Përgjigje për Ersenin nga Këshilltari Komunal

Ne pyetje e bere nga fermeri Ersen Azemi lidhur me  kohen e konsultimit me veterinerin.


Pyetje: Ne cilat periudha eshte mire te kontaktohet veterinari per kontroll te gjedhit , apo kete duhet bere vetem kur ka simtomta te semundjes?


Përgjigjëja per lexuesin Ersen Azemi, ne rukriken Sherbimet Keshillimore.


Kujdesi per kafshet shtepiake – gjedhin me te gjitha kategorit e saj , fillon nga fermeri i cili me krijimin e kushteve te mira te mbarshtrimit për kafshën ku perfshijn higjienen e mir në shtall, dritën , ventilim permanent, ujë të mjaftueshëm , ushqimi cilësor dhe vaksionim sezonal e mbron kafshën nga semundjet.


Kafshet semuren ateher kur fermeri nuk mund te krijoj kushte te mira te mbarshtrmit dhe kur nuk i kushton vemendje programit te vaksonimit.


Kafshet sëmuren nga mirkroorganizmat siq jane (viruset , bakteriet , kerpudhat), parazitet dhe nga kequshqimi.


Semundjet tek kafshët mund të vijnë edhe nga fermeri në ato raste kur kafshëve iu japim ushqime jo cilësore ( të mykura, të ndotura etj ) dhe nga ushqimi i njeanshem me ushqime energjetike, proteinike (acidoza laktike dhe alkaloza). Nese i kushtohet vëmendje e veqant balancimit te ushqimit ne racionet ushqimore kafshet nuk do te sëmuren dhe si rrjedhoj fermerët nuk do te kenë nevoj per ndihmen e veterinarit.


Ne mbrojtjen e kafsheve nga semundjet me natyre patogjene (viruset , bakteriet , kerpudhat, parazitet ) rolë të rëndësishëm ka edhe vaksionimi. Vaksionimi tek kafshet eshte sezonal ; ne pranver dhe vjeshte (kundër antraksit, këmbzezës, edemës malinje , clostridieve, brucelozës etj) njëkohësisht në këtë periudh bëhet edhe dehelmintizimi i kafshëve nga parazitët ( Fashiolozës, Ekinokokozës, Dicroceliozës , Dictikaulozës etj) ne këtë periudh fermeri duhet të kontaktoj veterinarin.


Ne rastet tjera të jashtzakonshme kur kafshët paraqesin shenja te semundjes , problem me mbarsim, problem ne lindje , mbetje te placentes (qerojsës) duhet te kontaktohet menjeher veterinari .


Nga të dy format e shaktitmit të sëmundjeve në kafshë ajo nutritive dhe patogjene, rol të rëndësishëm ka fermeri i cili me kujdesin e tij për kafshët i parandalon sëmundjet .


Nje fjal e vjetër e popullit thot ; aty ky depërtojn rrezet e diellit nuk ka vend për mjekun. Parandalimi eshte mjekimi më i mirë.


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Gjilanit. Dr. i Veterinarise Alban Spahiu PhD

Nga: Alban Spahiu (Gjilan)
Telefon: 044/ 445 986
E-mail: al_spahiu@hotmail.com