Pergjigje per Albert Morina nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Albert Morina lidhur me kultivimin e Hudhres dhe Karrotes ne komunen e Malisheves.


Pyetja: përshendetje , jam student dhe me deshir te madhe per tu marr me buqesi konkretisht me perime . dhe kam nje pytje se sa i pergjigjet dhe sa është e përshtatshme toka e komunes ton këtyre dy kulturave : huder dhe karrot , faleminderit për kshillen?


Pergjigje:


HUDHRA

Hudhra është kulturë shumë e vjetër të cilën e kanë kultivuar edhe popujt e lashtë, të cilët përveq vlerës ushqyese i kanë njohur mjaft mirë edhe vetitë e saja shëruese, Në kosovë kultivohet në të gjitha viset por në sipërfaqe të vogla. Në të ushqyerit e njeriut hudhra ka përdorim të gjërë. Si e freskët përdoret heret në pranverë. Përveq kësaj hudhra përdoret si shtesë gjellrave të ndryshme, ushqimeve të konservuara etj. Vlera shëruese e hudhrës është njohur qyshë nga popujt e lashtë, të cilët i kanë njoft vetitë dezinfektuese të hudhrës.

Për kultivimin e hudhrës tokat më të përshtatshme janë tokat mesatarisht të lehta deri mesatarisht të rënda. Thelbinjët e hudhres fillojnë të mbijnë në temperature 3 – 50 C. Temperatura optimale për rritjen e bimëve është 16 – 180 C. Pjekja (tharja) e bulbit bëhet në temperature rreth 250 C. Eshtë mjaft e qëndrueshme ndaj temperaturave të ulta. Fazat më të ndieshme për lagështi janë menjëherë pas ndërrimit (mbjelljes) së thelbinjëve dhe ajo e rritjes së bulbit. Në kohën kur fillon pjekja kërkesat për lagështi.

KARROTA

Poashtu edhe Karrota Në kosovë kultivohet në të gjitha viset, nga organet e Karotes Për ushqim përdoren frytrrënjorët e karotës të cilët mund të kenë ngjyrë, formë dhe madhësi të ndryshme varësisht nga kultivari dhe kushtet e kultivimit. Përndryshe karota bën pjesë në llojet më të rëndësishme të perimeve. Ka veti ushqyese dhe shëruese. Është burimi më i pasur i Beta carotenit, nga e cila organizmi sintetizon vitaminen A, e cila ka rëndësi të shumëfisht për organizmin e njeriut. Ajo ka përdorim mjaft të gjerë në të ushqyerit e njeriut qoftë në gjendje të freskët apo të përpunuar.

Duke patur parasysh faktin se pjesa konsumuese e karotës rritet në tokë, është me shumë rëndësi që karota të kultivohet në toka të shkrifta, dhe të përshtatshme sidomos sa i përket vetive fizike.

Nëse karota kultivohet në toka të rënda, të ngjeshura të cekëta, arrihen frytrrënjor të cilësisë së dobët e në disa raste ato mund të jenë të deformuara, që zvogëlon dukshëm cilësinë e frytrrënjorëve dhe vlerën tregtare të tyre.


Kjo pergjegje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi i komunes se Malisheves. Ing. i bujqesise z.Milaim Morina

 

Nga: Milaim Morina (Malisheve)
Telefon: tel
E-mail: milaim08@gmail.com