para dhe gjatë kesaj periudhe masat agroteknike duhet te jenë shumë te mira, sepse ne kete periudhe kerkesat per lende ushqimore jane shume te larta (sepse frutat janë ne fazen e rritjes intensive). Ne pamundesi te mos ushqimit nga bima, ato rrezohen. Masat e domosdoshme agroteknike janë: pleherimet, ujitjet, shkrifterimi i siperfaqes se tokes dhe lufta e rregullt kunder semundjeve dhe demtuesve.

iii) Etapa e trete ndodh nje muaj para pjekjes se frutave. Kjo etape takohet kryesisht te molla, dardha, ftoi, hurma, pjeshket me pjekje te vonë, etj. Shkaqet kryesore janë: ngarkesa ne prodhim, demtimi nga demtuesit dhe semundjet, mungesa e ujit dhe e lendeve ushqimore ne toke.


Fenofaza e rritjes se llastarëve. Fenofaza e rritjes se llastarëve, te bimët e pemëve frutore verehet e bashkeshoqëruar me fenofazen e lulezimit. Fenofaza e rritjes se llastarëve gjatë te gjithë periudhës se vegjetacionit kalon ne këto peiudha që janë: i) Rritja fillestare e ngadalshme; ii) Rritja intensive (e vrullshme) e kercejve dhe te gjetheve; iii) Ntrashja; iv) Pjekja ose drunjëzimi dhe v) Përgatitja per dimërim. Njohja e ketyre periudhave per kultivuesin, ka një rëndësi praktike, sepse sa me mirë te ushqehen dhe te trajtohen bimët gjatë periudhës se rritjes intensive te llastarëve dhe te gjetheve, aq me e lartë është edhe lenda organike e prodhuar ne dobi te frutave dhe te fuqizimit dhe te depozitimit te lendes organike ne trupin e bimëve.

Ne periudhën e trashjes se llastarëve dhe te pjekjes se tyre, ne sqetullat e gjetheve fillojne te diferencohen sythat vegjetative dhe frutorë, te cilët perfaqësojne llastarët ne vitin e ardhshem. Ne kete periudhë shërbimet agroteknike duhen te intensifikohen me qëllim që diferencimi i sytheve te bëhet sa me normal. Gjatë periudhës se pjekjes se llastarëve, bimët fillojne te pergatiten per tu futur ne dimërim. Me pas vjen periudha e renies se gjetheve, proces fiziologjik ky që tregon se sinteza e lendes organike prej tyre ka perfunduar dhe se qëndrimi i tyre ne pemë është i pa nevojshem.


Fenofaza e rritjes dhe e pjekjes se frutave. Frutat e pemëve frutore e fillojne rritjen menjëherë pas pllenimit. Pasi vezorja pllenohet, fillon rritja dhe zhvillimi i frutit. Te faroret (molla, dardha, ftoi, etj) rritja bëhet graduale ndërsa tek berthamoret rritja bëhet me hope (si; kumbulla, kajsia, pjeshka, etj,). Frutat e sapolidhura, ne fillim rriten ngadale por me pas ato fillojne një rritje intensive.

Tuli dhe cipa e frutit zakonisht është jeshile dhe dalengadale fillojne te marrin ngjyren karakteristike te kultivarit, fiton aromen dhe shijen dhe bëhet gati per t’u konsumuar. Kjo lloj pjekjeje quhet pjekje konsumative ose tregetare. Fruti i vjelur jo ne kohen e duhur, reflektohet me humbjen e cilesive te shijes sipas llojit, kjo sepse shumica e komponenteve organik (si; sheqererat, aromat, etj,), fillojne te transformohen ne elemente te tjere jo te shijshem. Po keshtu edhe fruti i vjelur ne fazen e “tejpjekjes”, rezulton me humbjen e vlerave cilesore ushqimore.

Frutat e faroreve (molla, dardha, ftoi, etj) shpesh here mund te vilen edhe para pjekjes botanike, ndërsa ato berthamoreve (kumbulla, qershia, pjeshka, kajsia, etj,), nuk mund te vilen shumë kohe para pjekjes konsumative, ose lajthia, arra, etj, kurrsesi nuk mund te vilen para pjekjes botanike.


Fenofaza e periudhës se qetësisë dimërore. Pas renies natyrale te gjetheve, bimët kanë hyrë ne periudhën e qetesise dimërore. Gjatë kesaj periudhe te pjesa mbitokesore nuk ka me rritje. Para renies se gjetheve, madje gjatë fazes se diferencimit te sytheve, gjethet fillojne te diferencojne disa komponime organike që quhen “hormone frenuese”. Këto hormone e pergatisin sythin te piqet dhe te pergatitet per fazen e qetesise.

Te gjithë pemët frutore duhet te kalojne fazen e qetësisë (kjo ne disa ore ne varesi te specieve dhe kultivareve), ne kushtet e temperaturave nën 70C. Nën këto temperatura bimet i kalojne shumë mirë proceset biologjike dhe krijojne kushte per një dimërim normal dhe çelje te vrullshme ne fillim te vegjetacionit. Nen kete temperature perfshihen edhe ditet me temperaturat nen zero grade. Mundesia e qendrimit te sytheve nën kushtet e temperaturave te uleta (nën 00C), është e ndryshme per bime te ndryshme (Tab. nr. 1).


 




Tabele 1. Pragu i demtimit te sytheve te disa specieve te pemëve frutore nën temperaturen 00C


LLOJI I PEMËS PRAGU I DEMTIMIT NËN TEMPERATUREN 00C

LIMONI 3-5

PORTOKALLI 4-6

NERENXA DHE MANDARINA 5-7

ULLIRI DHE FIKU 9-14

HURMA DHE BAJAMJA 10-15

HARDHIJA DHE KIVI 15-18

PJESHKA, KAJSIA, KUMBULLA KINO-JAPONEZE 17-21

QERSHIA DHE DARDHA 21-23

KUMBULLA, VISHNJA, MOLLA, LAJTHIA 19-25



3. KERKESAT NDAJ FAKTOREVE TE MJEDISIT

Ndër elementët me kryesor të mjedisit per kushtet normale te rritjes dhe te zhvillimit te pemëve frutore janë; temperatura e ajrit; temperatura e tokës; lagështira ajrore dhe tokësore; drita; ajrimi; era; prania e elementeve ushqimore ne toke, etj. Secili nga këto elementë, ka rëndësinë dhe vëndin e vet në jetën e këtyre bimëve. Mungesa e njërit apo teprica e tjetrit ndikojne per keq ne rritjen e zhvillimin e tyre. Vlerat e këtyre elementëve per një zonë apo mikrozonë të caktuar janë të ndryshme. Ato janë në varësi të lartësisë mbi nivelin e detit, kunderdrejtimit ndaj diellit, relievit, perberjes kimike dhe fizike të tokës, të gjërësisë gjeografike, e shumë të tjera.


3.1. KËRKESAT PER TEMPERATUREN

Temperatura është një nga faktoret më të rëndësishëm per jetën e pemëve frutore. Të gjithë proceset e ndryshme fiziologjike realizohen vetëm në prani të një intervali të caktuara temperaturash të ajrit, të tokës dhe të vetë bimës. Sipas vlerave të temperaturave, varet ndjeshëm aftësia thithëse e sistemit rrënjor, intensiteti i fotosintezës, intensiteti i frymemarrjes, intensiteti i transpirimit dhe i shumë proceseve të tjera fiziologjike.

Në drejtimit te kultivimit dhe të pershtatjes sa me të mirë të këtyre bimeve per kushtet e një rajoni të caktuar, rëndësi praktike paraqesin kryesisht këto tregues; i) Temperaturat mesatare shumëvjeçare të ajrit, ii) Temperaturat minimale e maksimale absolute, iii) Temperatura e tokës, etj. Sipas ndikimit te temperaturave në jetën e bimeve ato klasifikohen në: i) Temperatura të Pragut të Minimumit Biologjik, ii) Temperatura Optimale, iii) Temperatura të Pragut të Maksimumit Biologjik.

Me temperatura të pragut të minimumit biologjik, kuptojme ate vlere temperature kur bima fillon proceset foziologjike te rritjes dhe te zhvillimit te saj.

Me temperatura optimale, kuptojme atë interval temperature, kur rritja dhe zhvillimi i tyre bëhet krejtësisht normale. Temperatura optimale e rritjes dhe e zhvillimit të bimëve, është e ndryshme në varësi të llojeve dhe te stadeve të ndryshme fiziologjike të rritjes dhe të zhvillimit. Ajo lekundet nga 24 – 280C. Në kushtet e temperaturave optimale dhe të faktoreve të tjerë si: drita diellore, uji, ajri, etj, bimet sintetizojne me teper lëndë organike, që d.m.th. me shumë rritje e zhvillim në njësinë e kohes dhe me shumë prodhim frutash e gjethesh e me cilësi per njësi të siperfaqes.

Me temperatura të pragut të maksimumit biologjik, kuptojme ato temperatura kur vlerat e të cilave nëqoftëse vazhdojnë të rriten me tej, bimëve i’u fillon t’ju shkaktohen shqetesime fiziologjike. Kjo ndikon në frenimin e rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Ne pergjithësi temperatura e pragut te maksimumit biologjik per shumicen e pemëve frutore është deri ne 350C. Por tek arroret kjo është me pak deri ne 28 0C. Një rëndësi praktike per kultivimin kanë gjithashtu edhe njohja e dy treguesve të tjerë kryesor të temperaturave që janë: a) Shuma e temperaturave efektive dhe b) Shuma e temperaturave aktive.

Shuma e temperaturave efektive (Tef). Kjo vlerë gjëndet nga diferenca temperaturave mesatare të një periudhe të marrë në analize, me vlerën e temperatures së minimumit biologjik të një bime te dhene, dhe kjo diference shumëzohet me numrin e ditëve të periudhës së vegjetacionit. Kjo vlerë percaktohet me anë të barazimit: Tef = (Tmes – Tmb) x n, ku: Tef - është shuma e temperaturave efektive, Tmes - është temperatura mesatare e ajrit në një periudhë të dhenë; Tmb - është temperatura e minimumit biologjik në të cilën bima fillon rritjen e saj dhe n është periudha vegjetative që shprehet në numer ditësh. Në bazë të kësaj perllogaritjeje, mund të ndertohet një grafik i tillë, i cili ndihmon të percaktohen pragjet e fillimit dhe të mbarimit të temperaturave efektive të një zonë të caktuar.

Shuma e temperaturave aktive (Ta). Kjo vlere perfaqëson shumën progresive te temperaturave mesatare ditore mbi pragun e minimumit biologjik (Pmb). P.sh., nëqoftëse temperatura mesatare e një ditë të caktuar (Tmd) gjatë periudhës së kultivimit është 25 0C, atëhere vlera Temperatura Aktive Ditore (Tad), e cila shërben per të percaktuar shumën e temperaturave aktive, vlerësohet sipas barazimit: Tad = Tmd – Pmb. Ndërsa vlera e Shumës së Temperaturave Aktive (Tak), gjëndet duke mbledhur vlerat e temperaturave aktive ditore të ditës së parë, të dytë dhe kështu me radhe të gjithë ditët (n) e periudhës së kultivimit të bimeve në një zonë të caktuar. Vlera e Tak, e gjetur sipas barazimit: Tak = Tad1 + Tad2 + … + Tadn-1 + Tadn (d1; d2; d3;….dn); ku d1; d2; etj, janë dita e parë e dytë e me radhe. Sipas studimeve të bera është vërtetuar se bimet frutore gjatë një periudhë vegjetative kerkon një shumë temperaturash aktive mbi 120C, në vleren totale rreth 2400-26000C, te cilet janë të ndryshme per llojet e bimeve dhe stadet e ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të tyre.

Reagimi i bimëve ndaj temperaturave te larta. Temperaturat e larta ne mbi 350C, ndikojne ne tharjen e lagështires ajrore dhe gojezat e gjetheve duke tentuar te realizojne një vetefreskim me anë te procesit te transpiracionit, humbasin shumë uje dhe ne temperaturat mbi 400C, gjethet kalojnë ne vyshkje. Vyshkja mund te jetë e perkohshme dhe e perhershme. Vyshkja e perkohshme kalon shpejt nëse temperaturat e mbasditës fillojne dhe ulen dhe nëse toka ka vlagen e duhur. Nëse lagështira e duhur ne toke mungon, atëhere edhe pse temperaturat e mbasditës ulen, përsëri gjethet nuk e marrin veten. Ky proces shoqërohet me perkeqësimin e bimës. Per te mbrojtur veten, bimët ne fillim bëjnë rrezimin e parakohshem te frutave që akoma nuk janë pjekur, nëse frutat janë ne fazen e pjekjes, atëhere cilësia e tyre është shumë e ulet (me pak leng, pak sheqer dhe te tjera komponente ushqimore). Gjethet kanë pak ardhangi/lagështire dhe sasia e prodhimit dhe cilësia ushqimore bie ndjeshem. Nëse thatesira dhe temperaturat e larta vazhdojne, atëhere do te bien edhe gjethet.

Reagimi i bimëve ndaj temperaturave te uleta. Nëse gjatë pranveres temperaturat e ajrit zbresin papritur ne -1 deri ne -1,5 0C (nën zero), atëhere sythet e çelura (me lule ose me gjethe) demtohen rende. Nese gjatë periudhës se qetësisë dimërore, temperaturat e uleta zbresin me poshtë se vlerat përkatëse te rezistences, atëhere ne fillim fillojne te demtohen sythat, pastaj degëzat njëvjeçare e me pas gradualisht ne ato dy vjeçare e me radhe.

Me qëllim që efekti demtues i bimëve frutore te ulet ne minimumin e mundshem, rëndësi ka që plantacioneve te trajtohen me një sere masash agroteknike, ku disa nga këto janë:

i) Është shumë e rëndësishme te aplikohet një sistem i kombinuar pleherimi (NPK). Kjo shërben që sythat, degëzat te kalojnë shpejt fazat e zhvillimit dhe ne dimër te kene hyrë ne gjendje te “pjekur”.

ii) Te zbatohet një sistem ujitje pa e tepruar me qëllim që ne fazat e fundit te vegjetacionit, te mos stimulohet vazhdimi i vegjetacionit apo dalja e filizave te rinj.

iii) Te merren masa per një sistem te mirë kullimi (sistemi i drenazhimit është me i persosur), etj.


3.2. KËRKESAT PER UJIN

Uji është elementi bazë dhe me i rëndësishëm jetësor, sepse nga gjëndja dhe sasia e tij në tokë, e ajer, varet rritja dhe zhvillimi normal i këtyre bimëve. Per të siguruar rendimente dhe cilësi të lartë të prodhimeve (fruta ose gjethe) per njësi të siperfaqës, duhet që në radhe të parë të njihen mirë kërkesat e bimëve per këtë element jetësor. Nevojat per lagështirë janë të ndryshme në faza të ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të saj. Vetëm në një sasi të caktuar lagështirë tokesore, bëhet e mundur tretja e duhur e elementëve ushqimorë që ndodhen në tokë, duke formuar te ashtuquajturen solucionin tokesor. Nëpermjet qimeve thithëse solucioni tokësor kalon në sistemin rrënjor dhe me pas në pjesën mbitokesore, ne kercej, ne gjethe, e fruta.

Uji në trupin e bimëve ka shumë funksione, por nder to më kryesoret janë:

i) Së pari, me anë të ujit bimët i transportojnë në trupat e tyre lëndët ushqimorë të nevojshme. Në prani të ndriçimit diellor, gazit karbonik dhe të temperaturave të pershtatëshme, solucioni tokesor nëpermjet procesit të fotosintezës hyn në reaksione të nderlikuara bio-kimike, ku sintetizohet lënda organike e cila është materiali bazë per ndërtimin dhe rritjen e bimëve, frutave dhe te gjetheve, etj.

ii) Së dyti, bima me anë të transpirimit (avullimit) nga siperfaqja e gjetheve, vetëfreskohet. Si rezultat i avullimit të ujit nga siperfaqët e gjetheve, ulet temperatura e tyre. Nëpermjet ketij procesi bimët vetëmbrohen nga temperaturat e larta dhe kryejne pa shumë probleme, proceset e tyre fiziologjike.

Kërkesat per ujë janë qysh në farë. Uji i sapo futur në farë dhe në temperatura të pershtatëshme ndikon në fillimin e oksidimit dhe të zbërthimit hidrolitik të albuminave. Në këtë fazë frymemarrja intensifikohet, çlirohet energjia e nevojshme dhe aktivizohet rrenja dhe kercelli embrional. Si rezultat i rritjes së presionit të bymimit, realizohet çarja e levores së farës. Me rritjen e perqëndrimit të ujit deri në nivelin 55 – 65% të kapacitetit ujor të substratit ku është venë fara per mbirje, fara aktivizon me shpejtësi rritjen e embrionit, duke dhenë rrënjën embrionale dhe kercellin embrional, që me pas perfundon në bimën e mbirë mbi siperfaqën e substratit. Lagështira optimale sigurohet nepermjet ujitjeve të kujdseshme, pa e tepruar dhe gjithmonë e shoqëruar me ajrosje dhe me diellezim sa me të gjatë.

Sasia e ujit ne gjethe arrin nga 60-80% ne varesi te formave bimore. Ne degëzat njëvjeçare, arrin ne 60 – 63%, ne rrenjë 55-56%, ne fruta 83-88%, etj. Mungesa e ujit te duhur ne toke veshtireson dhe ngadaleson rritjen dhe zhvillimin e gjetheve. Ne mungese te theksuar gjethet dhe llastarët jo vetem që nuk rriten, por me vonë fillojne te zverdhen dhe me pas rrezohen nga pema.

Një rëndësi te madhe ka ujitja. Ky proces stimulon rritjen dhe zhvillimin e organeve gjenerative dhe te daljes se llastarëve te rinjë. Prania e ujit ne sasi te konsiderueshme ne toke, stimulon shumë mirë sistemin rrenjror. Regjimi optimal ujor ne toke gjatë periudhës se vegjetacionit, duhet te jetë rreth 70-80% e aftesise ujembajtese te saj. Sasia e tepërt e ujit ne toke e demton sistemin rrenjor. Thellesia e ujrave nëntoksore nuk duhet te jetë me lart se 1,5m, ne te kundert bimët vuajne, asfiksohen dhe thahen.

Fazat me kritike per ujë janë: i) Fillimi i lulëzimit dhe i frutifikimit; dhe ii) Faza e rritjes intensive te frutave, dhe te llastarëve. Krahas nevojave per lagështirën tokësore, pemët frutore janë ekzigjente edhe per lagështirën ajrore.


3.3. KËRKESAT PER DRITEN

Pemët frutore bëjnë pjesë ne grupin e bimëve me kerkesa te konsiderueshme per driten diellore. Ne mungese te saje rritja e bimës nderpritet. Gjethet zverdhen, ulet veprimtaria gjethore dhe sistemi rrenjor kalon gradualisht ne asfiksim. Ne drite te pamjaftueshme gjethet nuk formojne si duhet fotosintezen dhe nuk mund te prodhojne ne sasira te duhura lenden organike, duke nderprere furnizimin e frutave me lende organike. Ne kete situate gjethet bien shpejt. Degëzat e pandriçuara mirë nuk diferencojne sytha frutore dhe ndernyjet bëhen me te zgjatura dhe me te holla. Ne sasi te pamjaftueshme te drites, frutat e ndalojne rritjen dhe ato që arrijne te piqen kanë vlera shumë te uleta ushqimore.

Me qëllim që bimët te marrin sa me shumë ndriçimin diellore, duhet te merren një sere masash agroteknike që disa nga këto janë: i) Aplikimi i krasitjeve te perviteshme dimërore dhe vegjetative; ii) Aplikimi i distancave te pershtatshme ne mes te bimeve me qëllim rritjen e siperfaqes se ndriçimit diellore; iii) Orientimi i drejte i rreshtave ne bllok. Ne tokat fushore ato duhet te jenë te drejtuara nga drejtimi Lindje - Perendim. Ne tokat kodrinore dhe me kunderdrejtim nga Veriu, duhet te aplikohet skema shah-mat, me qëllim që hija e njëres pemë te mos hijezoi pemën tjetër.


3.4. KËRKESAT PER TOKËN

Megjithëse speciet e ndryshme te pemëve frutore kanë pershtatje te mirë pothuajse ne te gjithë llojet e tokave, por per te marrë një sasi frutash me cilësi te mira dhe te kenaqshme per konsumatorin, perberja e tokes dhe e cilësite fizike te saje, kane një rëndësi te veçante. Tokat me te mira janë ato që kanë permbajtje te lendeve ushqimore ne vlera te konsiderueshme.

Tokat e thella, te shkrifta, me lagështire te mjaftueshme, te afta per tu ajrosur, me strukture kokrrizore (ranore-argjilore ose argjilo-ranore) dhe te paster nga barerat e keqia shumëvjeçare, janë me idealet per pemët frutore. Ne toka te varfera dhe te thata, bimët rezistojne por rriten me te dobeta. Ato japin fruta me më pak vlera ushqimore. Frutat e tyre kanë me pak proteina, sheqerera, karbohidrate, vitamina dhe kripera minerale. Ne tokat argjilore, te lageta dhe te renda bimët e pemëve frutore nuk shkojne si duhet. Gjithashtu tokat e ftohta dhe pak te kripura (nën 1%), zhvillohen disi, por atyre i’u krijojne probleme gjatë jetës se tyre. Tokat gurishtore, ranore, me pak shtrese punuese te tokes, etj, janë me pak te pershtatshme per kultivimin e pemëve frutore. Ne tokat moçalore pothuajse nuk zhvillohen fare.

Rezultate të mira në prodhimin e frutave, merren vetëm atëhere kur pH i tokës është 6.5 – 7,5. Gjithashtu është parë se rezultate të mira mund të merren edhe në ato toka, kur pH është ndërmjet 6 dhe 8. Është vërtetuar se tokat me reaksion lehtësisht acide dhe lehtësisht bazike (nën 6 dhe mbi 8) janë të papershtatshme. Papershtatshmëria e tyre shpjegohet me reaksionet kimike që zhvillohen në mes elementëve kryesore ushqimorë që ndodhen në tokë dhe mbetjeve acide apo bazike që krijohen në solucionin tokësorë si rezultat i pehashit. Substancat e formuara prej tyre, ndikojnë në uljen e aftësisë së asimilimit të elementëve kryesore ushqimore nga sistemi rrënjor. Në tokat acide, sidomos kur niveli i Ca është i ulet, verehet efekti formimit te komponimeve te pa asimilueshme te elementeve ushqimore.

Në solucionin tokësor tokat bujqësore permbajnë sasi të konsiderueshme kriperash të tretshme në ujë, të cilat janë të domosdoshme per rritjen dhe zhvillimin e bimëve. Në kushte normale sasia e tyre nëper tretësirat tokesore rralle i kalon 1 gr per litër ujë. Në tokat normale, pjesa me të madhe të këtyre kriperave e perbëjnë kriperat e Kalçiumit. Ndërsa tokat në të cilat ne i quajme të kripura, janë të tilla sepse në solucionin ujor të tyre, permbajnë sasi më të madhe kriperash. Sasia e lartë e nivelit të kriperave në tokë, te bimët frutore ndikojnë ndjeshëm në uljen e aftësisë thithëse të ujit dhe të elementëve të tjerë ushqimorë.

Është vertetuar se tokat me kripera deri ne 10 gr/litër ujë (sipas I.H. Puzina), ne një thellesi toke ne jo me shumë se 1 m, mund te mbillen dhe te kultivohen bimët frutore. Ne këto raste perdorimi i plehrave organike është teper i rëndësishem. Ne mbi 10 – 20 gr/litër ujë kripe, qëndrueshmeria e bimëve frutore veshtiresohet. Ne mbi 20 gr/litër ujë, nuk bëhet fjale per kultivimin e pemëve frutorë. Tokat e drenazhuara ulin shumë efektin negativ te tokave te renda, te ftohta, dhe atyre që kanë permbajtje kripe ne nivelet e mesiperme.


3.5. KËRKESAT PER ELEMENTËT USHQIMORË DHE ROLI FIZIOLOGJIK I TYRE

Fale sistemit rrenjor mjaft te zhvilluar dhe shumë te afte per te marrë ujin dhe lendet ushqimore nga thellesite e tokes, bimet e pemëve frutore duken sikur nuk kanë kerkesa te dukshme per lendet ushqimore. Por ku vihet ne kushtet e një kultivimi intensiv me qëllim marrjen e rendimenteve te larta ne prodhimin e frutave dhe me cilesi te mirë, eksperiencat kanë vertetuar se pleherimi me elemente ushqimore, mbetet një nder masat me kryesore agroteknike dhe që nuk duhet nënvleftesuar per asnjë moment.

Bimët rriten dhe zhvillohet mjaft mirë vetëm atëhere, kur ato pleherohen në proporcione të duhura me elementët Azot, Fosfor, Potas, si dhe me një sërë mikroelementësh të tjerë. Nga praktika është vërtetuar se bimet shkojne shumë mirë, n.q.s. toka ka qëne e pleheruar bollshëm me plehra organike. Sistemi rrënjor ne këto kushte rrit shkallen e asimilimit të elementëve ushqimorë.

Elementët ushqimorë ndahen në dy grupe kryesore. Ato janë: i) Makroelementet, bëjnë pjesë azoti, fosfori dhe potasi (N2O; P2O5 dhe K2O); ii) Mikroelementet, ku më kryesorët janë: Magneziumi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Karbonin pemët e marrin nepermjet ajrit gjatë procesit te fotosintezes. Hidrogjenin dhe oksigjenin e marrin kryesisht nepermjet ujit, por dhe nga ajri. Ndërsa elementet e tjere i marrin nga shtresat e tokes. Disa nga këto elemente gjenden me shumice ne toke dhe nuk ndihet nevoja e pleherimit. Ndërsa disa nga këto kryesisht makroelementet si: N, P dhe K, nuk gjenden ne proporcione te duhura dhe per kete arsye lind nevoja e pleherimit.

Elementet ushqimore janë te domosdoshem ne te gjithë periudhën e vegjetacionit, por me te ndjeshme janë ndaj mungeses se elementit N. Është vertetuar gjithashtu se rezultate te mira kanë dhene edhe plehrat me elemente kimike ato fosforike dhe ato potasike. Duke qëne se mineralizimi i tyre bëhet me i ngadalte ne krahasim me ate te azotit, është e domosdoshme që plehrat e P dhe te K te hidhen gjatë periudhës se Vjeshtës dhe nëse nuk është e mundur, ato duhet te hidhen sa me heret ne Pranvere.

E rëndësishme gjithashtu është që këto plehra te shoqërohen edhe me plehrat organike 250-350 kv/ha (se paku 1 here ne 3 vjet). Këto plehra duhet te shpendahen ne te gjithë siperfaqen ne mes rreshtave dhe te futen ne toke ne thellesine rreth 20 cm menjëherë me anë te plugimit/frezimit te saje.

Roli fiziologjik i azotit (N). Azoti është elementi shumë i rëndësishëm si per rritjen ashtu edhe per zhvillimin e bimëve të pemëve frutore. Ai merr pjesë në ndërtimin e proteinave, të cilat pas ujit janë perbërësit kryesor në ndërtimin e protoplazmes së qelizave. Ai merr pjesë në perberjen e komponentëve me rëndësi jetësore siç janë acidet nukleike (ARN, ADN, etj). Po ashtu N mer pjesë në formimin e klorofiles, vitaminave, fosfatideve, alkaloideve, etj. Gjatë vegjetacionit dhe kryesisht në fazat e para të moshës së bimëve, azoti perqëndrohet me teper në indet e reja meristematike të rritjes. Me kalimin e kohes ky element grumbullohet në gjethe, lule dhe fruta. Pemët e asimilojnë azotin në formë nitratesh dhe të kriprave amoniakale. Format amoniakale mund të asimilohen me mirë në toka të ftohta, të rënda dhe me lagështi të tepruar. Në komponimet organike bimore, azoti gjëndet në formën e grupeve amidike, aminike, humidike, etj.

Azoti ka një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm si element perbërës në ndërtimin e trupit të bimës, por në sajë të pranisë së tij, ai ndikon drejtëpersëdrejti në asimilimin e një game të gjërë të elementëve të tjerë që ndodhen në solucionin ushqimorë te tokes. Sasia e elementit azot në tokë, është e ndryshme per tipe të ndryshme tokash. Në tokat me origjinë nga shkembijtë magmatike, në formën amoniakale azoti gjëndet vetëm në 0.005%. Tokat me origjinë nga shkembijtë sendimentare, sasia e azotit është disi me e lartë, sepse në këto toka perfshihet edhe azoti i fiksuar në rrugë biologjike. Ndërsa ne tokat ku janë të pasura me lëndë organike, elementi i azotit është në nivele me të larta dhe në forma me të asimilueshme per bimët.

Sipas disa autoreve (Khare e Umzani 1969,), referojnë se n.q.s. elementi N është në proporcione të drejta me elementët e tjerë ushqimorë, ai ndikon drejtëpersëdrejti në rritjen e mases se pergjithshme vegjetative te bimës si dhe ne rritjen e numrit të luleve, frutave dhe të gjetheve në bimë. Sipas tyre veçanërisht elementi azot, favorizon mjaf mirë pllenimin, lidhjen dhe rritjen e frutave. Gjithashtu është vërtetuar se, rezultate mjaft të mira te kjo bimë, arrihen n.q.s. N2O i sigurohet jo vetëm në proporcione të caktuara me elementët e tjerë kryesore ushqimorë, por dhe me një shperndarje të drejtë në raport me kërkesat gjatë fazave të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve.

Është venë re se plehërimi i njëanëshëm azotik dhe me doza të larta, jo vetëm që nuk ndikon në shtimin e prodhimit, por perkundrazi, ai ndikon në uljen e tij. Madje është venë re se bimët rriten shumë vrullshem, por shumë te brishta dhe nuk arrijne te piqen para se te hyne ne ngricat e Dimrit. Në zonat me veriore, ky ndikim bëhet akoma me negativ, sepse temperaturat dhe ndriçimi diellor janë me të disfavorshme per jetën e ketyre bimëve. Pemët frutore e asimilojne azotin më teper gjatë fazëz së rritjes vegjetative. Pjesa me e madhe e N dhe P asimilohen në periudhën e rritjes masive te gjetheve dhe të rritjes masive te frutave.

Niveli i ulet i N në solucionin ushqimorë të tokës, ndikon në atë që bimët të zhvillohen te dobëta dhe të vonojnë proceset e rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Simptomat e mungesës së ketij elementi në fazat e para të rritjes, shoqërohet me çngjyrosjen e gjetheve të poshtme. Ngjyra kalon nga ngjyra jeshile e erret, në jeshile të verdhë. Nëqoftëse ky element vazhdon të mungoje akoma edhe per një kohe me të gjat&e

Nga: Nazmi Rapuca (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: nazmirapuca@hotmail.com