Pestova

tel:
email: vipa@pestova.org
Pestova është kompani vertikalisht e integruar, e cila fillon nga prodhimi i farës së patatës, kultivimit të patates për konsum dhe përpunim, si shitje dhe distribuimin e patates dhe produkteve të saj.

Si kompani private është themeluar në vitin 1991 dhe e riregjistruar në vitin 1999. Që nga Janari i vitit 2008, Banka Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) është bashkë aksionare në Pestovë.
AKTIVITETI
Aktivitetet biznesore të Pestovës janë:
Importi, prodhimi dhe shitja e fares së patates
Shitja e mekanizmit, inputeve bujqësore
Prodhimi dhe shitja e patates së freskët
Përpunimi i patatës në Chips dhe produkteve tjera Flips dhe Snacks.



Ne, në Pestovë, besojmë që prodhimi i cilësisë së lartë fillon nga arat, prandaj jemi të dedikuar që t'mirëmbajmë standarde të larta të kualitetit dhe qëndrueshmërisë, të cilat bëjnë që produktet tona të jenë të sigurta dhe të shijshme. Patatja prodhohet në pronësi të kompanisë dhe në bashkëpunim me fermerët e regjionit të Kosovës dhe Shqipërisë. Përpunimi i patates bëhet me paisjet më bashkëhore dhe në mbikqyrje të ekspertëve të trajnuar në shtetet e Bashkimit Evropian me përvojë shumëvjeqare.

Përzgjedhja e fermerëve/koperant bëhet për çdo vit duke u bazuar në kriteret e përcaktuara sipas standardit GLOBAL GAP. Fermerëve të përzgjedhur, kompania ju ofron farë cilësore, varietete të ndryshme të patates, këshilla për aplikimin e praktikave të reja bujqësore, përdorimin e plehrave, preparate për mbrojtjen e bimëve, këshilla për mënyrën dhe kohen e ujitjes, si dhe kontroll dhe monitorim gjatë gjithë vegjetacionit me qëllim që të sigurohet patate e kualitetit të lartë .

Vetëm patatet e përzgjedhura dhe të certifikuara me standardin GLOBAL GAP dërgohen në përpunim ose paketim për konsum të freskët.