Shtime

Ejup Ismajli

Këshilltar Komunal
tel: 044/ 201 876
email: ejup_ismajli@hotmail.com
Edukimi: Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, drejtimi Agroekonomi, Prishtinë

Trajnimet: FAO, CAP Espoir, MBPZHR, Start Your Business, Agjensioni Evropian dhe ECDL

Gjuhët e huaja: Serbe

Përvoja profesionale si këshilltar: Nga viti 2001
AKTIVITETI IM
Fushat Këshilluese:
Blegtori
Pergjigje per Egzonit Rexhepi
Ne pyetjen e parashtruar nga Egzonit Rexhepi liodhur me leverdin majmerin e vicave.
Pyetja: Pershendetje, pyetja ime eshte: Sa duhet te jete shtimi ditor i nje vici i cili mbahet per majmeri dhe deri ne cilen pesh duhet te mbahet ai vic pra deri kur ka leverdi ekonomike me mbajt?
Pergjigje: Shtimi ditore duhet te jete ne kushte te mira te mbajtjes 1.3 -1.4 kg, dhe deri ne peshen 500 kg eshte laverdia ekonomike, ndersa mbi kete peshe bie shtimi ditore dhe laverdia ekonomike.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Shtimes z. Ejup Ismajli 

Pergjigje per A.Krasniqi

Ne pyetjen e parashtruar nga A.Krasniqi lidhur me nje demtues te grurit.

Pyetja: Pershendetje, Ne grurin e mbjellur eshte paraqitur nje lloj mize. Me intereson se cili lloj i pesticidit eshte i pershtatshem per sperkatje.

Pergjigje:

Sa i perket pyetjes se fermerit per paraqitjen e nje lloj mize ne grurin e tij, per ti dhene pergjigjje paraprakish duhet identifiku se cili lloj mizes eshte paraqit pastaj per ti dhene pergjigjje adekuate, ndersa per trajtimin e grurit kunder barojave te kqija qe paraqiten te gruri ende eshte heret.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Shtimes z. Ejup Ismajli

Pergjigje per Avdi Krasniqi
Ne pyetjen e bere nga Avdi Krasniqi lidhur me mirembajtjen e shtalles dhe gjedheve.

Pyetja: desha te dije si duhet te behet dezimfektimi (pastrimi) i shtalles se lopeve dhe si duhet te behet pastrimi i lopeve vetem me uje apo edhe me dicka tjeter?

Pergjigje:

Ka metoda te ndyshme te dezinfektimit t eshtallave te lopeve, mirpo si forme me e lehte dhe me lire e kushtushme per fermerin eshte pastrimi dhe gelqerosja e lehte i mureve, ndersa pastrimi i lopeve nuk ka nevoje te behet me uje por forma ma e mire per me mbajte pastertin e lopeve eshte konstrukcioni dhe pastrimi i shtratit te lopes (vendi ku qendron lopa), duhet pas kujdes qe ky shtrat mos te jete i gjate qe lopa te bagloj ne shtrat, por ne kanalin e plehut, kjo eshte forma ma e mire per me mbajte paster lopen.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Shtimes. z.Ejup Ismajli

Këshilluesit e komunes sime
Fermerët lider të komunes sime
Fermerët e komunes sime