Viti

Fadile Demelezi

Këshilltare Komunale
tel: 044/631 029
email: dile_da@hotmail.com
Edukimi: Universiteti Bujqësor i Tiranës, titulli i fituar: Agronom i lartë

Trajnimet: NOA/USAID, GIZ, RDA, etj.

Gjuhët e huaja: Serbe , Angleze.

Përvoja profesionale si këshilltare: Nga viti 2001.

Storja e suksesit: Kryetare e GLV- VITI, organizimi i panaireve të ndryshme në lëmin e bujqësisë.
AKTIVITETI IM
Fushat Këshilluese:
Perimtari
Pergjigje per Gani Behluli
Ne pyetjen e parashtruar nga Gani Behluli lidhur li kultivimin e lulediellit ne komunen e Vitis.
Pyetja: ne rajonin e Vitis a osht toka e pershtateshme me mbjell luledielli dhe a ka ndonje fermer qe mbjelle? faleminderit per mirekuptim
Pergjigje
Për pyetjen e z. Goni Behluli , them se luledielli është një nga kulturat e rëndësishme edhe për kushtet e Kosovës, e po ashtu edhe në komunën e Vitisë kjo kulturë mundë të kultivohet. Kurse sa i përket nënpyetjes se a ka ndonjë fermer që e kultivon këtë kulturë, ne në Drejtorinë e Bujqësisë nuk jemi të informuar se luledielli kultivohet tek ne, e them këtë sepse edhe tek thirrja për aplikim nga ana e MBPZHR nuk ka aplikuar asnjë fereme.

Kjo pergjigje eshte derguar nga Keshilltarja per bujqesi ne komunen e Vitis z.Fadile Demelezi 

Pergjigje per Alkend Tahirsylaj

Ne pyetjen e parashtruar nga Alkend Tahirsylaj lidhur me nje demtues te kulturave bujqesore.

Pyetja: Pershendetje, ju lutem amund te me siguroni nje pergjigje se si luftohet ky insket ne foto po mi shkatrron te mbjellat shume shpejt?
Pergjigje
Përshëndetje! Pyetjen që më është bërë nga z. Alkend Tahirsylaj, në bazë të fotos që e ka dërguar ishte një kërmill, që mendoj se duhet përdorur gëlqere pluhur, rreth folisë, nëse është serrë, ose në fushë të hapur rreth parcelës që është e mbjellur. Po ashtu mund të përdorë edhe Limacidet, siq janë:
Puzhimor, Orion dhe Gardene, që kanë efekt shumë të mirë.
Kjo pergjigje eshte derguar nga Keshilltarja per bujqesi ne komunen e Vitis z.Fadile Demelezi
Pergjigje per Egzon Ibrahimi
Ne pyetjen e parashtruar nga Egzon Ibrahimi lidhur me vrugun e domates.
Pyetja: Pershendetje stafi i portalit Ferma Ime, Kam nje pyetje per semundjen e vrugut te domates. Cilat jane masat parandaluese dhe masat e kontrollimit te kesaj semundje te domatja ?
Pergjigje
Vrugu i domatës ( Phytophthora infestans)
Masat preventive: Të përdoren për mbjellje vetëm fidanet e pastërta nga sëmundjet, largo dhe shkatërro bimët dhe pjesët e tyre të infektuara, siguro një arjosje të mirë, përdorimi i varieteteve rezistente, siguro sasi të nevojshme të plehrimit, ujitja të bëhet me kujdes, qarkullimi bimor.
Trajto kur simptomat e para janë të dukshme: Previcur 607 SL, Previcur Energy, Consento, Mikal Flash, Aliette Flash, Champion 50 WP, Antracol 70 WP, Dithane M - 45, Ridomil Gold MZ 68 WP, Ridomil Gold plus 42.5 WP, Folio Gold 53.75 SC, Bravo 500 SC, Daconil 720 SC. Previcur Energy : nuk përdoret kur toka është e terur, Ridomil Gold MZ 68 WP: maksimumi 4 trajtime janë të lejuara
Kjo pergjigje eshte derguar nga Keshilltarja per bujqesi ne komunen e Vitis z.Fadile Demelezi
Pergjigje per Sejdi Aliu
Ne pyetjen e parashtruar nga Sejdi Aliu lidhur me semundjet e Dredhzes.
Pyetja: Si te mbrojme luleshtrydhen nga semundjet e mundeshme para lulezimit dhe pas vjeljes flm per mikuptim
Pergjigje:
Kulturën e drdhëzës e sulmojnë një mori sëmundjesh e dëmtuesish, të cilën e shoqërojnë prej momentit të mbjelljes, gjatë tër periudhës së kultivimit. Kalbëzimi i frutave ( Botrytis cinerea) - Infektimi me këtë sëmundje bëhet kur bijnë shirat e para të pranverës.
Njollosja e gjetheve ( Mycospharella fragariae)- Kjo sëmundje sulmon gjethet e dredhëzës ku shfaqen njolla të rrumbullakëta me ngjyrë të bardhë dhe të rrethuara me ngjyrë të kuqërremtë.
Hiri i dredhëzës( Spheroteca macularis)- Kjo sëmundje kur i sulmon gjethet, ato lakohen ( përdridhen) nga pjesa e sipërme e llapës, sulmon edhe lulet, frutat dhe lozët.
Si masë preventive para lulëzimit përdoret: Bravo 500SC, Teldor SC500, Aliette Flash etj.
Trajtimet te frutat pas vjeljes me pesticide dhe substanca të tjera kimike nuk duhet të aplikohen te dredhëza sepse ato konsumohen të freskëta. Pas përfundimit të vjeljes bëhet kositja e pjesës së gjelbër, grumbullimi dhe shkatërrimi i tyre jasht vendit ku kultivohen.
Kjo pergjigje eshte derguar nga Keshilltarja per bujqesi ne komunen e Vitis z.Fadile Demelezi
Pergjigje per Elbasan Krasniqi

Ne pyetjen e parashtruar nga Elbasan Krasniqi lidhur me numrin e fidaneve te domates per m2 dhe semundjet qe me se shumti prekin dometen.

Pyetja: sa fidane domate duket mbillen ne 10 ari serra? dhe a mund te na siguroni ndonje informacion lidhur me semundjet e domateve dhe cilat preparate mbrojtese ti perdotim per mbrojtje?

Pergjigje

Dendësia e mbjelljes së domates në serra është në varësi të tipit të serrave dhe natyrës së kultivarit. Këshillohet të mbillen  2-4 fidane për m/2.
Sëmundjet kryesore të domates janë: 
Rënia e fidaneve ( Pythium spp), kjo sëmundje paraqitet në fazën e dy gjetheve të bimës, masat preventive; evito mbjelljen e farës kur toka ka temperatura të ulëta, të mbillen fidane të pastra nga sëmundjet, të sigurohet një ventilim i mirë në serrë, të mbillen varietete rezistente, ujitja të bëhet herët( evito ujitjen e panevojshme), të bëhet dezinfektimi i moduleve para se ato të vendosen në vendin e ruajtjes. 
Preparatet kundër kësaj sëmundje janë: Previcur energy, Aliatte Flash, Ridomil Gold 
Vrugu i domates ( Phytophthora onfestans) - masat preventive
Të përdoren për mbjellje vetëm fidanet e pastërta nga sëmundjet, largo dhe shkatërro bimët dhe pjesët e tyre të infektuara, siguro një ajrosje të mirë, siguro sasi të nevojshme të plehrimit , ujitja të bëhet me kujdes. 
Preparatet kundër kësaj sëmundje janë:  Previcur 607 SL, Previcur Energy, Consento, Mikal Flash, Aliete Flash, Champion 50 WP, Antracol 70 WP, Dithane M-45, Ridomil Gold MZ 68 WP, Ridomil Gold plus 42.5 WP, Folio Gold 53.75 SC, Bravo 500 SC, Daconil 720 SC.
Janë edhe sëmundjet e tjera: 
Kalbëzimi i hirtë ( Botryotinia fusceliana) - Preparati - Daconil 720 SC
Njollosja e zezë e domates ( Alternaria solani)  - Preparati Consento, Champion 50 WP, Antracol 70 WP, Dhitane M-45, Bravo 500 SC, Daconil 720 SC. 

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltarje per bujqesi ne Komunen e Vitis. Ing.Dip e bujqesise znj.Fadile Demelezi

Pergjigje per Besart Galica

Ne pyetjen e parashtruar nga Besart Galica lidhur me perdorimin e kripes dhe gelqeres si dezinfektues se tokes.

Pyetja: Desha te ju pyes ne lidhje me perdorimine krypes dhe gelqeres qe disa e perdorin per dezinfektimin e tokes para mbjelljes me perime a eshte ne rregull dhe a ka efekt ansore ne perime?

Pergjigje:

Sa i përket përdorimit të krypës për dezinfektim nuk preferohet sepse mund të rritë nivelin e kriprave në tokë gjegjësisht nivelin e pH në tokë, prandaj nuk preferohet pa i bërë analizat e tokës, kur dihet që perimet kultivohen kryesisht rreth lumenjëve, ku niveli i pH është më i lartë, kurse sa i përket gëlqerës preferohet të përdoret në formë pluhuri për të bërë dezinfektimin e tokës. Kjo formë e dezinfektimit gjen përdorim të gjerë dhe ka treguar rezultate të mira, dhe mund të përdoret edhe pas mbjelljes sidomos në serra, kundër kërmijëve (hidhet sasi e gëlqerës pluhur brenda serrës rreth folisë).

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltarje per bujqesi ne Komunen e Vitis. Ing.Dip e bujqesise znj.Fadile Demelezi

Këshilluesit e komunes sime
Fermerët lider të komunes sime
TË TJERË
Fermerët e komunes sime
TË TJERË