Përgjigje për Selmi Fazliu nga Këshilltari Komunal
Ne pyetjen e dere nga fermeri Selmi Fazliu lidhur me pergatitjen e fidaneve te perimeve.

 

Pyetja: a mund te na tregoni proceduren e pergatitjes se fidaneve per kulturen e Domates dhe Specit?

 

Pergjigje:

 

Klutivimi i Fidaneve të perimeve

Aktualisht në treg egzsitojnë kultivarë me kapacitete të larta prodhuese, qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve dhe cilësi të mira të frutave të prodhuara. Që bimët të mund të shfaqin këto cilësi është e domosdoshme të zbatohet një teknologji rigoroze gjatë dhe pas mbjelljes së tyre. Në vijim, paraqesim një paketë të shkurtuar teknologjike lidhur me kujdesin gjatë mbjelljes së fidanëve perimorë dhe shërbimet e para pas mbjelljes. Pergatitja cilësore e fidanit është factor kyq në prodhimtarinë perimore.Fidani I shëndosh I cili arrin për ndërrim në kohën e planifikuar është parakusht për arritjen e rendimenteve të larta.Fidani paraqet fazën e hershme të rritjes dhe zhvillimit të bimës dhe kjo fazë karakterizohet me ndjeshmëri të madhe ndaj kushteve të ambientit të jashtëm.Pergatija kualitative e fidanit është një punë delicate ,pos tjerash edhe për faktin se gabimet eventuale në këtë fazë nuk përmirsohen në fazat e mëvonshme të prodhimit. Prodhimtaria e fidaneve të perimeve bëhet në mënyra të ndryshme ,por mënyrat kryesore jane : ♦Mënyra tradicionale dhe ♦Mënyra e Avancuar e prodhimit të fidaneve.


♦Mënyra Tradicionale ; aplikohet për prodhim të fidaneve për ndërrim në fushë të hapur.Fidani I prodhuar me këtë metod ndërrohet me rrënjë të zhveshura të cilat pësojnë ndërprerje të rritjes në momentin e ndërrimit në vendin e përhershëm .Në kushte të temperaturave të larta,mungesës së lagështisë ,erërave të fuqishme rreziku I eleminimit është I lartë.E metë ë kësaj metode është edhe prodhimtaria e ulët për bimë.


Mënyra e Avancuar e prodhimit të fidaneve: Ky sistem bazohet në shfrytëzimin e lëndëve të para të përpunuara industrialisht, shkallën e lartë të mekanizimit të proceseve të prodhimit dhe nivelin e lartë të automatizimit të kontrollit të mikroklimës në mjediset e prodhimit të fidanëve. Prodhimi avansuar i fidanëve realizohet në kaseta9module), që përmbajnë 40 – 400 qeliza individuale. Ndarja e kasetave në qeliza do të thotë që çdo fidani, individualisht, i sigurohet ujë dhe ushqim i mjaftueshëm. Prodhimi i fidanëve perimorë mund të realizohet në kaseta polisteroli ose plastike. Pavarësisht nga materiali që prodhohen, kasetat ndryshojnë në numrin, madhësinë dhe formën e qelizave (moduleve) të tyre. Kasetat prej polisteroli janë më të përdorshmet, kryesisht për shkak të kostos më të ulët. Vitet e fundit nën ndikimin e kërkesave për ruajtjen e mjedisit, këto të fundit janë duke u zëvendësuar me kaseta plastike të ngurta. Si rregull kasetat plastike shfrytëzohen për shumë mbjellje me radhë, por edhe kasetat prej polisteroli mund të shfrytëzohen për më shumë se një mbjellje. Në çdo rast, shfrytëzimi i përsëritur i kasetave duhet të shoqërohet me dezinfektimin paraprak të tyre me fungicide dhe insekticide me spektër të gjerë veprimi. Zhytja e tyre për disa sekonda në vaska të mbushura me tretësirë të përqendruar sulfat bakri (gur kali) 3 % është metoda më e thjeshtë.


Substrati për mbushjen e kasetave. Substrati që shfrytëzohet për mbushjen e kasetave njihet ndryshe edhe si komposto. Kompostot për prodhimin e fidanëve mund të prodhohen edhe në mënyrë artizanale (nëpërmjet dekompozimit të mbeturinave organike, plehrave të stallës, etj), shfrytëzimi i kompostove të prodhuara nga industria është më i sigurt dhe më efektiv. Pavarësisht llojin e substratit që përdoret ai duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e mëposhtme:


• të jetë fizikisht uniforme dhe të ketë rrjedhje të lirë për të lejuar mbushjen uniforme të moduleve,


• të karakteristika shumë të mira ujëmbajtëse, të mos humbasë strukturën gjatë ujitjeve, por njëkohësisht të lejojë njomjen e lehtë në rast se thahet,


• të sigurojë një mjedis uniform për rritjen dhe të mundësojë krijimin e një lëmshi rrënjësh që të mos shpërbëhet pas daljes nga modulet,


Në prodhimin e fidaneve të domates dhe specit përdoret substrati 0-5 mm.Me 1m³ sunbstrat mund të mbushen 850- 10000 vrima ushqyese të moduleve varsisht nga madhsia e vrimave prej 4x4cm dei 10x10cm


Cilësia e farave. Kërkesë esenciale e prodhimit industrial të fidanëve është cilësia e lartë e farave. Është shumë e rëndësishme që farat krahas fuqisë së lartë mbirëse të kenë gjithashtu energji të lartë mbirëse. Si rregull farat që përdoren duhet të kenë fuqi mbirëse jo më pak se 90 %.


Mbushja dhe mbjellja e kasetave. Mbushja e kasetave me komposto mund të behet me dorë, ose e mekanizuar. Mbushja duhet të realizohet nëpërmjet rrjedhjes së lirë të substratit në qeliza, rrafsh me sipërfaqen e tyre. Pas mbushjes me substrat, kasetat shkunden lehtësisht, por nuk është e nevojshme që mbi substrat të ushtrohet forcë për ta ngjeshur. Ngjeshja e tij realizohet lehtësisht nëpërmjet ujitjeve të mëvonshme.


• Mbjellja e farave në kaseta, gjithashtu mund të bëhet me dorë, ose e mekanizuar, nëpërmjet makinave mbjellëse me vakum. Pas mbjelljes tavat mbulohen me një shtresë të hollë vermikuliti(komposto që mban lagështn), pas të cilit makinat moderne të mbjelljes bëjnë ujitjen automatike të kasetave. Në rast të kundërt kjo ujitje duhet të bëhet me dorë, në formë shiu, por duke treguar kujdes që rryma e ujit të mos zbulojë, ose zhvendosë farat e mbjella. Ujitja duhet të jetë e tillë që mundësojë lagien e plotë dhe uniforme të substratit në të gjithë thellësinë e qelizave. Për të lehtësuar këtë proces, nëse substrati paraqitet në gjendje të thatë, laget mjaftueshëm përpara mbushjes së kasetave.


• Mbirja. Kasetat duhet të vendosen në dhomat e veçanta të para mbirjes 150 deri sa të fillojë mbirja. Temperatura në këto mjedise, deri në shfaqjen e mbirjeve të para, mbahet në nivelin 25-28 0C. Koha e qëndrimit të kasetave në këto mjedise zgjat 48 deri në 72 orë, në varësi nga lloji i species dhe energjia mbirëse e farave. Menjëherë me shfaqjen e fillesave të mbirjeve të para, kaseta dërgohen në serë, ekspozohen në dritë të plotë, ndërkohë që temperatura e mjedisit zbret në 12-16 ˚C. Në këto kushte, mbirja e përfundon për 5-7 ditë, Gjatë kohës së mbirjes, kujdes i veçantë i duhet kushtuar mbajtjes së substratit në gjendje vazhdimisht të lagur. Për këtë qëllim në dhomën e parambirjes lagështia relative e ajrit ruhet në 95-100% (në dhomat e mbirjes kjo realizohet nëpërmjet mjegullimit të vazhdueshëm të mjedisit), ndërsa pas daljes së kasetave në serë bëhen, sipas nevojës, ujitje periodike. Është shumë i rëndësishëm që temperatura e mjedisit, në cdo pjesë të tij, të jetë uniforme gjatë të gjithë kohës. Në të kundërt, do të ketë mbirje të çrregullta dhe më pas diferenca të konsiderueshme në intensitetin e rritjes së bimëve.


• Ndriçimi. Pa dyshim që drita është faktori më i rëndësishëm për rritjen e fidanëve, prandaj sigurimit të ndriçimit të plotë i kushtohet rëndësi e veçantë. Mungesa e ndriçimit manifestohet me tejzgjatje dhe zbardhje të kërcellit të fidanëve, ndjeshmëri më të lartë ndaj sëmundjeve kërpudhore dhe çfarë është më e rëndësishmja, me zvogëlim të potencialeve të ardhshme prodhuese të bimëve. Mungesa e ndriçimit, nuk mund të korrigjohet me vendosjen e llambave të zakonshme, sado të fuqishme të duken ato. Ndriçimi i plotë mund të arrihet vetëm nëpërmjet instalimit të llambave të veçanta me fuqi shumë të lartë.


• Krasitja ajrore e rrënjëve. Principi bazë i prodhimit të fidanëve në module është krasitja ajrore e rrënjëve. Kasetat duhet të mbështeten mbi tavolina, blloqe druri, tela të tendosur etj., në mënyrë që ato të jenë të izoluara nga toka me një shtresë ajri jo më pak se 5 cm. Lartësia e preferuar nga toka është 10 cm. Krasitja ajrore bazohet në faktin që majat e rrënjëve vdesin kur rrënjët dalin jashtë kasetave dhe bien në kontakt me ajrin dhe në këtë mënyrë favorizojnë formimin e një lëmshi rrënjësh brenda foleve në kaseta.


• Vendosja e kasetave drejtpërdrejtë mbi sipërfaqen e tokës, pleh të pakalbur, mbi sipërfaqe prej çimentoje, apo mbi fletë plastike është e gabuar sepse lejohet dalja e rrënjëve jashtë kasetave dhe depërtimi i tyre në tokë, apo (në rastin e sipërfaqeve prej çimentoje dhe fletëve plastike) krijimi i një shtrese të dendur rrënjësh në pjesën e poshtme të kasetës. Vendosja korrekte e kasetave, shoqëruar me teknologjinë e përshtatshme të kultivimit mundëson formimin e një sistemi rrënjor të zhvilluar mirë dhe që shkëputet me lehtësi nga kaseta.


• Ujitja. Kerkesat më të mëdha të bimëve për ujë janë në fazën e mbirjes së farave. Për këtë arsye, menjëherë pas mbjelljes bëhet një ujitje sasi të mjaftueshme uji për të siguruar lagien e plotë të substratit. Pas këtij momenti, në asnjë rast nuk duhet të lejohet tharja e sipërfaqes së kompostos, deri në mbirjen e plotë të farave.


• Fidanë me cilësi të lartë mund të përftohen vetëm nëpërmjet ujitjeve korrekte. Nëse ujitja me dorë e fidanëve është praktike në sipërfaqe të kufizuara, prodhuesit e mëdhenj e kanë të domosdoshme të instalojnë sisteme të mekanizuara ujitje. Sistemi më efektiv i ujitjes është ai i lëvizshëm formë shiu, i cili lejon lëvizjen mekanike të sprucatorëve të ujitjes në çdo segment të fidanishtes. Në ndonjë rast mund të ndodhë që qelizat anësorë të tavave skajore të thahen më shpejt se sa ato të qendrës së blloqeve. Në këto raste janë të domosdoshme ujitjet plotësuese me dorë. Numri i ujitjeve është i kushtëzuar nga kushtet e motit dhe faza fenologjike e fidanëve. Ujitja duhet të jetë e tillë që të realizojë rrjedhje minimale të ujit nga modulet dhe humbje minimale të lëndëve ushqyese prej tyre.


Plehërimet e lëngshme. Rritja e fidanëve mund të kontrollohet nëpërmjet të administrimit të sasisë dhe raporteve midis elementëve bazë ushqyes. Në përgjithësi kompostot industriale që shfrytëzohen në prodhimin e fidanëve janë të pasuruara me elementë të ndryshëm ushqyes dhe mund të sigurojnë të ushqyerit normal të fidanëve për pjesën më të madhe të qëndrimit të tyre në kaseta. Gjithsesi, në situata të caktuara, mund të kërkohet të ndërhyhet me plehra të ndryshëm për të bërë korrigjimet e nevojshme. Vëllimi i vogël në të cilën shtrihet sistemi rrënjor dhe intensiteti i lartë i rritjes së fidanëve i bëjnë shpesh plehërimet të domosdoshme. Plehrat mund të shtohen nëpërmjet sistemit të ujitjes me anë të sistemeve të ndryshme të injektimit. Frekuenca e plehërimeve varet nga gjendja e bimëve, faza fenologjike dhe kushtet e motit. Elementi kryesor ushqyes që rregullon intensiteti i rritjes së fidanëve është azoti. Esenciale është që gjatë ndërhyrjeve për kontrolluar rritjen e fidanëve të përdoren doza të vogla, për të mos nxitur rritje vegjetative të tepruar, apo të pakontrolluar të fidanëve. Riplehrimi I pare fillon në fazën e gjetheve të vërteta dhe ate të përdoren plehrat e lëngët leht të tretshëm(Vuksal,Fertigal,Humusin diku ne doza 50 ml/10 l ujë në 100 m²,mvarsisht nga fazat fenologjike të fidanit),disa prej të cilëve kombinohen edhe me preparate për mbrojtjen e bimëve si dhe këto plehra mund të përdoren permes sistemit të ujitjes.Pra duhet të përdoren plehrat me përmbajtje të ulët të azotit dhe kaliumit ndërsa përmbajtje të lartë të fosforit.


Kontrolli i gjatësisë së fidanëve. Metoda e diferencave të temperaturave (DIF) është mënyra më e mirë për të kontrolluar lartësitë e fidanëve. DIF përllogaritet nga diferenca e temperaturës të ditës me temperaturën e natës. Një vlerë pozitive e DIF favorizon rritjen e përshpejtuar të bimëve, ndërkohë që një vlerë e mundshme negative, përkundrazi do të frenojë rritjen e bimëve. Temperaturat e larta në 3-4 orët e para pas lindjes së diellit, shkaktojnë tejzgjatje të fidanëve. Kjo mund të parandalohet duke mbajtur në orët e para të mëngjezit temperatura më të ulta se sa ato të natës, por jo më pak se 10 ˚C. Zakonisht vlera negative prej 4-5 ˚C të DIF, mundësojnë një kontroll të mirë të lartësisë së bimëve.


Regjimi i ujitjes është një tjetër mjet i fuqishëm për të kontrolluar rritjen e fidanëve. Frekuenca (shpeshtësia) e vogël e ujitjeve, duke i dhënë përparësi ujitjeve në orët e mëngjezit dhe kufizimit në maksimum të ujitjeve në orët më të nxehta të ditës, apo në ditët më ndricim të kufizuar ndikon pozitivisht në prodhimin e fidanëve me trup të shkurtër. Lëkundjet, apo përkuljet e lehta (disa herë në ditë) janë një tjetër mundësi e mirë për të prodhuar fidanë me kërcej të shkurtër dhe të trashë, pa dëmtuar kapacitetet e tyre prodhuese.


Mosha e fidanëve. Koha e qëndrimit të fidanëve në kasetë duhet të përcaktohet në varësi të madhësisë së moduleve, species dhe kohës së kultivimit. Sa më e gjatë të jetë koha e qëndrimit të fidanëve në kasetë, aq më shumë do të frenohet rritja nën dhe mbitokësore e fidanëve dhe aq më shumë do të zvogëlohet intensiteti i rritjes së tyre. Në mënyrë të vecantë, nëse koha e qëndrimit të fidanëve në kasetë do ta kalojë kohën e fazës së rritjes aktive të tyre, do të vështirësohet lidhja e tyre me tokën pas trapiantimit dhe do të zvogëlohet ndjeshëm prodhimi i pritshëm prej tyre. Vlerat orientuese të kohës së qëndrimit të fidanëve në kaseta, në varësi të species, numrit të fidanëve në kasetë dhe kohës së prodhimit paraqiten në tabelë.



Kalitja e fidanëve: nënkupton përgatitjen përfundimtare të fidanëve për mbjellje në vendin e përhershëm. Ajo nënkupton zvogëlimin e ritmit të rritjes, shtimin e lëndës së thatë dhe rritjen e qëndrueshmërisë së fidanit ndaj streseve të mundshme të mjedisit të ri ku do të zhvendoset fidani. Gjithsesi, është e rëndësishme të nënvizohet që kalitja duhet të bëhet me kujdes dhe vetëm në ditët e fundit të qëndrimit të tyre në vendin e prodhimit, për arsye se një kalitje e zgjatur dhe e tepruar do të influenconte negativisht si në shpejtësinë e lidhjes së fidanëve me tokën, ashtu edhe në prodhimin e ardhshëm të tij. Mënyrat kryesore të realizimit të kalitjes janë;


• Ujitja; zvogëlimi gradual i sasisë së ujit që përdoret për ujitje dhe i kohëzgjatjes së ujitjeve, reduktojnë intensitetin e rritjes së fidanëve. Megjithatë, në asnjë rast nuk duhet lejuar tharja e substratit deri në atë shkallë sa që të shkaktohet vyshkja e fidanëve.


• Temperatura; ulja e temperaturës deri në nivelin e temperaturës së mjedisit të kultivimit të bimëve mundëson aklimatizimin e plotë të fidanëve përpara daljes së tyre në vendin e përhershëm.


• Plehërimi; zvogëlimi, apo ndërprerja e plotë e plehrave azotike përpara procesit të kalitjes rrit përmbajtjen e lëndës së thatë në bimë. Plehërimi para mbjelljes. Pak para bartje për në fushë fidanët ujiten bollshëm me ujë me përmbajtje të lartë të plehrave fosforike dhe më pak azotike. Plehërime të tilla (starter) ndihmojnë shumë në lidhjen e shpejtë të fidanëve me tokën, për arsye se u sigurojnë fidanëve një rezervë elementësh ushqyes lehtësisht të asimilueshme për ditët e para pas trapiantimit (kjo është e domosdoshme në rastet e mbjelljeve të hershme, kur për shkak të temperaturave të ulta të tokës aktiviteti i sistemit rrënjor është shumë i kufizuar) dhe njëkohësisht nxit aktivizimin e shpejtë të sistemit rrënjor dhe lidhjen e tij me tokën në vendin e përhershëm.


Kontrolli i sëmundjeve dhe i dëmtuesve. Higjiena e plotë e kasetave dhe e substrati që përdoret për prodhimin e fidanëve është e domosdoshme. Sëmundjet që dimërojnë në tokë mund të përcillen nga një cikël prodhimi në tjetrin nëpërmjet kasetave të pa dezinfektuara. Kasetat plastike mund të dezinfektohen duke i zhytur në solucione formaline, ndërkohë që tavat prej polisteroli mund të përpunohen me fungicide me bazë të gjerë veprimi. Nëse nuk përdoren substrate industrial duhet bërë dezinfektimi I dherishtes si dhe mjeteve të punës 9me avull në temperature 80-120 ˚C ) ose edhe me metoda kimike (me fungiside-Cineb,Benlate VP-50,Ridomill,Previkur etj.). Pas mbirjes së fidaneve duhet vazhduar me masa preventive mbrojtëse me fungicide:Benlate(0.1%),Ridomill(0.2%)Previkur (0.15-0.25%),Aliet,Rubigan(0.02-0.03%),Ronilan(0.01-0.02%).


Mbrojtja ndaj insekteve bëhet me insecticide:Confidor,Mospilan,Actelik etj.


Trajtimet e fidanëve gjatë rritjes kushtëzohen nga natyra e problemeve që lindin gjatë rritjes së tyre.


Treguesit cilësorë të fidanëve perimorë. Për fidanët perimorë nuk ekzistojnë standarde të cilësisë së fidanëve. Megjithatë, ekziston një mirëkuptim i gjerë që fidanë perimorë cilësorë konsiderohen ata që plotësojnë kriteret që vijojnë;


• Janë të pastër nga sëmundjet dhe dëmtuesit.


• Kanë gjethe dhe kërcej me ngjyrë të gjelbër të errët dhe përmbajtje të lartë klorofile.


• Kanë sistem rrënjor të zhvilluar mirë, pa simptoma kalbëzimi, apo tapëzimi.


• Kanë kërcell të fuqishëm dhe të zhvilluar mirë.


• Kanë sipërfaqe gjethore të mjaftueshme.


• Zotërojnë aftësi për tu lidhur shpejt me tokën pas trapiantimit dhe kanë potenciale të larta për rritje të shpejtë pas rrënjëzimit.


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Kaçanikut. Ing.dip i bujqesise z.Zekeria Koxha

Nga: Zekeria Koxha (Kacanik)
Telefon: 044/ 130 047
E-mail: zekeria.koxha@rks-gov.net