Pergjigje per B.Hysani

Ne pyetjen e parashtruar nga B.Hysani lidhur me punet qe duhet kryhen ne bletari gjat muajit janar.


Pyetja: cilat jane punet qe duhet kryhen ne bletari gjat muajit janar?


Pergjigje: PUNËT NË BLETORE GJATË MUAJIT JANAR

Janari është muaji i dimërit, pra sezonë e vdekur apo më mirë më thënë e pushimit për shoqërin e bletës.Mirë po, për bletarin e vyeshëm edhe në këtë muaj ka punë për tu bërë me qellim që sezoni aktiv ta gjejë sa më të përgaditur.

Ne Janar bëhët planifikimi I punëve për vitin e ri kalendarik.


Para se të bëhët planifikimi, parashihet se cilës veprimtari do ti kushtohet rendësija më e madhe, përkatësisht qka do të prodhohet në sezonin e ardhshëm:


Mjaltë,

Luzma,

Pjalm(polen)

Qumësht blete etj.


Pastaj, a planifikohet zgjerimi i bletores me numër të ri të luzmave, a prodhohet për nevoja vetjake, apo edhe për treg, apo eksluzivisht për treg.Të gjitha këto elemente ndikojnë në planifikimin e punëve të bletarëve. P.sh, nëse synohet shtimi i numrit të shoqërive të bletëve, duhet planifikuar mënyrën e sigurimit të zgjojeve, fletëve të dyllit, telit etj.

Edhe pse bletarët i dijnë këto gjëra, unë vetëm do t`iu përkujtoj disa prej tyre. Kështu: së pari, sezoni dimëror duhet të shfrytzohet për leximin e literaturës për bletari sepse gjithëherë gjejmë nga diqka që nuk kemi ditur, apo edhe t`i përsërisim gjërat që mos te harrohen.

-Gjatë Janarit, në bletore te sigurojmë qetësi apsolute, kështu që mos te hyjë as një kafshë nëpër bletore, por as njeri pa ndonjë arsye të madhe, sepse çdo tronditje apo shqetësim i bletëve në zgjua (të cilat tani gjinden në tufën dimërore) mund të shkaktoi dëme si: rritja e shpenzimit të ushqimit, shkëputja nga<tufa> etj etj.

Gjatë ditëve të bukura (me diell) të Janarit të sigurohet dalja e blëteve pa pengesë nga zgjoi (hapja e dëres) me qëllim të daljes së bletëve në fluturimet pastruese (jashtëqitja jasht zgjoit).Me këtë masë bletëve iu letësohet dimrimi sa më i mirë. Në raste të tilla nëse kemi borë që është plotësisht normale për pjesën kontinentale të vendit, para deres së zgjoit mbi borë të qitet kashtë, sanë apo ndonjë materje tjetër e terur, kështu që gjatë kthimit te bletëve nga fluturimet e tilla mos të bijnë mbi borë sepse do të ftohen dhe mbesin mbi borë.

-Kohen tjetër të Janarit bletari duhët të shfrytëzoi për riparimin e ndonjë zgjoi të dëmtuar, për përgaditjen e kornizave të reja, për armirimin e fletëve të dyllit nëse ka mundësi etj.etj sipas nevojës.


Kjo pergjigje eshte marr nga nje publikim i USAID/NOA i autorit Haxhi Demuka

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com