Bylmeti

tel: 044 167 194
email: bylmeti@gmail.com
E themeluar më 1996 me emër dhe brend "Bylmeti", emër ky që nënkupton të gjitha prodhimet nga qumështi, me një vizion, që një ditë të jetë e aftë që t'iu plotësoj nevojat konsumatorëve vendorë me llojllojshmëri produktesh të freskëta nga qumështi.

E themeluar me një kapital modest, fillimisht përpunon rreth 200 lit. qumësht në ditë dhe vazhdon aktivitetin e saj deri më 24 mars 1999 duke arritur një kapacitet deri në 2500 lit. qumësht përpunim.

Duke analizuar kërkesat e tregut në rritje dhe ofertat për qumësht të freskët nga fermerët, menaxhmenti vendosë që ta realizoj një kredi investuese nga Komisioni Evropian, me ç`rast ngrit një objekt destinues dhe pajiset me pajisje më moderne duke e bërë të mundur edhe rritjen e kapaciteteve përpunuese deri në 10.000 lit. qumësht në ditë.

Së fundmi, një projekt zhvillimor i kompanisë ka gjetur mbështetjen e komisionit evropian me ç`rast ky projekt financohet në lartësinë prej 73% në formë Granti
AKTIVITETI
Veprimataria primare e kësaj ndërmarrje është: Grumbullimi i qumështit të freskët, përpunimi i qumështit dhe distribuimi i prodhimeve nga qumështi, ndërsa si veprimtari të dytë ka tregtimin e prodhimeve ushqimore.