Pergjigje per Lumbardhin nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Lumbardhi lidhur me menyren e luftimit te unthit tek Gruri.


Pyetja: si luftohet unthi tek gruri?


Pergjigje: Urthi i grurit

Kallinjtë e prekur njihen lehtë, në qoftë se shtypen me gishta ato lëshojnë masën e pluhurt të zezë e cila vjen erë si ajo e peshkut të prishur.


Në pjekje kallinj të tillë njihen që larg sepse qëndrojnë drejt, se janë të lehtë ndërsa ato të shëndoshët përkulen nga pesha e kokrrave.


Zakonisht kërcelli i një bime të infektuar është më i shkurtër se ai i një bime të painfektuar.


Humbjet në prodhim si pasojë e prekjeve nga ky parazit në përgjithësi janë 10-15 %, por në rast të prekieve të rënda mund të arrijnë deri 70 %


Sëmundja ndikon sidomos në cilësinë e kokrrave të grurit.


Masat e luftimit


Ndër masat agroteknike më të efektshme kundër këtij patogjeni janë: qarkullimet bujqësore, mbjellja e farës së pastër, etj.


Dizinfektimi i farës me preparate të tilla si baytan, frumidor 200 gr/l kv farë etj, vincid 200 gr/l kv farë etj., mbetet mënyra më e rëndësishme për kufizimin e parazitit.


Ky material eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi

Nga: Ali Gacaferi (Junik)
Telefon: tel
E-mail: aligacaferi@hotmail.com