Përgjigje shtesë per Elhami Bajrami

Ne peyetjen e bere nga Elahami Bajrami.


Pyetja: a mund te me siguroni nje pergjigje ne lidhje me procedurat e pergatitjes se sillazhit?


Per kete pyetje pergjigje shtese ka derguar keshilltari per bujqesi ne komunen e Gjilanit. Msc. Medin Zeqiri


Pergjigje:


SILLAZHI


Procedurat e mbjelljes janë njësoj sikurse mbjellja e misrit për kokërr ndërsa dallimi është se për mbjelljen e misrit për sillazhë nevojitet më shumë farë dhe mbjellja bëhet më e dendur që për një m2 mbillen 12 kokrra apo për 1 ha nevojiten 120.000 kokrra farë misri ose 4.pako që kanë nga 30.000 kokrra farë misri për sillazhë shprehur në kg diku 28 deri në 30 kg për 1 ha.


Sillazhi ështe ushqim voluminoz i lëngët dhe i konzervuar, ky ushqim është zëvendësim i ushqimit të freskët gjatë periudhës së dimrit.


Përparësitë e të ushqyerit me sillazhë


• Me silazhim bëhet konservimi i suksesshëm i lëndëve ushqyese


• Silazhi ka vlerë të lartë ushqyese


• Misri për silazhim jep rendimente të larta


• Silazhi përgaditet edhe në kushte të pa volitshme klimatike


• Silazhi është zëvendim i ushqimit te lëngët në stinën e dimrit


• Silazhi kërkon hapësirë më të vogël për deponim se sana


• Gjatë përgaditjes së silazhit mund të përdoret mekanizmi në shkall të lart


• Çmini i përgatitjes së silazhit është më i lirë


• Të ushqyerit është më ekonomik pra ulket kostoja e shpenzimeve në prodhim


• Shmanget rreziku nga zjarret(djegja e ushqimit)


Kushtet optimale për sillazhim Sillazha fillon te pregaditet në pjekurinë dyllore. Kur lagështia e tijë është 72% Pioniri rekomandohet për pregaditjen e sillazhit kur linja e pjekurisë qumështore arrinë 1/2 deri 2/3 në kokërr. Pra kur misri ta përfundojë pjekurinë qumështore dhe menjeherë kur të fillon pjekuria dyllore duhet korrë për sillazhë. Silazhi komplet bima me 80% lagësht arrinë deri në 600-800 kg 1m3 Vetëm me sillazhë arrihet deri në 15 litra qumësht në ditë. Në 1m3 në sillosë vendosen 600-700 kg/sillazhë. (shih tabelen 1)


Për përgatitjen e sillazhit duhet të zhvillohet fermentimi acido laktik


Ky fermentim mund të zhvillohet nëse sigurohen këto parakushte;


1.Minimumi i sheqerit


2.Lagështia 65-70%


3.Temperatura max 15 oC


4.Krijimi i kushteve anaerobe


5.Aciditeti(PH)3.6-4.2


Ushqimet të cilat përdoren për përgaditjen e Sillazhit


Misri për silazh


Leguminozet


Bari i livadhit


Kokat dhe gjedhet e pangjasheqerit


Talla



Teknika e sillazhimit Për përgaditjen e sillazhit cilësorë duhet të ndërmerren këto masa;


Grimcimi i masës 1-4cm varsisht nga perqindja e lagshtise ,shtypja dhe mbulimi. Grimcimi bëhet varësisht nga përmbajtja e lagështisë në masën për silazhim.


Shtypja e masës për silazhim bëhet me makina bujqësore traktor me goma


Shtypja duhet të jetë e organizuar dhe të bëhet pa ndërprerje në mënyrë që të përfshihet tërë sipërfaqja e silazhit dhe të largohet ajri në tërësi nga masa e silazhuar Shtresa e masës për silazhim duhet të jetë sa më e hollë (10cm)dhe pas çdo shtrese të të tillë bëhet ngjeshja e masës.


Shtypja duhet të filloj nga muret e solosit kah pjesa e mesit dhe duhet të kalohet disa herë nëpër masën e silazhuar





Mbulimi


Mbulimi i mirë i sillazhit zvogëlon prishjen e tij


Mbulimi bëhet me ceradë, tekstil, folie plastike


Mbi sipërfaqe të silazhit vendoset dheu, pleh,goma dhe gjëra të rënda


Fermentimi i silazhit kryhet brenda tri jave mipëpo rekomandoket që shfrytëzimi mos të filloj më herët se 40-60 ditë.


Përdorimi i silazhit për kafshë duhet të jetë mirë i programuar dhe futja e silazhit në racion duhet të jetë gradual


Lopëve në fazën e fundit të barsmërisë u jepet më pak për shkak se mund të shkakton aborte


Silazhi nuk guxon tu jepet kafshëve i ndotur ose i ngrirë.



Grimcimi


Madhësia e grimcave të masës për silazhim duhet të jenë sa më të vogla në mënyrë që shtypja të bëhat sa me e lehtë dhe të largohet ajri nga masa e silazhit.


Silazhin e grimcuar mirë kafshët e tretin dhe e konsumojnë më mirë


Më lehtë nxirret nga silosi.



Rekomandimet për përdorimin e sillazhit te kafshët sipas llojit dhe kategorisë


Si rregull gjithmonë praktikohet që së pari kafshëve iu ipet pak sanë e thatë para se tju ipet sillazha


Lopët qumështore 20-40kg/ditë


Gjedhët në trashje 10-30kg/ditë


Viqat deri ne 5 muaj 5kg/ditë


Mështqerrat 6 deri 12 muaj 10-13kg/ditë


Mështjerrat më të moshuara 15-20kg


Delet 2-5kg/ditë Qengjat 0.3-1kg/ditë


Dhitë 2-3kg/ditë


Derrat 5-10kg/ditë.



 


 

Nga: Medin Zeqiri (Gjilan)
Telefon: 044/ 212 484
E-mail: medinzeqiri@yahoo.com