Konsoni

tel:
email: info@konsoni.com
Kompania më e madhe në tregun kosovar për prodhimin e vezëve dhe kompania e parë në tregun kosovar të pasluftës që merret me prodhimin e mishit të zogut të freskët.

AKTIVITETI
Në Tetor të vitit 1997 “Konsoni” Sh.p.k. nisi rrugëtimin e tij në prodhimtarinë e vezëve si një ekonomi familjare me një pulari të kapacitetit prej 12.000 pula vojse, të destinuara për tregun kosovar.

Kjo veprimtari u ndërpre për afro një vit gjatë luftës së vitit 1999 për t`u rikthyer edhe më fuqishëm menjëherë pas përfundimit të saj.

Pas luftës veprimtaria e “Konsoni” Sh.p.k. filloi prapë në objektin e Ekonomisë Familjare për tu zgjeruar gjatë viteve në vijim në objektet e pularisë së Skivjanit, Erenikut të Gjakovës e më vonë edhe në pularitë e Fermës së Livoçit, objekte këto të marra me qira.

Me fillimin e proçesit të privatizimit në Kosove, “Konsoni” Sh.p.k. arrinë që gjatë vitit 2005 të privatizojë pularitë e “Stacioni Reproçendër” në Livoç K.K. Gjilan. Gjithsejt 8 pulari me nga 1200 m² dhe inkubatori me kapacitet çelës prej 10.000.000 vezëve në vit.
Gjatë vitit 2006 u privatizuan edhe objektet e Sh.A. “Ferma e Shpezëve” Rezinë Gjakovë, me kapacitet prej 200.000 pula vojse.

Fillimi ishte i vështirë pasi që u bënë investime të konsiderueshme për aftësimin e të dy pularive për të sjellë në gjendje funksionale. Sot pas kaq vitesh jemi krenar që jemi rritë së bashku me ekonominë kosovare dhe jemi pjesë e evolucionit të saj.
“Konsoni” Sh.p.k. është kompani lider në industrinë e prodhimit të vezëve dhe në atë të prodhimit të mishit të zogut të freskët.

Shifrat që po Ju tregojmë në vijim konfirmojnë ecurinë e suksesshme të “Konsoni” Sh.p.k.

Të hyrat për vitin 2010 janë 30 fishuar në krahasim me vitin 1997.
Numri i punëtorëve nga anëtarët e familjes në vitin 1997, ka arritë në mbi 100 punëtorë në vitin 2010.

Prodhimi vjetor i vezëve nga 3.300.000 kokrra vezë në vitin 1997, ka arritur në 50.000.000 kokrra vezë në vitin 2010.