Materiale per Racen e Dhive Alpina

Ne pyetjen lidhur me sigurimin e disa materialeve per racen e dhive Aplina.


Pyetja: Deshta te pyes, nese mundeni me na tregu diqka ma shum per rracen e dhive alpine?


Pergjigje: Kjo racë rrjedh nga Alpet franceze prej nga e ka marr edhe emrin. Është e shpërndarë në shumë vende të botës për shkak te aftësive të kësaj race për tu adaptuar.


Numër i madh i ekspertëve kanë punuar në përmirësimin dhe seleksionimin e kësaj race prej më shumë se 65 vite.


Karakteristikat e kësaj race


Dhia Alpine mund të haset me disa ngjyra dhe shenja të ndryshme, por ngjyra që dominon më së shumti është e kuqe me një vijë të zezë nga koka deri në bisht, shpesh mund të jete me fytyrë të zezë, këmbët e zeza. Dhia alpine mund të jetë me brirë por edhe pa brirë.


Shkalla e maturimit te dhitë Alpine (arritja e pjekurisë seksuale) është rreth 5 muaj pas lindjes. Kur një ftujë arrin këtë moshë është e gatshme për përçitje dhe shtatzënia te dhitë zgjat rreth 150 ditë, ku në moshën 10 -11 muajshe ftuja mund të lind dy keca të shëndetshëm. Pra te kjo racë plleshmëria është 200 %, që e bënë këtë racë edhe më të rëndësishme.


Dhia alpine është dhi e madhe, ku femrat kanë lartësi të xhidavisë prej 70-80 cm, kurse cjeptë 90-100 cm dhe gjatësi të trupit 80-90 cm te femrat, kurse rreth 100 cm te cjeptë. Paraqet dhinë më të përhapur në Francë, e cila merr pjesë me 70% prej numrit të gjithmbarshëm të dhive. Ka prodhimtari të qumështit prej 600-800 kg, ndërsa tek ato rekorde arrin mbi 900 kg qumësht gjatë laktacionit. Qumështi mund të përpunohet në gjalpë, djathë, sapun, akullore ose çdo produkt tjetër të qumështit të bëra zakonisht nga qumështi i lopës.


Cilësia e qumështit te dhia alpine


Dhia Alpine është e njohur për prodhimi të qumështit me cilësi të lartë dhe me përbërje të ulët të yndyrës. Sipas British Medical Journal, qumështi i dhisë Alpine ka përmbajtjen më të ulët të yndyrës nga të gjitha kafshët që prodhojnë qumësht (3.1 g / 250ml), duke përfshirë edhe qumështin e lopëve. Ka vlera më të lartë të laktozës se sa qumështi i lopëve, por me vlera më të ulëta të proteinave. Qumështi i dhisë alpine ka 2.3g proteina për 250ml qumësht, ndërsa qumështi i lopës ka 3.4 g/250 ml.


Krahasuar me qumështin e dhisë së sanës, vlera e qumështit të dhisë alpine është më e lartë në të gjitha aspektet ushqyese, me përjashtim të përmbajtjes së yndyrës, duke e bërë atë një zgjedhje shumë të shëndetshme sidomos te njerëzit që kanë probleme me yndyrë dhe peshë.


Me qellim që të arrihet prodhimtari më e lartë e qumështit, është konstatuar nga ekspertët që duhet pasur parasysh katër kërkesa kryesore. Dhia e qumështit alpine duhet të strehohen në kushte të veçanta në mënyrë që prodhimi i qumështit mos të ndikohet nga ndryshimet e faktorëve të jashtëm. Ndryshimet në faktorë të jashtëm mund të shkaktojnë një rënie në prodhimin e qumështit për shkak të presionit që ndikon në dhi për t'iu përshtatur këtyre ndryshimeve. Katër faktorët për prodhim optimal janë; ventilim adekuat, shtretër apo shtroja e thatë, ushqim i shëndetshëm dhe racion i balancuar mirë dhe furnizimi me ujë, nëse ushqehen në kullosë duhet të përshkojnë rrugë sa më të shkurtë dhe mbrojtje nga shqetësimet e ndryshme dhe sëmundjet.


Kjo dhi ka arritur rezultate të mira edhe në vendin tonë si ne adaptim, plleshmëri dhe prodhimtari të qumështit.




Prodhimi i qumeshtit dhe mishit nga dhite


Qumështi:


Nga dhitë janë shumë mundësi për të marrë rendiment të lartë qumështi. Në dhitë Sanna & Alpine duke ndjekur një skemë të punës seleksionuese mund të merret një rendiment 800-1500 kg /krere .


Dhitë prodhojnë më shumë qumësht në laktacionin e tretë dhe të katërt. Prodhimi i qumështit në laktacionin e pare dhe të dytë janë 70-90% të atij të tretë.


Duke filluar nga laktacioni i pestë vihet re rënie e prodhimit të qumështit. Prodhimi maksimal është midis javës së 3 dhe të 8 të laktacionit. Qumështi bije 10 % çdo muaj dhe pastaj më shpejt duke filluar nga 7 muaj. Fermeri duhet të drejtojë të ushqyerit e tyre për të marrë rendimente sa më të larta në këto faza të laktacionit.


Përmbajtaja e yndyrës dhe proteinës janë të larta menjëherë pas pjelljes (gjatë ditëve të kulloshtrës ), ulen pastaj menjëherë, rritet nga java e 20 e laktacionit, afër tharjes pastaj është shumë e lartë. Kjo gjë duhet ptë kihet parasysh për tregëtimin e qumështit të tyre .


Nga qumështi i dhive, për përbërjen kimike ë që ka si (Alfa kazeina, Raporti Yndyrë proteinë etje), përgatiten djathra speciale që në tregun ndërkombëtar janë nga më të shtrenjtët dhe që bëjnë të mundur sigurimin e të ardhurave të kënaqshme për fermeret. Vëndet e zhvilluara mbi 90% të qumështit të dhive e përpunojnë në djathë .


Përgatitja dhe tregëtimi i djathit bëhen në kushtet e fermës , pra janë krijuar fermat me cikël të mbylluar ( Prodhim - përpunim –tregëtim ), çka ka bërë të mundur rritjen e të ardhurave nga fermerë e dhive. Kështu 38


1 litër qumësht I përpunuar në djathë kushton 2-3 herë më shumë se sa i pa përpunuar


Prodhimi i mishit


Krahas prodhimit të qumështit nga këto raca prodhohet mish nga kecat në periudhën e këputjes. Për traditën që ka popullsia shqiptare dhe tregu botëror ky product është objekt i punës teknike dhe aktivitetit ekonomiko financiar të fermës. Nga këto raca prodhimi i mishit sigurohet vetën nga kecat në këputje që nuk të destinuara për remont apo reproduktorë. Mishi i prodhuar nga kecat është shume cilësor dhe i kërkuar në trgun e brendshëm dhe të jashtëm, gjë që përbën burim të ardhurash për vlerat e larta që ka në treg. Çmimi i mishit të kecave në këputje renditet mbas atij të viçit dhe në disa sezone e kalon atë.


Për kushtet e vëndit tone prodhimi i mishit nga kecat si dhe për specjet e tjera përbën prioritet për arsye se:


-Kushtet e tregëtimit të produkteve blegtorale ( keca etj) janë më të favorshme, sepse fermeri e drejton këtë në bazë të interesave të tij.


- Prodhimi i mishit nga të dhirtat realizohet me kosto më të ulët se speciet e tjera, sepse ai është kryesisht i bazuar në kullotë dhe me përdorim të kufizuar të ushqimeve të koncentruara.


- Për fermerët është më e lehtë të tregëtohen kafshë të gjalla( keca , dhi etj) duke evituar shpenzimet e transportit, taksat e tregut etj.


Prodhimi i mishit nga të dhirtat është prioritar dhe për arsye të vlerave dietike ushqimore që ka


Karakteristikat e mishit te kecave .


, Mishi i kecave ka një aromë dhe shije të pëlqyeshme specifike. Ai është me më pak dhjamë se sa mishrat e tjerë të kuq dhe zakonisht më i butë.


RACA ALPINE FRANCEZE :PRODHIM I SHKELQYER I QUMESHTIT NE FERMA INTENSIVE


Mbareshtimi i dhive te specializuara ne prodhimin e qumeshtit po gezon nje interes gjithmone ne ritje.Sebashku me racen Sannen, shume e njohur, te njejten fame gezon dhe raca e dhive Apline Franceze, kjo fale prodhimit te larte te qumeshtit dhe sidomos kapacitetit te pershtatjes ne kushtet e ritjes intensive .


Raca Alpine Franceze eshte nje race europiane e krijuar ne Alpe, ndermjet kryqezimit te racave vendase te dhive me racen Saanen.Ka nje shperndarje te gjere ne France, duke zene 70% te totalit te numrit te dhive atje.Mbareshtohet me se shumti ne luginen Loarei, ne numer te madh ne ferma industriale te specializuara, me nje kapacitet (1000-1800 dhi).


Eshte importuar ne SH.B.A ne vitin 1920 , ku eshte praktikuar perzgjedhja per nje uniformitet me te mire, madhesine e trupit dhe prodhimit.


Karakteristikat e races


Alpine Franceze eshte e shkathet dhe ka nje zhvillim te mire trupor.Eshte nje race dhie e mbushur, rezistente dhe pershtatet lehtesisht ne kushtet klimaterike.Veshet kane nje zhvillim mesatar, permasa fine dhe rine drejt (erekt).Femrat kane nje permase afersisht 75 cm dhe nje peshe trupore 60-70kg.Permasat e Meshkujve jane me te medha, 80-100 cm, dhe peshe 75-90 kg.


Ne vendin e origjines ngjyra eshte e kuqeremte ne shpine. ne fytyre ne zonen e bishtit.Ne SH.B.A nuk kane vendosur nje ngjyre tjeter e cila te perkufizoje racen, per kete arsye mund te jete shume e ndryshueshme.Mund te jete e bardhe komplet ose me nuanca gri, kafe, te kuqe, dhe e zeze.


Gjithashtu shume shpesh mund te vihet re dhe ngjyra me lara, e formuar nga kombinime ngjyrash te ndryshme, ne te gjithe siperfaqen e trupit.


Te dyja sekset ne pergjithsi kane qime te shkurter, ndersa ne meshkujt qimet jane ne masen e siperme te trupit dhe ne mjeker dicka me gjate, briret jane shume te zhvilluar.


Prodhim rekord i qumeshtit


Prodhimi vjetor i qumeshtit eshte ne 650-750 litra ne 250 dite me nje yndyre prej 3.5 %.Rekordi eshte vendosur ne SH.B.A , ne vitin 1997, per kete race reth 2910 kg.


Ne nje studim te zhvilluar ne France per 168.872 dhi nga raca Alpine Franceze, u perftua mesatarisht nje prodhim prej 747 l qumesht, me nje permbajtje 31.3 g proteine l/qumesht dhe 35.6 g yndyre l/qumesht ne 276 dite prodhimi.


Raca Alpine Franceze eshte importuar ne shume vende te botes per te permirsuar prodhimin e qumeshtit ne racat vendase.


Materiale shtese: 


http://www.fermaime.com/?id=7&l=2341


www.scribd.com/doc/214412430/Mbareshtimi-i-Bagetive-Te-Imta#scribd (bene copu linkun dhe pastaj hape tek nje faqe e re)


 

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com