Përgjigje për Arjan Baki nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Arjan Baki lidhur me mbrojtje e pemeve gjat dimrit.


Pyetja: kam lexuar se vaji i sojes mund te perdoret per sperkatje dimerore , pyetja ime eshte, a mund ta perdor te kombinuar me Champion ose klorpirifos ose te treja bashke .ju lutem me ketheni nje pergjigje te detajuar ju pershendes nga KORCA dhe ju uroj shendet te mire Arjan Baki faleminderit shume.


Pergjigje:


Asnjehere nuk kam degjuar se vaji i sojes mund te perdoret per sperkatje dimerore. Ajo qe eshte e sigurte eshte perdorimi i vajrave industriale te kombinuara me preparate me baze Bakurin (Cu). 1. Per kete kohe preferohet vaji i kuq i cili ne vete permban 100 gr ne 1lite Oksid te bakurit dhe 550gr/liter vaj parafine te rafinuar. Ky preparat ka veprim:baktericid, isekticid dhe akaricid. ky preparat nese perdoret tani (ne fazen e qetesise dimerore te pemeve-fundi i fazes A-sythi dimeror, dozimi duhet te jete 2.5-3%. Nese trajtimi behet me vone, ne fazen e majes se gjelbert te sythave (fenofaza B dhe C) koncentrimi duhet te jete 1-1,5%. 2. Lengu Bordolez, qe blihet i gatshem ose pergaditet nga fermeri, me perqendrim 1.5-2% 3. Oviphyt ne perqendrim 2-3% etj.


Mbrojtja dimërore e pemëve

Periudha e qetësisë relative e pemëve, duhet shfrytëzuar për krasitjen mbrojtjen e pemëve kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve. Mbrojtja përmbahet në masa mekanike dhe kimike.


Ndër masat mekanike duhet përmendur: pastrimi i pemëve nga strofullat e dëmtuesve të ndryshëm, hjekja e degëzave të lënduara dhe të infektuara, mbledhja e frutave të kalbur që mund të kenë mbetur ende në pemë, mbledhja e gjetheve dhe mbeturinave të tjera që kanë rënë nën pemë dhe ndezja e tyre. Në këtë mënyrë, largojmë burimet e infekcionit, prej nga heret në pranverë dalin sporet dhe hifet e këpurdhave të ndryshme si dhe vezët dhe insektet e rritur të cilat shkaktojnë infekcionet primare dhe i sulmojnë pemët që në fazat e para të fillimit të vegjetacionit.

Masat kimike të mbrojtjes dimërore kanë të bëjë me: spërkatjen e pemëve me preparate kimike kundër shkaktarëve të sëmundjeve dhe dëmtuesve. Shumë dëmtues dhe shkaktarë të sëmundjeve dimërojnë në kurorën e pemëve ose nën te në tokë dhe mbeturina bimore. Me spërkatjen dimërore shkatërrohen format dimërore të tyre. Spërkatja dimërore duhet të bëhet gjat kohës së qetë, të thatë dhe të nxehtë, kuptohet gjat kohës së qetësisë relative- nga koha e rënjes së gjetheve deri para fillimit të vegjetacionit. Preferohen dy spërkatje. Njëra në vjeshtë, lëngë bordolez ose me ndonje preparat tjeter ne bazë të bakurit , kurse tjetra pak para fillimit të vegjetacionit, mundësisht pas përfundimit të krasitjes dimërore, që të shmangen infekcionet e mundshme nga plagët e shkaktuara gjat krasitjes, preferohet vajrat mineral si: Vaji i kuq, preparati Oviphyt etj.

Dëmtuesit të cilët mund të luftohen përmes spërkatjes dimërore janë të shumtë. Po përmendim disa prej tyre: morrat e ndryshëm të gjetheve, marimanga e kuqe, morr i përgjakur, larvat gjethepërdredhësit, lulengransat etj.

Nga sëmundjet që mund të luftohen me spërkatjen dimërore mund të përmendim: kromën dhe hirin, të cilat me sukse mund të luftohen me preparate në bazë të bakurit si: qorba bordoleze, preparati Champion, Cuprablau Z etj. kundër hirit mjaft efikas janë edhe preparatet në bazë të sulfurit: Chromosul, Sumpor SC-80 etj.

Te pjeshka, në këtë fazë, është e domosdoshme luftimi i sëmundjes Taphrina deformans, gjethebiruasja, njollosja e gjetheve etj. Ndër preparatet që mund të përdoren po përmendim ata në bazë të bakurit: Cuprablau Z, Nordex super, Champion etj. kurse në fazën e fryrjes së sythave Chromodin S-65 në koncentrim 0,1 deri 0,2 %.

Te vishnja, qershija, kajsia dhe kumbulla, sëmundja më e rrezikshmë që mund të luftohet me spërkatjen dimërore është Monilija (Monilia laxa). Sëmundja paraqitet qysh në fazën e lulëzimit. Lulet e infektuara thahen. Shpeshëherë i sulmon edhe degëzat të cilat edhe ato thahen. Për luftimin e sajë më e rëndësishmja është pastrami i pemëve nga degëzat e sulmuara-të thara dhe nga frutat e kalbur të cilët zakonisht mbesin në kurorën e pemës. Kjo domosdoshmërisht duhet bërë para fillimit të vegjetacionit që të zvoglohet potenciali infektues gjat vegjetacionit të ardhshmëm.

Preferohet spërkatja në fillim të lulëzimit dhe në lulëzim të plotë me ndonjërin nga preparatet: Konkor, Sumilex, Kidan, Teldor etj. të gjithë me koncentrim 0,1 deri 0,2 % (10 deri 20 ml ne 10 litra ujë).

Një masë shumë e rëndësishme është edhe gëlqerosja e pemëve. Që ky veprim të jetë sa më i sukseshëm preferojmë recetën për përgaditjen e tretësirës për lyerje: maten 5 kg gëlqere e shuar (qyreq i shuar, në formë qulli i trashë, i shtohen 0,5 kg kripë kuzhine-kripë e gjellës, dhe 0,5 kg insekticid Chromosul. Në rast se mund të gjendet preferohet që kësaj tretësire ti shtohet edhe 0.5 kg sulfur. Kësaj përzirje i shtohet sasia e nevojshme e ujit që masa të jetë e përshtatshme për lyerjen e pemëve dhe lihet të qëndrojë për 24 orë pastaj të përdoret për lyerje. Nese ka nevojë për sasi më të madhe mund të përgaditet sipas nevojës, vetëm ruhet raporti i komponenteve që u përmenden më sipër.

Me këtë masë duhet të lyhet trungu duke filluar nga sipërfaqeja e tokës deri te degët, dhe sa të jetë e mundur edhe degët. Lyerjen duhet bërë gjat kohës së nxehtë dhe me diell. Kjo mund të bëhet në vjeshtë pas rënjes së gjetheve deri para vitit të ri.


SI TË PËRGADITET LËNGU BORDOLEZ

Lëngu Bordolezë është përzirja e sulfatit të bakurit me gëlqere të shuar.


Përgaditja:

për të përgaditur 100 l preparat, në një enë më të madhe qesim 75 l ujë dhe 1000 g (1 kg) sulfat bakuri serbisht plavi kamen të cilin e tretim ngadalë në ujë.

në një enë tjetër qesim 25 l hudhim ngadale, duke e perzier 750 gr gëlqere të pashuar.

Kur sulfati i bakurit të jetë tretur plotësisht, në tretësirë qesim lëngun e kulluar të gëlqerës.

tretësira e përgaditur në këtë mënyrë përdoret menjëherë, nuk bënë të qëndrojë për ditën tjetër.


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari publik për bujqësi i komunës së Gjilanit: Ing, i dipl. i bujqësisë z.Nazmi Rapuca




 

Nga: Nazmi Rapuca (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: nazmirapuca@hotmail.com