Viti

Veton Ademi

Këshilltar Komunal
tel: 044/ 307 428
email: v_dika@hotmail.com
Edukimi: Universiteti Bujqësor i Tiranës, Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve, Titulli: Master (Msc), dega: Mbrojtje e Bimeve me Fitofarmaci Fakulteti Bujqësisë, Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve.

Trajnimet: Intercooperation, NOA/USAID, vizitë studimore në Shqipëri.

Gjuhët e huaja: Angleze

Përvoja profesionle si kwshilltar: Nga viti 2007.

Storja e suksesit: Inkurajimi i fermerëve të futen në prodhimtarinë e Integruar.
AKTIVITETI IM
Fushat Këshilluese:
Pemëtari
Pergjigje per fermerin nga Vitia

Ne pyetjen e bere nga fermeri na Vitia lidhur me krasitjen dimrore te pemeve.

Pyetja: Kur eshte koha e pershtatshme per krasitjen e molleve, dhe poashtu qfar efekti ka krasitja dimerore?

Pergjigje:

Koha e krasitjës dimërore e molleve fillon, nga rënja e gjetheve në Vjeshtë e deri para mugullimit të sythave në Pranëverë. Për kushtet klimatike të Kosovës, gjegjësisht temperaturave të ulëta që mbretrojnë gjatë dimrit në vendin tonë, preferohet krasitja para mugullimit të sythave në Pranëverë.

Efekti i krasitjes dimërore: Prodhimi pa krasitje nuk ka interes në pemëtoret intenzive. Pemët e pa krasitura meqenëse nuk kanë kontroll mbi sasinë dhe shpërndarjen e elmementeve prodhuese dhe vegjetative e zhvendosin prodhimin gjithmonë e më shumë drejt majeve, për shkak të polaritetit, dhe zhvishen në drejtim të bazës. Ato dobësohen gradualisht, nuk prodhojnë rregullisht çdo vit, nuk kanë prodhim cilësor dhe në disa raste thahen para kohe. Për këto arsye është e nevojshme krasitja, me anë të së cilës hiqen disa pjesë të panevoshme të pemës, ndërkohë që të tjerat përshaten për ti dhënë pemës formën e përshtatshme, më qëllim që të kemi nga njëra anë vegjetacion të kënaqshëm dhe nga ana tjetër prodhim të mirë, çdo vit dhe cilësor. Me anë të krasitjes bëhet shpërndarje më uniforme dhe e drejtë e pikave të rritjes, në të gjithë pemën.

Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Vitis Msc. Veton Ademi

Këshilluesit e komunes sime
Fermerët lider të komunes sime
TË TJERË
Fermerët e komunes sime
TË TJERË