Pergjigje per Gani Sheqiri nga Keshilltari Komunal

Pyetja: Pershendetje, pyetja ime eshte: kur duhet te behet riplehrimi i grurit dhe ne qfar dozash per nje hektar?


Pergjigje: Riplehrimi i grurit

Gruri është ndër kulturat më të rëndësishme lavërtare, andaj kultivimit të tijë duhet ti kushtohet rëndësi e veqantë.

Synimi kryesor në prodhimtarinë intensive : Rritja e rendimentit të grurit për njësi të sipërfaqes.

Masat agroteknike të cilat duhet të aplikohen gjat kultivimit të grurit :

-Zgjedhja e variatetit

-Qarkullimi bimor –parakultura

-Pregaditja e tokës

-Mbjellja në afatin optimal

-Plehrimi – sasitë optimale

-Riplehrimi

Kërkesat e Grurit për materje minerale :

Makroelementet :

-Azoti (N)

-Fosfori(P205),

-Kaliumi (K20).

Mikroelementet: Fe, Cu, Zn, B, Mg, Mo etj.

Azoti (N)

-Azoti- është element ushqyes tejet i rëndsishëm për rritjen dhe zhvillimin e bimës së grurit, është i domosdoshëm gjattër periudhës vegjetative të grurit,eposaqërisht në fazën III,IV dhe V, të zhvillimit ontogjenetik, periudha e formimit të organeve vegjetative dhe gjenerative.(kërcelli,kalliri, kallëzat,lulet)

-Ka ndikim të madh në formimin maksimal të masës së tërsishme vegjetative.

-Sasitë e mdha të Azotit ndikojnë në rrëzimin e bimëve për tokë, zvoglimin e rendimentit dhe kualitetit.

-Mungesa e Azotit ndikon në rritje dhe zhvillim të dobët të pjesëve vegjetative të bimëve të grurit.

Fosfori (P2O5)

-Ky element ushqyes është i domosdoshëm dhe i nevojshëm për bimën e grurit gjattër periudhës vegjetative, e posaqërisht në fazat fillstare të rritjes dhe zhvillimit të sajë, respektivisht në 20-30 ditët e para të vegjetacionit.

-Në fazën e formimit të plotë të luleve në kallëza.

-Në periudhën e pllenimit të të luleve në kallëza.

Fosfori si element ushqyes ndikon në:

-Formimin më të shprehur të sistemit rrënjor të grurit.

-Intensitetin e vëllazërimit

-Rritjen e rezistencës së grurit ndaj temperaturave të ulëta – ngricave.

Kaliumi (k2O)

-Ndikon në këmbimin e materjeve ushqyese –(procesin e metabolizmit) te bimët e grurit,

-Bën pjesë në përbërjen e strukturës së qelizave të kërcellit- stabilitetin e tijë.

-Përmirson gjendjen e bimës në tërsi

Mikroelementet

Në rritjen dhe zhvillimin e bimës së grurit ndikim të madh kanë edhe mikroelementet si :Fe, Zn, Cu, Mn, Ca etj, natyrisht në sasi të caktuara optimale.

Më tepër gjinden në plehrat organike(shtallës).Mund ti ip bimës së grurit edhe përmes trajtimit foliar me plehra të lëngët.

Tokat e përshtatshme për kultivimin e grurit:

-Tokat e tipit Qernozem

-Aluviumet

-Smonicat strukturale. (të gjitha këto toka kualitative me bonitet të lartë).

Tokat jo të përshtatshme :

-Tipet e tokave të cekëta skeletoide.

-Ranore

-Të rënda argjilore

-Që kanë nivel të lartë të ujit nëntoksor.

-Tokat e njelmëta

-Tokat acidike.

RIPLEHRIMI I GRURIT ME AZOT(N)

Riplehrimi – ushqimi plotësues i grurit me materje azotike, gjat periudhës vegjetative është masë e rëndsishme agroteknike:

-Ndikon në rendimentin e grurit.

-Ndikon në kualitetin e frytit të grurit.

Gruri riplehrohet vetëm me plehra azotike në dy afate(faza)

-Riplehrimi i parë duhet bërë në dekadën e tretë të muajit shkurt dhe në dekadën e parë të muajit mars: prej 20.02-15.03, kur bima e grurit gjendet në fazën e vëllazërimit(varësisht nga kushtet klimatike).

-Riplehrimi i dytë – tri - katër javë më vonë

Sasitë optimale të plehrave minerale dhe organike mvaren:

-Rendimenti i planifikuar për grurë.

-Tipi i tokës – potenciali prodhues i saj.

-Parakultura - parabima.

-Shpërndarja e plehrave organike (zvoglimi i plehrave minerale për 25-30%) .

Sasia optimale e plehut azotik /ha e shprehur në materje aktive.

-Sasia e azotit elementar 80-130 kg/ha materje aktive.

-Gjat mbjelljes së grurit shpërndahen 10-25% e plehut azotik (me NPK)

-Për riplehrimin e parë të grurit preferohet - plehu azotik ; UREA- 46 %.Temperatura duhet të jetë rreth 8°.Në këto temperatura shtohet aktiviteti i mikroorganizmave të tokës të cilët e bëjnë transformimin e formës amide të azotit(N) në formën nitrate të asimilueshme për bimët.Mvarsisht nga lagështija,temperatura,dhe vlera e ph-së së tokës ky transformim zgjatë rreth dhjetë ditë.

-UREA nuk duhet të përdoret në tokat me ph-acidike.

-Për riplehrimin e dytë plehu azotik – NAG-u 27%

Norma e shpërndarjes së plehut azotik kg/ha

-Riplehrimi i parë- plehu azotik UREA -46% përdoren rreth 200kg/ha(4 -5 thasë)

-Nëse përdoret plehu azotik NAG- 27% shpërndahen rreth 300-350kg/ha(6-7 thasë)

-Në riplehrimin e parë duhet të hudhen afërsisht rreth 70-80% të plehrave azotike

Riplehrimi i dytë

-Riplehrimi i dytë duhet zbatuar në fillim të muajit prill,me plehra azotike NAG 27%.

-Riplehrimi i dytë bëhet bëhet varësisht nga gjendja momentale e zhvillimit të grurit.

-Në riplehriminme dytë hudhet sasia e mbetur afërsisht rreth 20-30% e plehut azotik nga sasia e përgjithshme.

-Kjo dozë e plehrimit ka efektin e korrektorit, përmirsuesit.

Zbatimimi i kësaj mase agroteknike në kultivimin e grurit kërkon:

Përpikmëri në përmbajtjen e normave të sasive të plehrave të përcaktuara.

Afatet kohore të riplehrimit.

Makinat(mekanizimin) me të cilat zbatohet


Ky material eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi

Nga: Ali Gacaferi (Junik)
Telefon: tel
E-mail: aligacaferi@hotmail.com