Pergjigje shtese per Drilonin nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Driloni lidhur me kultivimin e karrotes.


Pyetja: si behet kultivimi i karrotes?


Pergjigje:


KARROTA

Origjina e karrotës së egër është e gjithë Europa dhe Azia e vogël. Si rezultat i seleksionomit të vazhdueshëm, janë nxjerrë varjetete me forma nga më të ndryshme. Përllogaritet që në vëndin tonë mund të kultivohen mbi 500 ha nga ku mbi 50 % e kësaj sipërfaqeje, kultivohet në zonën e Lushnjes/Divjakes, pasi dhe kushtet tokësore dhe ekologjike janë shumë të përshtatshme për këtë bimë. Kjo bimë kultivohet më tepër në Ultësirën Perëndimore. Fruta përmbajnë ujë rreth 89 %, l.th. rreth 15 - 20 %. Nga këto proteina, 1.1 %, celuloze 1 %, lëndë minerale 1 % e tjerë. Karota është mjaft e pasur në sheqerna (Në formë disaharidesh). Një rëndësi të madhe ka dhe përmbajtja e provitamines A (karotines) të cilën karota zën vëndin e parë.


Figura. Bime dhe fruta të karrotës


 




VEÇORITË DHE KËRKESAT E KARROTËS

Ben pjesë në familjen Umbreliferae. Bima e karrotës është 2 vjeçare, ku në vitin e parë formon një rozetë gjethesh dhe frutrrënjorin dhe vitin e dytë ky frutrrënjor mbin duke dhënë degëz a të cilat në fund të vegjetacionit do të japin farën. Sistemi rrënjor zhvillohet shumë shpejt mbas mbirjes së farërave. Kur në sipërfaqen e tokës të shfaqen thelpijte e parë të kotiledoneve, rrënja është rritur në rreth 10 cm duke formuar gjithashtu dhe një degëzim të fuqishëm rrënjore të rrethuar me një shtresë të dendur të qimeve thithese. Më vonë me kalimin e fazave sistemi rrënjor zhvillohet mirë deri në thellësinë 60 cm dhe madje disa mund të arrijnë në thellësinë deri në 2 m. Frutrrënjori përbëhet në 3 pjesë: koka, qafa dhe rrënja e vërtetë. Në pjesën e kokës së frutrrënjorit, zhvillohet një rozetë gjethesh, ndërsa qafa nuk ka gjethe dhe rrënjët. Ndërsa në rrënjen e vërtetë zhvillohen rrënjët të cilat i depërtojNë në thellësi të ndryshme sipas varjetetit. Vetë frutrrënjori është i përbëre nga 2 shtresa si ajo e lëvores që është me ngjyrë portokalli në të verdhë dhe palca me ngjyrë të verdhë. Në shtresën e jashtme, karrota ka më shumë lëndë ushqyese dhe amidon si dhe është më e shijshme. Gjethet janë në formë puplore, me lobe pak a shumë të cara e të thella. Kërcelli është i zhvilluar mirë dhe për nga lartësia shkon nga 1 - 1.5 m. Lulja është hermafrodite. Pistili është i ndarë me dy fole. Eshtë bimë me pjalmim të kryqëzuar. Farat janë diakenë me dy fruta të vegjël dhe të ngjitura në mes tyre. Fuqia mbirëse ruhet për 2 - 3 vjet dhe zakonisht është 80 %. Periudha nga mbjellja në mbirje shkon nga 8 - 15 ditë, që varet nga cilësia e dhe temperatura. Temperatura optimale e mbirjes është 16 - 22 oC, maksimalja është deri në 30oC. Lagështija tokësore duhet të jetë 60 - 70 %.


KËRKESAT PËR KLIMË DHE TOKË

Është bimë që don lagështirë dhe kjo më shumë në periudhën e mbirjes. Në rast se lagështira e mjaftueshme nuk sigurohet në vlerat e duhura, atëhere mbirja vonohet ose nuk mbin fare. Një moment tjetër për lagështirën është dhe faza e rritjes së frutrrënjorit e cila kërkohet që në tokë të jetë në sasi të mjaftueshme. Në mungesë të saj frutat nuk zhvillohen normalisht dhe rriten të shtrembera ose çahen në gjatësi të tyre. Nga ana tjetër mungesa e lagështirës në tokë e detyron karroten të kalojë në fare. Kjo bimë ka kërkesa edhe për lagështirën ajrore, mungesa e të cilës ndikon në drunjëzimin e shpejtë dhe prekjen nga sëmundjet.

Më shumë nevojë për dritë dhe temperaturë, karrota i kërkon në fazën e rritjes së frutrrënjorit. Në temperaturën nën 8 oC, bimët e ndalojnë rritjen dhe në temperatura të ulëta -3 - 4 oC dëmtohet. Hijezimi në çdo fazë të zhvillimit të bimës, ndikon keq në rritjen normale të frutave, rendimentin dhe cilësinë e frutrrënjorit. Prandaj nuk këshillohet mbjellja në mes rreshtave të bimëve të tjera. Kërkon toka të thella dhe të pasura, më mirë shkon në tokat buzë lumejve si dhe tokave të reja ku predominon fraksionet e rërës. Prezenca e argjilës ndikon keq në formimin e frutit. Në përgjithësi karrotat shkojnë mirë në toka të lehta të pasura dhe ranore. Nga pikepamja e reaksionit është mirë të jetë pak acide me Ph 6.5 - 7.5. Parabimë të mira janë prashitëset dhe bishtajoret për kokërr, si dhe perimet e familjeve të tjera.


KULTIVIMI

Bazohet në një plugim të thellë gjatë verë, në plugimë të tjera përgaditore, duke menjanuar punimet me lagështirë të tepruar. Frezimet ose diskimet, duhet të bëhen në 4 - 7 ditë para mbjelljes së farës ose fidanit në te. Plehërat organike dhe ato kimike hidhen para frezimeve.

Kultivarët më të rekomanduar janë:

i) Puma F1, është hibrid mesatarisht të hershëm. I ngjan kultivarit Nantes. Eshtë i përshtatshëm për kultivim pranveror dhe vjeshtor. Nga momenti i mbjelljes e deri në vjelje është nga 105-115 ditë ose 16-17 javë pas mbjelljes.

ii) Panther F1, është hibrid i hershëm. Edhe ky i ngjan kultivarit Nantes. Eshtë i përshtatshëm për kultivim dhe prodhim të hrshem pranveror.

iii) Carrera F1, është hibrid për prodhim vjeshtor dhe dimëror. i ngjan kultivarit Flakte. Eshtë i përshtatshëm për përpunim industrial.

iv) Espedo F1, është hibrid mesatarisht i hershëm. Eshtë i përshtatshëm për prodhim pranveror dhe vjeshtor.

Figura. Disa nga kultivarëtë karrotës



Në 10 kv prodhim të freskët të karotes kërkohen rreth 1.3 kg lëndë aktive P2O5, 4.3 Kg K2O, dhe 2.9 kg N2O. Raporti i asimilimit N:P:K është 2.2:1:3.3. Plehërimi organik nuk ndikon mirë në plehërim direkt të karotes pasi shkakton deformime dhe shije të keqe të frutave, prandaj është mirë që plehu organik të jetë në parabimë. Plehërat azotike duhet të hidhen në 1/3 në plehërim bazë si ure ose dap dhe 2/3 në 2 duar në fazën e rritjes dhe të formimit të frutrrënjoreve.

Për një rendiment me karrota prej 300 - 400 kv/ha duhen:

a - për elementin N,

i) Në tokë të varfër me përmbajtje të azotit deri në 0.1%, duhet të përdoren 90 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me rreth 3 kv /ha nitrat amoni;

ii) Në tokë të mesme me përmbajtje nga 0.1 - 0.12 %, duhet të përdoren 80 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me 5 kv /ha nitrat amoni;

iii) Në tokë të pasur me përmbajtje nga 0.16 % e sipër, duhet të përdoren 66 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me 2 kv /ha nitrat amoni.

b - për elementin P2O5,

i) Në tokë të varfër me përmbajtje të fosforit deri në 1 mg P2O5 për 100 gr tokë, duhet të përdoren 92 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me 7 kv/ha superfosfat;

ii) Në tokë të varfër me përmbajtje të fosforit nga 1 deri në 2 mg P2O5 për 100 gr tokë, duhet të përdoren 72 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me 6 kv /ha superfosfat.

iii) Në tokë të pasura me përmbajtje të fosforit mbi 2 mg P2O5 për 100 gr tokë, duhet të përdoren 60 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me 5 kv /ha superfosfat.

Keto plehëra që zakonisht janë dapi dhe superfosfati të përdoren në momentin e përgaditjes së tokës.

c - për elementin K2O,

i) një tokë e varfër me përmbajtje deri në 8 mg K2O për 100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 150 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 3 kv /ha sulfat potasi;

ii) një tokë e varfër me përmbajtje nga 8-15 mg K2O për 100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 100 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 2 kv /ha sulfat potasi;

iii) një tokë e varfër me përmbajtje mbi 15 mg K2O për 100 gr tokë, mund të përdoren rreth 25 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 0,5 kv /ha sulfat potasi;

Për një rendiment më të lartë së 400 kv/ha, duhet të bëhen kalkulimet e nevojshme, duke u bazuar në kërkesat e kësaj kulturë për 100 kg prodhim të freskët që janë paraqitur më sipër.


AFATET E MBJELLJEVE DHE MBJELLJA

Për të patur një mbirje sa më energjike, duhet që fara të vendoset në thellësinë 2 - 3 cm. Afatet më të mira të mbjelljes janë 20 Korrik - 10 Gusht. Në këtë periudhe mund të merren fruta me ngjyrë shumë të theksuar dhe me shije të mirë. Kjo për arësye se temperatura për rritje dhe zhvillimin e bimëve janë më të përshtatshme për këtë bimë.

Distancat e mbjelljes dhe mbjellja. Distancat më të rekomanduara për mbjellje janë 15 x 5cm, duke siguruar kështu një numër bimësh rreth 120 - 150 bimë për m2. Në këtë mënyrë frutat rriten të drejta, të pa deformuara dhe nuk çahen. Mbjellja bëhet në rreshta me makina mbjellëse dhe me normë fare 7 - 8 kg/ha.

Shërbimet. Bëhen 2 ose 3 capitje në varësi të infeksioneve nga barërat e këqia dhe gjëndjes së shkrifmerise së tokës. Koha e një prashitjeje nga një tjetër duhet të jetë në rreth 15 ditë. Si bime lagështi dashese tokës i duhet të sigurohet një lagështi normale dhe kjo më shumë kujdes duhet në fazën e mbirjes, që duhet të bëhet 6 - 7 herë në çdo 2 - 3 ditë, deri në atë moment sa të duken gjethet e para dikotiledone. Ndërsa fazat e tjera të cilat kërkesat janë me maksimale për ujë janë: i) Ajo e rritjes vegjetative dhe ii) Ajo e rritjes së fruterrënjorit. Kur sasia e lagështirës zbret nën 60 - 80 % të aftësise ujëmbajtëse të tokës, lind nevoja e ujitjeve. Ujitja me pika është ideale, po ashtu edhe ajo në formë shiu.

Rrallimi, bëhet në fazën e 2 -3 gjetheve të vërteta, duke lënë bimët në çdo 5 cm larg njera-tjetrës, me qëllim që të sigurohen 100 - 120 bimë për m2. Mos kryerja e rrallimit ndikon në uljen e cilësisë së frutrrënjoreve dhe mbeten të vogël a.


VJELJA E KARROTËS. Vjelja duhet të bëhet para zhvillimit të plote të frutrrenjorit. Kjo bëhet me qëllim që të evitohen keqformimet, carjet, drunjëzimet dhe gjelberimin e pjeshem të frutit. Në varësi të kultivarit vjelja zakonisht behet: i) Për kultivarëtë hershëm nga 2,5 – 3 muaj pas mbjelljes në fushë; ii) Për kultivarëtë mesëm mbjellja bëhet 3-4 muaj pas mbjelljes; iii) Për kultivarëtë vonë, vjelja duhet të bëhet 4,5-6 muaj pas mbjelljes në fushë. Rendimenti i karrotës shkon nga 20-30 kv/dn për kultivarët me frutrrenjor të shklurter dhe 60-80 kv/dn për kultivarët me frutrrenjor të mëdhenj. Pas vjeljes bëhet pastrimi, larja dhe ruhet në magazina me temperatura 2-30C dhe lagështirë ajrore 90-95%.


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari publik për bujqësi i komunës së Gjilanit: Ing, i dipl. i bujqësisë z.Nazmi Rapuca  bazur ne nje publikim nga Dr. Fatmir Voci.

Nga: Nazmi Rapuca (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: nazmirapuca@hotmail.com