Haxhijaha

tel: +381 (0)29 277 305
email: info@haxhijaha.com
NPT Haxhijaha nga Rahoveci është themeluar në vitin 1989 dhe aktualisht punëson rreth 70 punëtor në fushat e ndryshme profesionale.
Kompania Haxhijaha posedon depo me sipërfaqe prej 4000m², nga e cila 1500m² janë nën mbulojë. Katërqindë (400) m² është pjesë e ndërtesës administrative.
Në kuadër të Kompanisë është edhe pompa e benzinës dhe restoranti. Ka partneritet me kompanitë e shteteve të ndryshme, siç janë Italia, Gjermania, Holanda, India, Irani, Kina, Sllovenia, Kroacia, Serbia etj.
Duke pasur sukses nga viti në vit, Kompania e zgjeronte aktivitetin e vet.
AKTIVITETI
Aktivitetet kryesore të saj janë import – exporti i mallrave të mekanizmave bujqësore të të gjitha profileve, pranë të cilave fushën e vet vepruese e ka zgjeruar edhe me importin e gomave të ndryshme nga vendet e ndryshme të botës.
Në kuadër të veprimtarisë së vetë ka një sukses mjaft të madhë edhe me export – importin e vajrave, baterive, pjesëve rezervë të traktorave dhe paisjeve të shumta që lidhen me veprimtaritë bujqësore, kështu që me këtë veprimtari mbulon mbi gjysmën e tregut të Kosovës, sakaq edhe atë të Shqipërisë në disa fusha.