Pergjigje per Enesin nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Enesi lidhue me kultivimin ne serra.


Pyetja: kisha pas nje pytje kur osht koha ee pershtatshme per pregaditjen e e tokes per serra pa ngrohje duke ditur qe kah mesi prillit duhet me fillu me mbjellje dhe si te behet dhe me qka pregaditja


Pergjigje: I nderuar, lidhur me pyetjen tuaj me qene se nuk e keni specifikur kulturen qe deshironi ta kultivoni ne serra ne po jua rekomandojme kete pergjigje te keshilltariet nga Komuna e Mamushes z. Topoyani, lidhur me kultivimin e trankullit dhe domates ne serra.


Pergjigjja nga keshilltari: Duke u bazuar ne kushtet klimatike te Kosovës për të prodhuar fidanë te domates dhe trangujt, duhet të planifikojmë që fillojmë prej datës 10 deri 20 Shkurt. Është e rëndësishme qe gjatë planifikimit të dimë se për prodhimin e fidanëve te trangujve na duhen 4-5 javë, ndërsa për prodhimin e fidanëve te domates 6-8 javë. Pas prodhimit cilësor të fidanëve kur temperatura e tokës mbërrin deri 16oC qe zakonisht ne kushtet tona ky momenti është në fund të muajit Mars ose fillim të muajit Prill, duhet të bëjmë mbjelljen e fidanëve në serra. Pas mbjelljes nëse e bëjmë kultivimin e përshtatshme dhe kushtet klimatike janë të favorshme trangujt mbërrijnë në treg pas 30-40 ditësh apo në fillim të muajit Maj, ndërsa domatet pas 60-70 ditësh ose me 10-15 te muajit Qershor.


Kjo përgjigje është dërguar nga këshilltari publik për bujqësi i Komunës se Mamushës, Ing. i bujqësisë Yüksen Topoyani ne nje pyetje te ngjashme me pyetjen tuaj.

Nga: Yüksen Topoyani (Mamushe)
Telefon: tel
E-mail: ytopoyan@hotmail.com