Pergjigje per Arian Salihu nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Arian Salihu lidhur me kultivimin a arres.


Pyetja: Pershendetje... Doja te dija me shume per kultivimin e arres ?! Sa eshte kostoja e mbjelljes se 1 hektari? Sa eshte nr i trupave per 1 ha? Sa eshte qmimi per 1 trup? Sa kg parashihet rendimenti per 1 ha ose per 1 trup? Pas sa viteve fillon rendimenti ? Qfar toke eshte e leverdishme per kete veprimtari? Cilet jane punet gjate vitit per mirembajtjen e saj? Cilat jane problemet me te zakonshme per kete veprimtari ? Etj Ju falemnderit


Pergjigje: 


Kultivimi i Arres


Origjina dhe vlerat ekonomike

Bazuar në faktet origjina e arrës janë vendet e Pellgut të Mesdheut, Azia e Vogel, Armenia Irani, etj.

Këtë e vërtetojne masivet e medha natyrale që ekzistojne nëpër këto vende.

Tregues të tjerë ekzistojnë se arra është përdorur rreth 4000 vjet më parë.

Megjithate mendohet se arra e kultivuar është me origjine nga Kina dhe mandej është përhapur kudo.

Në Shqipëri ka gjetur një përhapje të gjërë pothuajse në të gjithë zonat e vendit, madje ajo shkon mirë deri në lartësitë 1200 m.

Rrethet që kanë më shumë bime arre janë Peshkopia, Librazhdi, Gjirokastra, Fieri, Tropoja, etj.

Kjo përhapje ka arsyet e veta jo vetëm për faktin që frutat e kësaj pemë kanë një përdorim të gjërë në industrinë ushqimore.

Micurini e ka quajtur këtë bime si “kombinati” ushqimore. Ajo qe ka më shumë rendësi është fakti se këto fruta kanë mund të ruhen për një kohë shumë të gjatë pas vjeljes.

Thalpinjt zënë rreth 33-40 kg për 100 kg arra kokërr.

Frutat përmbajnë 68-73 yndyrë, 12-15% karbohidrate, acide organike, lëndë azotike, lëndë minerale, lëndë aromatike, vitaminat më kryesore janë C nen 15-30 mgr/100 gr arra te qeruara, vitamina B1, B2, PP, E, etj.

Frutat gjejnë përdorim të gjërë ne bomboneri, përgaditjen e ëmbëlsirave.

Druri është më i miri në botë përsa i përket përgaditjes se mobiljeve, etj.

Gjethet përmbajnë një lëndë ngjyrosese e cila përdoret në industrinë tekstile.


Karakteristikat

Bën pjesë në familjen Juglandaceae dhe në gjinine Juglands.

Përveç species së kultivuar Juglandis regia, bëjnë pjesë edhe J. Nigra, J. Manshurica, J. Cinereae, etj.


Arra e zakonshme:

Formon një trup të lartë 18-20 m lartesi.

Ashtu si të gjithë pemët e tjera kurora në fillim rritet shpejt në lartësi dhe më pas e ndalon rritjen në lartësi duke e vazhduar ate ne gjërësi nga 15-18 m duket formuar një kurorë të madhe dhe të rrumbullaket dhe me diametër trungu rreth 70-100 cm dhe nganjëherë në 150 cm.

Degët skeletore formojne një kurorë me shpërndarje natyrale uniforme, ku nuk ndihet nevoja e ndërhyrjeve me anë të krasiteve formuese apo edhe të renda.

Sistemi rrënjor është tipik boshtore dhe qe shkon shumë thellë në tokë. Më pas fillojnë degëzimet e fuqishme që shtrihen horizontalisht dhe qe afrohen afër sipërfaqes së tokës.

Arra e zakonshme:


Ngjyra e degëve te trasha është gri që me kalimin e kohës bëhen në të errëta. Lëkura luspërohet në të gjithë gjatësine e trungut.

Degëzat e reja janë me palce të trashë dhe në degëzë janë vendosur sythat.

Sythi i majes është më i madh nga ku çel i pari dhe jep llastarë më të trashë dhe më të fuqishem.

Sythet ne vetvete janë vegjetative dhe frutore.

Sythi frutore çel lule mashkullore dhe sythi vegjetativ çel llastarët vegjetative me gjethe dhe në sqetullat e gjetheve dalin lulet femerore.

Bimët e arrës janë monoike d.m.th. lulet mashkullore dhe femerore janë të vendosura veç e veç por në të njëjten bime.

Në disa varietete vërehet fenomeni i protandrise, ku lulet mashkullore çelin më parë se ato femeroret, ose fenomeni i protogimise ku lulet femerore çelin më parë se ato mashkulloret.

Arra e zakonshme:

Lulet mashkullore çelin nga sythat e thjeshtë frutor dhe dalin në formë veshuli 2-3 sëbashku ose edhe më shumë 4-6 dhe më shumë polen. Pllenimi bëhet me anë të erës.

Ndërsa lulet femerore dalin nga sythat frutore, por të përbërë sepse sëbashku me lulet dalin edhe gjethet.

Dalja e luleve mashkullore bëhet nga mesi i Marsit dhe vazhdon gjatë Prillit.

Poleni vazhdon te piqet pjesë-pjesë për 10-15 ditesh.

Ndërkohë qe lulet femerore çelin në ditë e para te Prillit dhe bëhen te gatshme për pllenim për 5-8 dite.

Për arsye te diferences se pjekjes se organeve seksuale të arrës, rekomandohet me force qe arrat e një blloku te alternohen me sa më shumë lloje me qëllim që të realizohet pllenimi i kryqëzuar.


Kurora e nje arre te vjeter



Arra e zakonshme:

Gjethet janë të mëdha, në formë vezake dhe të përbëra me 5-7-9 llapa të cilat janë të vendosura përballe njëra tjetrës.

Fruti përbëhet nga sharku qe mbledh guackën e cila në fillim është e gjelbërt dhe më vonë kalon në kafe të errët.

Në periudhën e pjekjes ato cahen dhe e lënë të lire guackën te bjerë në tokë.

Guacka brenda ka thalpijte të cilën ndahen në dy kotiledone dhe që është pjesa e ngrenshme.


Për nga fortësia e guackës, arrat klasifikohën ne tre grupe që janë:

i) Lloje me guackë të fortë,

ii) Lloje me guackë të butë,

iii) Lloje me guackë mesatare.

Gjethe dhe fruta te porsa lidhura




Arra e zakonshme:

Bima fillon të prodhojë në vitin e 4-6, por në prodhim të plotë vjen në vitin e 8-10.

Ajo jeton rreth 200 vjet, madje mosha e sajë arrin edhe në 200 dhe në individe te veçante edhe 600-800-1000 vjet.

Kjo jetese e gjatë spiegohet me aftësine e larte qe ka kjo bime për të rigjeneruar pjesët e dëmtuara të pjeses mbitokësore.

Arra shkon mirë në tokat pranë përrënjëve dhe lumejve atje ku formohen koridore ajrore. Këto rryma ndikojnë ndjeshem ne stimulimin e Pllenimit të luleve femerore.

Në përgjithësi arra nuk pëlqen toka të ngjeshura, argjilore të rënda, më shumë gëlqere dhe të papërshkueshme nga uji.

Arra i përshtatet mirë klimes mesdhetare. Ajo mund të kultivohet deri në lartësinë 1200 m. Temperatura minimale kritike që mund të durojnë kjo bimë në fazën e qetësisë dimërore është deri në -30°C

Fruta te arres




Kultivimi

Format më të përshtatshme të kultivimit (ndërtimit të kurorës) janë:

i) Piramidale e lire me kate te prmirësuara,

ii) Kupore me kate të përmirësuara, etj.

Në zonat fushore mund të përdoren të dyja format e kultivimit.

Ndërsa në zonat kodrinore preferohet ajo e formës se parë.




Krasitja

Pemët e arrës zakonisht duhet të kultivohen në formën e kurorës kupore me 3-4 degë skeletore dhe me kate te përsëritura, ose piramidale me kate të përmirësuara.

Arra nuk ka shumë nevojë për krasitje sepse ajo e ruan vetë formën e sajë gjatë të gjithë jetës.

i) Gjatë krasitjeve dimërore kurora të mbahet në formën e duhur, krasitjet duhet të përqendrohen vetëm në rrallime të pjesshme dhe degëzat që hijezojnë njëra tjetrën;

ii) Hiqen plotësisht degët e vjetra apo të thyera dhe të sëmura;

iii) Thithakët zakonisht hiqen plotësisht, por nëse ndonjë degë skeletore është dëmtuar, atëhere ato shkurtohen ne 4-5 sythe për të formuar e zëvendësuar degën e ardhëshme, etj.

Sherbimet

Në periudhën Vjeshtë-Dimër, kryesisht në tokat fushore dhe nën ujë, duhet të aplikohet punimi i tokës në rreth 20 – 25 cm thellësi.

Në rastet kur tokat janë kodrinore dhe kur mundësia e ujitjes është e kufizuar, atëhere sipërfaqja e tokës këshillohet të punohet por vetëm ne shkrifterime sipërfaqesore.

Periudhat kritike për ujë janë:

i) në fazën e lulëzimit, dhe

ii) në fazën e rritjes intensive të frutave.

Këshillohet aplikimi i sistemit të ujitjes me pika.

Duhet patur parasysh që sasia e ujit për një periudhë vegjetative është rreth 2000-2500 m3 për ha.

Në tokat e gëlqerizuara sasia e plehrave fosforike duhet të rritet deri në 150 kg/ha. Këto duhet të hidhen në të gjithë sipërfaqen e tokës dhe mundësisht në punimin e Vjeshtës.

Plehrat azotike duhet të jenë nga 150 deri në 180 kg/ha lëndë aktive azotike dhe duhet të shpërndahen gjatë Pranverës.


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari publik për bujqësi i komunës së Gjilanit: Ing, i dipl. i bujqësisë z.Nazmi Rapuca bazuar ne nje publikom nga Dr.Fatmir Voci


 

Nga: Nazmi Rapuca (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: nazmirapuca@hotmail.com