Junik

Ali Gacaferi

Këshilltar Komunal
tel: 044/997 169
email: aligacaferi@hotmail.com
Edukimi : Fakulteti i Bujqësisë - Drejtimi i Përgjithshëm

Trajnimet :Shërbimekëshillimorenësektorin e pemtarisë

Gjuhëte huaja: Serbo-Kroate ,

Përvoja prefesionale si këshilltar: Nga viti 2008

Storie e suksesit: Shpërndarja e njohurive tek fermerët për zhvillimin e bujqësisë intensive, ngritja e pemishteve etj.
AKTIVITETI IM
Fusha Këshilluese:
Pemtari
Pergjigje per Ademin
Pyetja: Pershendetje po pyes peer ndonje pres perr duaj,pyes edhe per kritere tsubvencioneve tlopve me kontaktoni ne 044629273/049187906
Pergjigje: I nderuari fermer ende nuk ka dale per subvencionim te belgtoris thirrja, po ju tregoi kriteret e vitit te kaluare: 1.Duhte te keni 5 lope qumshtore,dhe kete vit per nje lpe qumshtore do jete 70 euro.
Ky material eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi 
Pergjigje per Kushtrimin

Pyetja: Jam i interesum me mjell fasul ne shtaga a ka mundsi mem tregu sa duhet me kan larg njana tjetres edhe gjonsin njona prej tjetres . A ka penges se kur te ujitet toka e man lagshtin ma gat se zakonisht.edhe sa fije pasul duhet me kan ne 1 shtag ju falmderit

Pergjigje: Dendësia e përshtatshme e mbjelljes është kusht për arritjen e rendimenteve më të larta 
Afatet e mbjelljes
• Kultivarët me kokërr të vogël dhe mesatarisht të vogël mbillen në pjesën e dytë dhe të tretë të muajit prill, ndërsa kultivarët me kokërr të madhe mbillen nga fundi i muajit prill.
Mbjellja
• Pastërtia e farës duhet të jetë 97%.
• Aftësia mbirëse e farës duhet të jetë 80-90%.
• Lagështia maksimale e farës po ashtu duhet të jetë 16%.
Thellësia e mbjelljes
• Thellësia e mbjelljes varet nga madhësia e farës dhe nga faktorët tjerë, por që sillet nga 3-5 cm.
Mënyra e mbjelljes
• Mbjellja mund të bëhet në mënyrë të mekanizuar dhe me dorë në rende. Zakonisht praktikohen këto distanca: për fasulen zvarritëse 60x30 cm, ndërsa për fasulen kacavjerrëse 80x60 ose 70x80x40 cm, për arsye se kjo e fundit zhvillon masë të madhe vegjetative.
Sasia e farës
• Sasia e farës për kultivarë me kokërr të vogël sillet prej 80-110 kg/ha, ndërsa për
kultivarët me kokërr të madhe sillet rreth 100-140 kg/ha.
Ky material eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi  
Pergjigje per Lumbardhin
Ne pyetjen e parashtruar nga Lumbardhi lidhur me menyren e luftimit te unthit tek Gruri.
Pyetja: si luftohet unthi tek gruri?
Pergjigje: Urthi i grurit
Kallinjtë e prekur njihen lehtë, në qoftë se shtypen me gishta ato lëshojnë masën e pluhurt të zezë e cila vjen erë si ajo e peshkut të prishur.
Në pjekje kallinj të tillë njihen që larg sepse qëndrojnë drejt, se janë të lehtë ndërsa ato të shëndoshët përkulen nga pesha e kokrrave.
Zakonisht kërcelli i një bime të infektuar është më i shkurtër se ai i një bime të painfektuar.
Humbjet në prodhim si pasojë e prekjeve nga ky parazit në përgjithësi janë 10-15 %, por në rast të prekieve të rënda mund të arrijnë deri 70 %
Sëmundja ndikon sidomos në cilësinë e kokrrave të grurit.
Masat e luftimit
Ndër masat agroteknike më të efektshme kundër këtij patogjeni janë: qarkullimet bujqësore, mbjellja e farës së pastër, etj.
Dizinfektimi i farës me preparate të tilla si baytan, frumidor 200 gr/l kv farë etj, vincid 200 gr/l kv farë etj., mbetet mënyra më e rëndësishme për kufizimin e parazitit.

Ky material eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi  

Pergjigje per Gani Sheqiri
Pyetja: Pershendetje, pyetja ime eshte: kur duhet te behet riplehrimi i grurit dhe ne qfar dozash per nje hektar?
Pergjigje: Riplehrimi i grurit
Gruri është ndër kulturat më të rëndësishme lavërtare, andaj kultivimit të tijë duhet ti kushtohet rëndësi e veqantë.
Synimi kryesor në prodhimtarinë intensive : Rritja e rendimentit të grurit për njësi të sipërfaqes.
Masat agroteknike të cilat duhet të aplikohen gjat kultivimit të grurit :
-Zgjedhja e variatetit
-Qarkullimi bimor –parakultura
-Pregaditja e tokës
-Mbjellja në afatin optimal
-Plehrimi – sasitë optimale
-Riplehrimi
Kërkesat e Grurit për materje minerale :
Makroelementet :
-Azoti (N)
-Fosfori(P205),
-Kaliumi (K20).
Mikroelementet: Fe, Cu, Zn, B, Mg, Mo etj.
Azoti (N)
-Azoti- është element ushqyes tejet i rëndsishëm për rritjen dhe zhvillimin e bimës së grurit, është i domosdoshëm gjattër periudhës vegjetative të grurit,eposaqërisht në fazën III,IV dhe V, të zhvillimit ontogjenetik, periudha e formimit të organeve vegjetative dhe gjenerative.(kërcelli,kalliri, kallëzat,lulet)
-Ka ndikim të madh në formimin maksimal të masës së tërsishme vegjetative.
-Sasitë e mdha të Azotit ndikojnë në rrëzimin e bimëve për tokë, zvoglimin e rendimentit dhe kualitetit.
-Mungesa e Azotit ndikon në rritje dhe zhvillim të dobët të pjesëve vegjetative të bimëve të grurit.
Fosfori (P2O5)
-Ky element ushqyes është i domosdoshëm dhe i nevojshëm për bimën e grurit gjattër periudhës vegjetative, e posaqërisht në fazat fillstare të rritjes dhe zhvillimit të sajë, respektivisht në 20-30 ditët e para të vegjetacionit.
-Në fazën e formimit të plotë të luleve në kallëza.
-Në periudhën e pllenimit të të luleve në kallëza.
Fosfori si element ushqyes ndikon në:
-Formimin më të shprehur të sistemit rrënjor të grurit.
-Intensitetin e vëllazërimit
-Rritjen e rezistencës së grurit ndaj temperaturave të ulëta – ngricave.
Kaliumi (k2O)
-Ndikon në këmbimin e materjeve ushqyese –(procesin e metabolizmit) te bimët e grurit,
-Bën pjesë në përbërjen e strukturës së qelizave të kërcellit- stabilitetin e tijë.
-Përmirson gjendjen e bimës në tërsi
Mikroelementet
Në rritjen dhe zhvillimin e bimës së grurit ndikim të madh kanë edhe mikroelementet si :Fe, Zn, Cu, Mn, Ca etj, natyrisht në sasi të caktuara optimale.
Më tepër gjinden në plehrat organike(shtallës).Mund ti ip bimës së grurit edhe përmes trajtimit foliar me plehra të lëngët.
Tokat e përshtatshme për kultivimin e grurit:
-Tokat e tipit Qernozem
-Aluviumet
-Smonicat strukturale. (të gjitha këto toka kualitative me bonitet të lartë).
Tokat jo të përshtatshme :
-Tipet e tokave të cekëta skeletoide.
-Ranore
-Të rënda argjilore
-Që kanë nivel të lartë të ujit nëntoksor.
-Tokat e njelmëta
-Tokat acidike.
RIPLEHRIMI I GRURIT ME AZOT(N)
Riplehrimi – ushqimi plotësues i grurit me materje azotike, gjat periudhës vegjetative është masë e rëndsishme agroteknike:
-Ndikon në rendimentin e grurit.
-Ndikon në kualitetin e frytit të grurit.
Gruri riplehrohet vetëm me plehra azotike në dy afate(faza)
-Riplehrimi i parë duhet bërë në dekadën e tretë të muajit shkurt dhe në dekadën e parë të muajit mars: prej 20.02-15.03, kur bima e grurit gjendet në fazën e vëllazërimit(varësisht nga kushtet klimatike).
-Riplehrimi i dytë – tri - katër javë më vonë
Sasitë optimale të plehrave minerale dhe organike mvaren:
-Rendimenti i planifikuar për grurë.
-Tipi i tokës – potenciali prodhues i saj.
-Parakultura - parabima.
-Shpërndarja e plehrave organike (zvoglimi i plehrave minerale për 25-30%) .
Sasia optimale e plehut azotik /ha e shprehur në materje aktive.
-Sasia e azotit elementar 80-130 kg/ha materje aktive.
-Gjat mbjelljes së grurit shpërndahen 10-25% e plehut azotik (me NPK)
-Për riplehrimin e parë të grurit preferohet - plehu azotik ; UREA- 46 %.Temperatura duhet të jetë rreth 8°.Në këto temperatura shtohet aktiviteti i mikroorganizmave të tokës të cilët e bëjnë transformimin e formës amide të azotit(N) në formën nitrate të asimilueshme për bimët.Mvarsisht nga lagështija,temperatura,dhe vlera e ph-së së tokës ky transformim zgjatë rreth dhjetë ditë.
-UREA nuk duhet të përdoret në tokat me ph-acidike.
-Për riplehrimin e dytë plehu azotik – NAG-u 27%
Norma e shpërndarjes së plehut azotik kg/ha
-Riplehrimi i parë- plehu azotik UREA -46% përdoren rreth 200kg/ha(4 -5 thasë)
-Nëse përdoret plehu azotik NAG- 27% shpërndahen rreth 300-350kg/ha(6-7 thasë)
-Në riplehrimin e parë duhet të hudhen afërsisht rreth 70-80% të plehrave azotike
Riplehrimi i dytë
-Riplehrimi i dytë duhet zbatuar në fillim të muajit prill,me plehra azotike NAG 27%.
-Riplehrimi i dytë bëhet bëhet varësisht nga gjendja momentale e zhvillimit të grurit.
-Në riplehriminme dytë hudhet sasia e mbetur afërsisht rreth 20-30% e plehut azotik nga sasia e përgjithshme.
-Kjo dozë e plehrimit ka efektin e korrektorit, përmirsuesit.
Zbatimimi i kësaj mase agroteknike në kultivimin e grurit kërkon:
Përpikmëri në përmbajtjen e normave të sasive të plehrave të përcaktuara.
Afatet kohore të riplehrimit.
Makinat(mekanizimin) me të cilat zbatohet 

Ky material eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi  

Pergjigje ne pyetjen lidhur me kultivimin e dredhzes
Ne pyetjen e parashtruar nha nje fermer lidhur me menyren e kultivimit te dredhzes.
Pyetja: si behet mbejjelja e dredhzave a keni naj material?
Pergjigje: I nderuar, lidhur me pyetjen tuaj ju rekomandojme ta lexoni kete material nga IADK te publikuar nga USAID/NOA:

Ky material eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi 

Pergjigje per Xan Shehu

Ne pyetjen e parashtruar nga Xan Shehu lidhur me kultivimin e Boronices.

Pyetja: Pershnetje, Mas pari faleminderit qe dikujt po i intereson per hallet e fermerave. Pyetja ime eshte: Boronica kam degju qe po ka sukses ne kultivim edhe ne Gjakove. Kur osht koha ma e mire pe mbjellje dhe nese mundeni disa informacione bazike per kultivim?
Pergjigje:
Kultivimi I Boronices{Voccinium corymbosum}
Mendohet se ne natyre ekzistojne rrethe 130 lloje te boronices.Ne vendin tone shume pak ka njohuri dhe pervoje rrethe kultivimit te boronices.ne forme te eger ajo haste ne viset malore,ndresa nga vitet 2010 e kendej jane duke u bere perpjekje per rritjen e siperfaqeve me boronice te kultivuare.
Boronicat me habitus te larte ka perardhje nga SHBA-te,arrin lartesin prej 3-4,5m,dhe me sukeses mund te kultivohet ne tokat e lagshta dhe me lartesi te madhe mbidetare,per shkak te specifikave te sistemit rrenjore,boronica eshte shume e ndjeshme ndaj thatesires.Boronica ne siperfaqe me te madhe kultivohet ne Kanada,Hollande,Angli,Zeland te Re,Australi ,Zvicer,Belgjike dhe Gjermani.
Pavarsisht kushteve te pershtashme agroklimatike kultivimi I boronices ne vendin tone ende eshte I paperfillshem dhesimbolik.Mbjellja e siperfaqeve te reja te ardhshme se bashku me ato egzistues me kete culture do te krijonin nje baze te mire per angazhimin e nje numri te konsiderushem te fuqis puntore,madje edhe atyre grupeve te popllsise qe I perkasin kategorive me pak te angazhuara.
Temperatura
Boronica kerkon nje sasi te duher dhe shperndarje adekuate te nxehtesise resepktivisht te temperaturave gjate tere periudhes s e vegjetacionit.Kultivaret me potencial te larte prodhues,I perballojn temperaturave te ulta deri -28C,me kusht qe qafa e rrenjes te jete e mbuluara me bore.Rrenja eshte e ndjeshme dhe ngrine ne nje temperature prej -12 deri -14c.
N e menyre q e faza e lulzimit dhe shume procese te tjera biologjike te kryhet ne menyre noramle eshte e nevojshme q eboronica te kaloj gjate dimrit nje periudhe kohore ne temperature me te ulte s e7.2.Pas periudhes s eqetesise dimrore,kultivaret e boronices jane te ndejshem ne oscilimet e temperature ,sidomos nese temperature variron prej +5C gjate dites dhe -7C gjate nates.Ngricat e vona pranverore nuk paraqesin ndonje kercenim per arsye se boronica lulezon relativisht vone.
Temperaturat e ulta dhe shuma jo e mjaftushme etempertaurave ndikojne q efrutat te piqen ne menyre jo uniforme apo edhe most e piqen fare mbi 30C,gjate vegjetacionit,sidomos nese shfaqen ne fenofazen e lulzimit dhe pjekjes s efrutave dhe nese zgjasin shume.Rrymat engrohta te ajrit,te cilat ne disa lokalitete mund te paraqietn ne verta e nxehta dhe te thata,munde te shkatojm deme te konsiderushme,e deri te tharja e bimeve.
Uji dhe lageshtia e ajrit
Pe r zhvillimi normal,arritje te rendimentev te larta dhe cilsore pe rnjesi siperfaqes eshte e nevojshme q e ne siperfaqet e mbjelluare me boronice gjate vegjetacionit te kete sasi te mjaftushme te lageshtis ne toke{70-80%} dhe qe lageshtia relative mesatare e ajrit te eshte 75%.Periudhat kritike te lageshti te boronices jane fazat e lulzimit,e rritjes dhe pjkejes se frutave si dhe faza e formimit te sythave frutore per vitin e ardhshem. Prodhimtaria intensive dhe me rendimente te larta cilesore eshte e mundure vetem ne zonat me me shume se 800mm reshje ne vit,ku me shume se50% e tyre jane te renditura siq diht gjate sezonit ne rritje.Nese shuma javore e reshjeve gjate vegjetacionit eshte me pak se 20-50mm eshte e nevojshme te behet ujitja.Simptomat karakteristike e lageshtis s e pamjaftushme eshte skuqja e gjetheve, pe r shkak te thatesise lastaret jane me te dobet,lidhja e frutave eshte me dobet dhe gjethet bien para kohe.Ne rastet ekstreme mund te vie deri te tharja e fidaneve te bimeve,madje edhe e tere bima.Deri te kjo dukuri shpesh here vjen per shkak te ndertimit specific te sistemit rrenjore te boronices,I cili eshte shume I ceket.Masa me e madhe e sistemit rrenjor gjindet ne thellsi prej 15-40cm.Ne sitsemin rrenjor te boronices nuk egzistojne qimet e rrenjeve,por se bimet furnizohen me uje dhe matriale minerale nga toka me ndihemn e mikrozave specifike.ne rastet e thatsirave ne toke dhe ajer,te cilat jane te shoqeruara me temepratura te larta,sistemi rrenjor nuk eshte ne gjendje te siguroj sasira te mjaftushme te lageshtise keshtue qe vjen deri te demtimi I bimeve.Boronica nuk duron saira te larta te lageshtise ne toke dhe vjen deri te demtimi I bimes.
Drita
Boronica eshte bime dritdashese,por duron edhe hijezime e rralla.Drita si factor kilmatik rralll here paraqitet si factor limitues pe rkultivimin e boronices, perveq ne rastete kur ajo kultivohet afer bimeve me habitués te larte apo te kultivimi I saj ne dendesi te madhe dhe ne rastet e mungeses apo te aplikimit te masave agroteknike ne nivel jo te kenaqeshem.Ne rastet e hijezimit njuk vjen deri te formimi I potencialit prodhues,qe rezulton me mungese apo prodhim te ulet.
Toka
Ne raport me pemet e tjera te imta,boronica ka kerkesa te veqanta pe r token.Mese shumti pergjigjine tokat e lehta,pjellore ,te shkrifta dhe mire te kullushme per uje.Aciditeti optimal I tokes sillet prej 4.3-4.8 edhe pse munde te kultivohet me sukese edhe ne tokat me pH prej 4.0-5.2.
Faktoret orografik
Boronica me sukses mund te kultivohet ne vendete me lartesi te ulet mbi detare,por mundet te kultivohet edhee ne latresi 1000m.
Me shume I pergjigjiet pozicioneve veriore me nje pjertesi te vogel dhe me nje ajrim te mire.Gjate kultivimit te kesaj culture duhet shmanguer mikrodepresioneve,rrafshinat dhe siperfaqet te cilat mund te jene ekspozuare rrymimeve te forta ajrore qofshin ato te ftofta apo te ngrohta.Boronica e zakonshme eshte percjellese natyrore I Haloreve,keshtuqe prania e tyre eshte e demshme edhe ne rastin e kulivimit te boronices.
Kultivaret dhe matriali fidanor
Numri me I madhe I kultivareve te boronices te cilet sot kultivohen te ne dhe ne bote jane vetepllenues,por kultivues te saj,per sigurim me te madhe te polenizimit ju rekomonadohet mbjellja e disa kultivarave te boronices te cilet mund te polenizohen ne mes veti .Ne zgjedhjen e kultivarve ndikojne keta factor:kerkesa e tregut,potenciali prodhues I tyre,koha e pjekjes dhe kohe zgjatja e vjeljes,ndjeshmeria e tyre ndaj semundjeve dhe demtuesve etj.
Rezultatet me te mira kane treguare keta kultivare: Bluta,Blukrop,Blurje.Per ngritjen eplatacioneve me boronice duhte te perdoret kryesisht matrial fidanor I cili eshte prodhuar ne menyre vegjetative dhe gjithemone nen mbikeqyrjen e autorietetve shtetrore kompetente per qeshtje fitosanitare.Mtriali fidanor duhet te jete I garantuar sa I perkete pastertise gjenetikore dhe I paster sa I perkete patogjenev bimore.Ne vendin toine matrilai fidanor sigurohte nga importi.
Mbjellja e boronices
Boronica mbillet ne toka paraprakishte te pergatitura mire.Ne vend te pergatitjes klasike te siperfaqes s e tokes sot gjithnje e me shume po rekomandohet mbjellja e boronices ne kanale,mbjellja ne lehe,dhe mbjellja ne gropa te hapura.
Mbjellja ne vjeshte ka perparsi te shumta ,per dy arsy kreysore:bimet gjate dimrit siguroj lageshti te mjaftueshme dhe bimet kane nje fillim me te hereshem ne fillim te vegjetacionit dhe me shpejt rriten dhe zhvillohen.Boronica e mbjellure ne vjeshte ka rritje me te shpejt dhe jep rendiment me te shpejt q e ne vitin e trete drejtimi I rendev te jete ne drejtim veri- jug .Distanca e mbjelljes varet nga bujshmeria e fidanit dhe kjo distance shkon nga 3-1m,mbjellja behet ne kanale ne distance 1m dhe thellesi 40cm.Mbjellja behet me dore dhe ne menyre te mekanizuare.
Kujdesi dhe mirmbjatja eboronices ne vitin e pare
Kjo behet per te pregatiture boronicen per nje rendiment me te larte gjate fazave te prodhimit te ardhshem.Keto masa kane te bejn me mihjen dhe herrjen me dore te barojave te keqija,ujitjen dhe mbrojtjen nga demtuesit dhe semundjet e ndryshme.Kujdesi me plehrimin ,ujitjen,mulqirimin,,krasitja etje.Krasitja duhet te fillohet pas vitit te katert nga mbjellja,kur largohen deget e deformuar nga qafa e rrenjes se kaqubes,eleminim I degeve te thyra dhe te demtuara.Boronicen e perkin shume patogjen dhe demtues te ndryshem te cilet I shkaktojn deme te medha ekonomike ,shfaqja e semundjdeve munde te vie gjate vegjetacionit.
Vjelja e frutave te boronices
Zgjatet per nje periudhe kohore nga 6-8 jave,duke pasure parasyshe egzistimin e kultivarve te hershem,mesatrisht te hereshem dhe te vonshem.Secili kultivare vilet 3-7here ne intrevale kohore prej 5-7 dite.frutat eboronices nuk ajne te ndijeshem si frutat e mjedres, manorve te tjer.Frutat e boronices shiten pe r tu konsumuar si te fresketa, por mund te konservohen ne tretjen 50% te sakrozes apo te ngrihen.
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi
Pergjigje per fermerin nga Lipjani

Ne pyetjen e parashtruar nga fermeri nga Lipjani lidhur me mbjelljen e Grurit par renjes se bores.

Pyetja: Nje pyetje lidhur me Kohen qe po mbretron keto dite. Me qene se eshte koha e mbjelljes se grutit po kame deshir me dite. Bora e rene per ata qe e kan mbjell grurin a eshte mire apo i bene deme dhe per ata qe ende nuk e kane mbjell grurin si qendron situara tash me renjen e bores ?
Pergjigje:
Gruri eshte kulture e klimes kontinentale, tempertaurat me te pershtashme per mbirje te fares jane 14-20C, ku mbin per 5-7 dite.
Ne temperatur 7-8C mbin per 17-20 dite, ndersa ne temperatura me te ulta mugullon dhe mbin me ngadale.
Kultures se grurit i duhet drita dhe temperatuar e duhure per tu pergatiture per stinen e dimrit, dhe per kete jane afatet e mbjelljes deri me 25 tetor.
Qdo vones ndikon negativishte si ne sasin e fares ashtu edhe ne mbirjen e fares, pra duhte shtuare sasin e fares per 10-15%. Po te reshurat e bores nuk e demtojn grurin se gruri ju qendron temperatuarve te ulta.
Toka ka lageshti te madhe dhe nuk lejohet te behet lavrimi i tokes per mbjelljen e grurit, e per kete do te kemi shtyrje te mbjelljeve vjeshtore. Gruri ne fazen e mbirjes eshte shume i ndijeshem nga tempertaurat e ulta, nese ato ulen nen 0C.
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi

 
 

 

Pergjigje per Rexhep Ismaili

Ne pyetjen e parashtruar nga Rexhep Ismaili lidhur me mbjelljen e grurit.

Pyetja: deri kur lejohet mbjellja e grurit sepse ende skom mujt me bo gati token?
Pergjigje:
Afati optimal per mbjelljen e grurit ne vendin tone eshte 10 deri me 25 tetor.
Fakti qe do te duhet te merret parasyshe se nese koha e mbjelljes eshte jashte afatit optimal atehere sasia e fares duhet te jete me e madhe per10-15%. Mesatarisht sasia e fares per hektar sillet nga 240-260 kg/ha.
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi
Pergjigje per Emir Jonuzin

Ne pyetjen e parashtruar nga Emir Jonuzi lidhur me kultivimin e patates per me shume se 4 vite me radhe ne te njejten parcele.
Pyetja: pershendetje tash pas vjeljes se patates per vitin e 4 me radhe ne t njejten parcel desha te di se cka me preferomi te mbjell? a bene prap patate apo duhet me ndrru pak qe mos me demtut token qysh po thojne?
Pergjigje: I nderuari z. fermer ju keshilloi qe te praktikoni qarkullimin bimore,se 4 vite jane shume te mbjellen me nje kulture,e sidomos me pataten,lakren,panxherin,qepen etj,se keto kultura e lodhin token shume, e varferojen. Pos varferimit per elemnetet ushqyese, ne toke mbetin shume smundje dhe demtues te cilet bejn deme te medha ne keto kultura. ju keshilloi qe te mbjellni me kulturene grurit, bime leguminozet, jonxhe, miser, livadhe artificial etj.
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi

 

Pergjigje per Studentin

Ne pyetjen e parashtruar nga nje student lidhur me faktoret te cilet ndikojne ne zhvillimin e ftutave.

Pyetja: Cilet faktore ndikojne ne zhvillimin e frutave te bimet (Pemet)??
Pergjigje:
Faktoret kryesor:
-Klima, toka dhe relivei  
-Faktoret klimatik Temperatura: duhet pasur parasysh tempertaurta kritike per zhvillimin noraml te molles ato minimlae dhe maximale{-25 deri +35} Lageshtia: bora, drita, era.
-Relievi: toka,veitit fizike, kimike, biologjike
Fidanet e molles, variteti, formimi i kurores, krasitja, plehrimi plotesues, ujitja, mbrojtja nga semundjet dhe demtuesit, masat agrotkenike, zgjedhja e kultivarit etj.
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi
Pergjigje per Khalidin

Ne pyetjen e parashtruar nga Khalidi lidhur me kultivimin e spinaqit.

Pyetja: pershendetje si behet mbjellsa e spinaqit sa fara qiten dhe sa duhet ket hapsir mes vete rendet?

Pergjigje:

Pa marre parasysh mënyrën e kultivimit (në fushe apo mjedise të mbrojtura), kultivimi i spinaqit bëhet përmes mbjelljes direkte të farës. Për këtë arsye, përgatitja sa më cilësore e tokës, është moment shumë i rëndësishëm në ciklin e përgjithshëm të prodhimit të spinaqit.

Përgatitja e tokës fillon menjëherë pas largimit të parakultures. Mbjellja e farës së spinaqit, preferohet

që të bëhet në mënyrë suksesive (çdo 10-15 ditë). Për mbjellje duhet përdorur fare cilësore dhe të shëndoshë. Mbjellja bëhet në distance 15-20 x 5-7 cm.

Mbjellja me shpërndarje të farës nuk duhet preferuar

Në kushte optimale fara e spinaqit mbinë për 7-10 ditë, ndërkaq në kushte të pafavorshme, mbirja mund të zgjatet (15-20 ditë).

Në qarkullim vjen në vendin e dyte. Mbjellja e spinaqit preferohet që të bëhet pas kulturave që janë plehëruar me sasia të mëdha të plehrave organik. Në rast se parakultura nuk ka qenë e plehëruar me pleh organik, preferohet që të bëhet hedhja e një sasie të plehut organik (në sasi 2-4 kg/m2), i cili duhet të jetë i dekompozuar mire, pasi që vegjetacioni i spinaqit është i shkurtër, dhe materiet ushqyese duhet të jenë në gjendje lehtë të shfrytëzueshme.

Gjatë planifikimit të sasirave të plehut për spinaqin, duhet patur parasysh faktin se bima e spinaqit me rendiment prej 10 t/ha, nga toka nxjerr përafërsisht 50 kg azot, 20 kg fosfor, 40 kg kalium dhe 20 kg Kalcium. Gjatë plehërimit me plehra azotik, preferohet më shumë që të përdoret forma amoniakale e azotit, pasi që zvogëlohet mundësia e akumulimit të NO3, në gjethet e spinaqit. Gjatë vegjetacionit preferohet që sipas nevojës të bëhet riplehrimi i bimëve. Edhe pse përdorimi i plehrave azotike mund të jep efekt më të shpejt (për shkak të aftësisë së bimëve të spinaqit që të akumuloj NO3), është më e preferuar që të aplikohen plehrat komplekse (por në gjendje të lëngët- të tretur).

Disa veti të Spinaqit

Përveç hekurit, spinaqi ka shumë lloje vitaminash (A, C, E, K, B6), por edhe elementë si mangan, kalcium, selen, zink etj.

Spinaqi është një burim i pasur i acideve yndyrore Omega 3. Ai ndihmon për të ngadalësuar procesin natyror të plakjes dhe parandalon kancerin e gjirit dhe lëkurës.

Spinaqi është i këshillueshëm edhe për ata që nuk duan të shtojnë në peshë, pasi nuk përmban kolesterol.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi

Pergjigje per Aziz Alushi

Ne pyetjen e parashtruar nga Aziz Alushi lidhur me pergatitjen e tokes per mbjelljen e pemeve.

Pyetja: Si duhet te behet pergatitja e tokes per mbjelljen e pemve?

Pergjigje:

Pergatitja e tokes per pemishte me molle,nenkupton ndrmarrjen e ketyre masave:

  • Analiza e tokes
  • Rregullimi i tokes, plehrimi baze, levrimi i thelle{qelizma} dhe kultivimet plotesuse ne pergatitjen e siperfaqes se tokes per mbjellje.
  • Analiza e tokes
  • Punimi i tokes dhe plehrimi baze
  • Pastrimin e siperfaqes ,rrafshimin,nivilimin dhe qilizma.Ne toka te papunuara dhe ato qe kane pasur bime drunore nuk preferohet mbjellja 2-3-5 vite.

Para se ta fillojm pemishten duhte bere agromeljorimin ne baze te analizave pedologjike .Agromeljorimi nenkupton humusimin, fosforzimin, kalcifikimin e tokave.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi

Pergjigje per Gezim Guraziu

Ne pyetjen e parashtruar nga Gezim Guraziu lidhur me kohen optimale te mbjelljes se se grurit.

Pyetja: Kur o koha optimale e mbjelljes se grurit dhe kur fillojn pergatitjet?

Afati optimal per mbjelljen e grurit ne vendin tone eshte 10-25 tetore.

Per mbjellje preferohet qe te mbjellet fare me deklaracion.

Qarkullimi bimore ka renedesi te veqante te kjo kulture.Per sa i perkete punimite te tokes keto operacione do te jene ne varshmeri te madhe nga parakulturat te cilat jane duke i perdorure feremerte, te behet nje levrim i ceket ose cilindrim te thelle me qellim te futjes se mbetjeve bimore dhe rujatjes se lageshtis, ky levrim preferohte te jete deri ne 10cm thellesi. Levrimi i thell varte nga kushetet klimatike dhe tokesore, dhe kjo thellesi shkone deri ne 25cm. Si rezultat i masave agrotkenike do te vie deri tek krijimi i shtreses siperfaqsore e shkriftuare,e cila do te jete si baze e mire dhe do te ofroj parakushte te volitshme per mugullim dhe mbirje homogjene te fares.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi

Pergjigje per Dardam Lutolli

Ne pyetjen e parashtruar nga Dardan Lutolli lidhur me kultivimin e Boronices.
Pyetja:1. si behet kultivimi i boronices?
Pergjigje:
Kultivimi i Boronicës Boronica kërkon kushte klimaterike të favorshme dhe tokë pjellore, ajo kërkon pak kujdes nëse këto kushte plotësohen disi Emri latinisht i këtij fruti është Vaccinium. Frutat e shijshme, gjethet me ngjyra të kuqe, bëjnë që boronica të japë një peisazh piktoresk. Boronica kërkon kushte klimatike të favorshme dhe tokë pjellore, ajo kërkon pak kujdes nëse këto kushte plotësohen disi. Në dimër ato kërkojnë një mot të ftohtë, pasi nëse do të kemi dimër të butë Boronica nuk rritet në mënyrën e duhur, si pasojë dhe frutat nuk do të jenë cilësore. Gjithashtu kërkon shumë diell dhe tokë të drenazhuar. Boronica ka edhe shumë benefite si frut. Ajo është antioksidant i fuqishën, mendohet që ndikon në parandalimin e kancerit dhe nxit zhvillimin e trurit. Ato përmbajnë bakterie të cilat ndihmojnë dhe luftojnë problemet e traktit urinar etj.
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi

 

Pergjigje per Besnik Shala
Ne pyetjet e parashtruara nga Besnik Shala lidhur me Kohen e mbjelljes se pemeve dhe subvencioneve per bletari.
Pyetjet: 1.Pershendetje pyetja ime eshte: Ne cilen periudhe eshte me e mire mbjellja e pemeve Molles dhe kumbulles?
2. Nesa ka mundesi me dite a jep Komuna e Junikut subvencione per blete?
Pergjigje:
Ne praktik,mbjellja vjeshtore ka me shume perparsi ne krahasim me ate pranverore,pasi rrenja eshte aktive gjate dimrit, keshtu q e ne pranvere ka start me te sukseshem.
Kurse sa i perket subvencionimit te beletve nga komuna e junikut ende nuk kame njoftim se e kemi buxhetin e limituare,por per qka do risi do i njoftojm bletaret me kohe.
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi
Pergjigje per Sahit Thaci

Ne pyetjen e parashtruar nga Sahit Thaci lidhur me nje dukuri jo te zakont te Arra.

Pyetja: Kam nje arre e cila nxjerr gjethe ne Muajin Qershor, vazhdon procesin dhe prodhon arra ne te njejten kohe me arrat e tjera.Kjo arre eshte e moshes 12-13 vjeqare dhe ka dale ne menyre natyrale,nuk di per kete fenomen te saje.A mund te na spjegoni se nga vjen kjo nese keni mundesi faliminderit.
Pergjigje
I nderuari feremr nga ajo pytje qe keni bere ju aty qendron varitetit i arres dhe aty eshte probelemi se disa varitete i qesin gjethet dhe luluzimin me heret e disa varietet me vone.
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi 
 
Pergjigje per Bedri Shqarri
Ne pyetjen e parashtruar nga Bedri Shqarri lidhur me kalendarin e trajntimit te molles sipas fazave.
Pyetja: Po patet mundesi me dergoni nje kalendar per trajtimet ne molle sipas fazave.Me respekt.
Pergjigje
I nderuar, ju lutem shikone kete kalendar te trajtimit te molles sipas fazave:

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi  

Pergjigje per Bujar Vrajolli

 Ne pyetjen e parashtruar nga Buajr Vrajolli lidhur me trajtimin e pemeve kur pemet jane ne fazen e lulzimit.

Pyetja: Pershendetje. Pytja ime eshte kur eshte afati pranveror optimal per trajtimin me pesticide te pemeve berthamore dhe farore dhe a jane fungicidet e demshme nese trajtimi behet ne fazen e lulezimit?
Pergjigje
I nderuar, ju lutem shikone kete publikim:
Ku publikim eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi 
 
Pergjigje per Zenun Krasniqi
Ne pyetjet e parashtruar naga Zenun Krasniqi lidhur me plehrimin e grurit dhe mbjelljen e perimeve.
Pyetja:1. Per momentin kemi 1.5/ha me grure. Po deshirojm qe te njejten siperfaqe ta mbjellim me perime vitin e ardheshem a eshte e pershtatshme te mbillen perimet(spec, domate dhe kornishon) ne kete siperfaqe ? 2. e kemi ber plehrimin e grurit me Ure 46% para nje kohe, tash a ka nevoj per ndonje plehrosje apo sperkatje tjeter? Faleminderit per mundesin.
Pergjigjje:
I nderuari fermer ju  e keni be riplehrimin e pare parnverore me ure 46% ,kurse tani duhte me shkue me 150kg/ha NAG -27% N
Kurse kultura  e grurit eshte shume e mire per kulturat e ardhshme,sidomos per perimet,se kultura  e grurit  nuk e prishe strukturen e tokes.
Po duhte bere lavrimi mbas korrjes me nje thellsi deri ne 25cm. kurse sa i perkete sperkatjes se pari duhte diture a ka ne ngastren e juaje baroja te keqija apo demtues te ndryshem,pa verifikimin  e ketyre   nuk bene me be strepikjen e grurit.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi 

Pergjigje per Islam Beqiri
Ne pyetjen e parashtruar nga Islam Beqiri lidhur me numrin e fidaneve per Ha, per kulturen e molles, dardhes dhe vishnjes.
Pyetja: Sa fidane mund te mbjellim ne 1ha toke,mund te jane molla,dardha,vishnje etj. Deshiroi te di se sa duhet te jet distanca ne mes fidaneve,dhe distanca ne mes rendeve-vijave-reshtave.
Pergjigje:
Hapsirat ndermjet rreshtave dhe midis pemeve ne nje rresht ka nje ndikim te madh ne disa aspkete,duke filluar nga mbrojtja ndaj semundjeve e deri te operacionet e vjeljes.Hapsirat  e ndryshme rekomondohen per  llojet e pemeve berthamore dhe farore ne varsi te nenshtarteses.Nje shembull I hapsires nderjmet pemeve sipas sistemit te formesimit dhe nensharteses se perdorure do ju paraqesim me poshte.
Hapesira ndermjet pemeve per specie kryesore te pemeve frutore te klimes mesatare-Specie drufrutore-nenshartesat,
Hapesira- Molla-Spindel-M9-Spindel-M26,M7,m11-  3.0-3.5x1.0-1.3  dhe  3.5-4.0x1.3-1.5
Dardha-Spindel-cotognoM6,cotogno Adams,cotogno BA33-OHF33.  3.0-3.4x1.3-2.3m  dhe  4.0-4.5x2.3-2.9m
Kumbull-Qershi-Spindel-GF655-2,  3.5-4.5x1.5-2.5m
Keto jane distancat  e mbjelljes se fidanve te pemet e cekura me larte.
Ne pemtarine bashkekohore per shumicen  e llojev te pemeve preferohen mbjellja e dendur me rrethe 1500 bime per ha,duke perdorur nenshartesat me bujshmeri te dobet ose mesatre,ne kombinim me kultivare standard ose bujshmeri te dobet . Mirpo ka edhe me shume bime per ha deri ne 3000 fidane te pemishtet intensive bashkekohore.
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Junikut z.Ali Gacaferi
Pergjigje per Beli Rexhaj

 Ne pyetjen e parashtruar nga Beli Rexhaj lidhur me demtuesit e misrit.

Pyetja: Pershendetje desh te ju pyes per krimbin e miserit. Kemi 2 vjet perblem me te kapet ne rrenje dhe shumohet shum shpejt keni njohori per te esht nga fara apo toka duhet sperkatur ?

Masat per luftimin e krimbit te rrënjës se misrit

{Diabetrica vergifera}

Mbrojta duhet bazuare sidomos ne:

Masat preventive:

-Qarkullimi bimor {misri se paku dy vite te mos mbillet ne te njëjtën sipërfaqe},

-Punimet per përmbysjen e mbeturinave bimore sa ma thelle ne toke,

-Mbjellja e farerave te zgjedhur dhe te dezinfektuar,

-Mbjellja e hibrideve te msirit, -Luftimi I barojave te keqija,

-Te ushyqirit dhe ujitijet e rregullta te misrit etj.

Masat Kimike:

-Dezinfektimi I fares: Prestig{Imidakloprid+pensikuron},100ml/100kgfare

-Trajtimet Tokesore me insecticide si :Dursban 20-25kg/ha,Force 1.5kg{Te fluthrin}.8-10kg,etj

-Gjate vegjetacionit:Kurtha me ngjites verdhe, -Kurthe me feromone.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne Komunen e Junikut. Ing. dip i bujqesise z.Ali Gacaferi