Qumështorja Vita

tel: +381 0 39 450 552
email: info@devolligroup.com
Tradita e gjatë e pranishëmëris si dhe verifikimet e ndryshme të kulaitetit të lartë i kanë sjellur Qumështorës Vita një vend shumë special në tregun e produkteve të qumështit.

Devolli Group ka lancuar në tregun e Kosovës të gjitha produktet e freskta të qumështit në tasa duke filluar nga Vita jogurti 3.,2, Vita schmand (ajkë) 12% dhe 18%, dhe Vita kos 3.2 dhe extra kos 6%. Tani të gjitha produktet e freskta të qumështorës vita janë të pranishme për ti përmbushur nevojat e konsumatrove.

Produktet e freskta të Qumështores Vita janë Ideale për kuzhinën tuaj.
AKTIVITETI
Devolli Group, me seli në Pejë, ka filluar të përpunojë qumështin VITA më 19 nëntor 2003.

Qumështi VITA është rezultat i bashkëpunimit frytdhënës disavjeçar mes Devolli Group dhe firmës multinacionale Tetra Pak.

VITA është qumështi i parë, në Kosovë, i përpunuar me teknologjinë më moderne UHT (në temperaturë ultra të lartë) dhe i paketuar me ambalazhin e Tetra Pakut.
Duke kaluar përmes sistemit UHT, qumështi ruan për një kohë të gjatë freskinë dhe ushqyeshmërinë, për të cilat VITA është tashmë e njohur gjithandej.

Gjatë tërë procesit të përpunimit, që nga mjelja e deri te paketimi, qumështi asnjëherë nuk bie në kontakt me dorën e njeriut.
Qumështi VITA përpunohet dhe paketohet në qumështoren VITA. Ky qumësht është i sterilizuar dhe homogjenizuar me yndyrë qumështi prej 3.2 %, 1.6 % dhe 0.5 %

Objektiv i Devolli Group është që t’i vetëdijësojë konsumatorët për përfitimet që sjell konsumimi i qumështit jetëgjatë, të prodhuar me teknologji moderne të vetë kompanisë në bashkëpunim me Tetra Pakun.

Prodhimtaria e fabrikës së produkteve të qumështit ka një kapacitet prej 12,000 litrave të qumështit UHT për orë.
Qumështi Vita - Burim i Jetës