MOEA Frutomania

tel: +377 (0) 45 511070
email: info@moea-ks.com
MOEA LLC është një kompani private. MOEA është themeluar në vitin 2006, nëpërmjet procesit të privatizimit të NSH-(Ndërmarrjeve Shoqërore) me pronësi të një sipërfaqe prej 140 ha, ku me pemishte aktive janë rreth 75 Ha.

Në këtë sipërfaqe të kompanisë MOEA, aktualisht janë të mbjella rreth 75000 “trungje” dhe “fidanë” të frutave te ndryshme si: mollë,dardhë, kumbulla, kajsi, luleshtrydhe, ftua, etj.

Duke filluar nga korriku i vitit 2010, MOEA ka filluar prodhimin e vet testues, përmes linjës së përpunimit të frutave, duke prodhuar lëng nga fruta të shtrydhur dhe duke e bërë MOEA-n një lider në këtë lloj të produkteve në Kosovë dhe më gjerë.

Produktet e përpunuara të MOEA-s janë produkte të veçanta dhe unikate në Kosovë, lëngu i të cilave përmban vetëm lëng frutash të freskëta të shtrydhura, pa sheqer, ujë apo ndonjë shtesë tjetër..
AKTIVITETI
Produktetet e përpunuara të MOEA-s në treg janë me markën (brendin) “FRUTOMANIA”. Një lloj produkteve janë të paketuara në paketime të reja të njohur si "thes në kuti" prej 3 litrash apo 5 litrash, si dhe shishe xhami prej 1 litre.

Aktualisht, lëngu i mollës, mollës së egër dhe i vishnjës janë në treg, në shumicën e zinxhirëve të supermarketeve në tërë Kosovën