Qumështorja KABI

tel: +377 (0) 44 206 466
email: qumshtorja.kabi@hotmail.com
Qumeshtorja KABI është ndërmarrja e vetme dhe kampione për përpunimin e qumështit ne menyre cilesore në rajonin Ekonomik Lindje të Kosovës.
Aktivitetet ne perpunimin e qumeshtit nga Qumeshtorja KABI kanë filluar në shtator të vitit 1999 në Roganë, Komuna e Kamenicës. Aktivitetet fillestare janë bërë nga investimet e dy bashkë-pronarëve, Mithat Bixhaku dhe Fehmi Kastrati te cilet menjëherë pas luftës së 1999 erdhen, dhe filluan ndërtimin e objektit te qumshtores në Rogane. Stimulimi për hapjen e këtij biznesi në Kosovë bazohej në përvojën e fituar ne industrine e qumeshtit qe të të dy pronarët e kishin arritur në Zvicër
Investimet e perfshinin blerjen e makinerive të detyrueshme për perpunimin e qumështit, megjithatë per përfundimin e ciklit për përpunimin e qumështit, u realizuan edhe furnizimi me pajisje mbështetese, automjetet me ftohje-kamionë për mbledhjen e qumështit, automjetet për transportimin e produkteve perfundimtare etj

Ndermarrja-qumeshtorja Kabi ka sherbyer si burim kryesor për rritjen e punësimit në rajonin ekonomik Lindje të Kosovës, në Kosovën e pasluftës që nenkupton nga koha e fillimit te aktiviteve rreth 30 persona me orar te plote jane punesuar në sektorin e përpunimit, duke përfshirë një numër të madh fermerësh ( rreth 150 sosh) te cilet kanë përfituar në mënyrë indirekte nga shitja e qumështit të Kabi.

Gjatë gjithë ketyre viteve rrjeti i fermerëve eshte zgjeruar vazhdimisht duke perfshire farmat/farmeret e vogjel, të mesem dhe te mëdhenj (numri aktual i fermave që bashkëpunojnë me KABI kalon shifren 400). Bashkëpunimi i fermerëve me qumeshtoren Kabi është rregulluar ne ate forme qe ligjërisht përmblidhet permes një kontratë, sipas të cilës të dyja palët veprojnë sipas kushteve te dakorduara. Angazhimi i fermerëve në rrjet është burim i knaqshem i te hyrave sidomos për blegtorine kështu qe mund të konkludohet se aktivitetet në terren kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin rural të bujqësisë në veçanti në sektorin e blegtorise.
AKTIVITETI
Mundësia që fermerëve ju mundesohet për të shitur qumësht me një çmim të garantuar në baza afatgjata është një kontribut në objektivat e misionit të qumeshtitores KABI dhe objektivat e përgjithshme të Komunave të Regjionit Ekonomik Lindje të Kosovës, në rritjen dhe zhvillimin e bujqësisë të këtij rajoni. Aktivitetet aktuale e qumshtores Kabi kontribuojnë në:

• Rritja e prodhuesve të qumështit - fermerëve
• Rritja e numrit të kafshëve.
• Rritja e kapaciteteve të qumështit të prodhuar nga fermerët.

Rritja e sasisë së qumështit të përpunuar dhe të perpunimi i tij cilësore, praktikisht ka ndodhur pasi kompania eshte zhvendosur ne fshatin Kmetovc, Komunës së Gjilanit, andaj eshte realizuar rritja e kapaciteteve te përgjithshme në 35%. Në mënyrë për të përmbushur kërkesat e tregut të popullsisë, qumeshtorja Kabi ka prodhuar dhe prezantuar ne treg produkte të ndryshme.