Pergjigje per Fidaim Gerbeshi nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Fidaim Gerbeshi lidhur me kohen e fillimit te pergatitjeve per mbjell e domates dhe kastravecit ne serra.


Pyetja: Kur duhet me fillu pergatitja per mbjelljen e domates dhe kastravecit ne serra. qe me dale ma heret me prodhime ne treg?


Pergjigje:


Duke u bazuar ne kushtet klimatike te Kosovës për të prodhuar fidanë te domates dhe trangujt, duhet të planifikojmë që fillojmë prej datës 10 deri 20 Shkurt. Është e rëndësishme qe gjatë planifikimit të dimë se për prodhimin e fidanëve te trangujve na duhen 4-5 javë, ndërsa për prodhimin e fidanëve te domates 6-8 javë.

Pas prodhimit cilësor të fidanëve kur temperatura e tokës mbërrin deri 16oC qe zakonisht ne kushtet tona ky momenti është në fund të muajit Mars ose fillim të muajit Prill, duhet të bëjmë mbjelljen e fidanëve në serra. Pas mbjelljes nëse e bëjmë kultivimin e përshtatshme dhe kushtet klimatike janë të favorshme trangujt mbërrijnë në treg pas 30-40 ditësh apo në fillim të muajit Maj, ndërsa domatet pas 60-70 ditësh ose me 10-15 te muajit Qershor.


Kjo përgjigje është dërguar nga këshilltari publik për bujqësi i Komunës se Mamushës, Ing. i bujqësisë Yüksen Topoyani






 

Nga: Yüksen Topoyani (Mamushe)
Telefon: tel
E-mail: ytopoyan@hotmail.com