Mitrovice

Bedri Bajrami

Këshilltar Komunal
tel: 044 245 821
email: bedribajrami_055@yahoo.com
Edukimi: Universiteti i Prishtinës – FXM Mitrovicë, Master i Shkencave, Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Bujqësisë

Trajnimet: MS Projekt Profesional 2003, Këshilltarë për shërbime këshillimore për bujqësi,

Trajnim baze i programit te GMP, SOP, HACCP, ISO 2200, ISO 9001, ISO 17025, ECDL etj.

Gjuhët e huaja: Serbo- Kroate, Angleze

Përvoja profesionale si këshilltar: Nga viti 2001.

Storia e suksesit: Detektimi i sëmundjeve të ndryshme dhe vizitat e drejtëpërdrejta me fermerët.
AKTIVITETI IM
Fushat Këshilluese:
Perimtari
Pemëtari
Drithëra
Blegtori
Bletari
Pergjigje per Labinot Kajtazi

Ne pyetjen e parashtruar nga Labinot Kajtazi lidhur me fermat e brojlerve ne komunen e mitrovices dhe menyres se ushqimit te tyre.
Pyetja: a ka naj ferm te brojlerve ne Mitrovic. dhe a ka mundesi me me tregu si bohet rritja e brojlereve? faleminderit
Pergjigje:
Ferma per rritjen e brojlerve ne komunen e Mitrovices nuk ka, sa i perke rritjes se brojlerve, rritja behet me ushqime te koncentruar me "Starter dhe fenisher".
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Mitrovices. Msc. Bedri Bajrami

Pergjigje per Oltin

Ne pyetjen e parashtruar nga Olti lidhur me kultivimin e kepurdhave Shampinjon.

Pyetja: Kushtet per kltivimin e kpurdhave sampinjon??
Pergjigje:
Kultivimi i Kerpudhave Shampinjon
Lagështia e ambientit në zonën e mbulesës duhet të sillet prej 60 -65 %, kurse lagështia e ajrit 90 – 95,5. Mënyra më e mirë që kjo të realizohet që uji i ngrohtë dozohet me ndihmën e spërkatëseve në formë të mjegullës. Nëse pa vendosjes së mbulesës ajo lagët sipas rregullit, atëherë ujitet disa ditë. Pas kësaj, në dhjetë ditët e ardhshme, vetëm pak spërkatet dhe kështu mbahet lagështia e nevojshme dhe kjo vetëm për aq sa është humbur lagështa nga avullimi i ujit (2-3 litra ujë për 1 m2).
Sa herë që vërehet se mbulesa është forcuar dhe ngjeshur dhe se vështirë lëshon ujin, bëhet me kujdes një mihje (me dorë ose ma grabuja të veçanta). Para kësaj, mbulesën është mirë që të spërkatet me tretje të fungicidit dhe insekticidit. Pas dy javësh, pas vendosjes së mbulesës, temperatura mbahet 22 deri 25 gradë C. Gjatë tetë deri dhjetë ditë mecinet e shampinioneve e rrisin mbulesën gati deri te maja (rreth 2 mm nën sipërfaqe). Kjo vërehet lehtë kur paraqitet shkëlqimi blu në të bardhë. Atëherë temperaturën duhet zbritur në 5 deri 7 gradë C, kurse lagështia e ajrit prej 85 – 90%.
Me rastin e ajrosjes, përkatësisht me rastin e lëvizjeve të sforcuara të ajrit, mundet jo vetëm të zvogëlohet temperatura në objekt, por edhe lagështia, që do të ngadalësojë zhvillimin e fryteve, prandaj duhet pasur kujdes për këtë. Nëse në objekt hyn ajri i thatë, atëherë ajri duhet të kalojë nëpër lecka të lagëta në mënyrë që të fitojë lagështi dhe të evitohen pasoja të pakëndshme. Kur në sipërfaqe të mbulesës paraqiten grumbuj të vegjël të mecenëve (bishtave të kërpudhave), është shenjë se po formohen karporforët ( vendet e mbirjes) e kërpudhave.
Kjo shihet me sy në formë pikash të imëta të bardha. Kjo fazë është shumë e ndjeshme prandaj rrymimin e ajrit duhet zvogëluar por edhe ujitja nuk duhet të bëhet. Pas 8 ditësh vijuese vezoret e kërpudhave arrijnë madhësinë e kokrrës së bizeles dhe pas 4-5 ditësh duhet pritur vjeljen e parë. Në këtë fazë është e nevojshëm të bëhet ujitje intensive ( 2 – 2,5 1/m2), sepse tani kemi një rritje intensive por edhe ajrosja shkakton zvogëlimin e lagështisë së mbulesës, përkatësisht krejt objektit.
Brenga e përditshme e punëtorëve në punën e kultivimit të kërpudhave nuk qëndron vetëm në ujitjen e duhur dhe në mbajtjen e lagështisë por edhe për mbajtjen e temperaturës, ajrosje dhe kontroll të rregullt që në objekt mos të hyjnë mizat dhe insekte të tjera. Për çdo ditë duhet kontrolluar rrjetat që janë vendosur në hyrje dhe në dalje të objektit. Nëse ka dëmtime, këto duhet ndrequr.
Gjatë punëve të përditshme, posaçërisht duhet pasur kujdes për gjendjen shëndetësore të shampinioneve. Kërpudhat e deformuara ose të dëmtuara duhet menjëherë të largohen nga objekti dhe vendi ku kanë qenë duhet të dezinfektohet.
Vjelja e shampinionëve
Shapinioni në një objekt kultivimi vilen prej 4 deri 5 herë. Koha midis dy vjeljeve zakonisht është një javë. Koha e vjeljes zgjatë rreth 45 ditë. Në këtë periudhë në objektin ku rriten kërpudhat duhet siguruar kushtet vijuese:
Gjatë kohës së vjeljes temperatura e substratit duhet të jetë zakonisht 15 deri 17 gradë C. Nëse temperatura është më e kartë, bishtat e vezoreve mund të zgjaten, kurse nëse temperatura është më e ulët se 15 gradë C, zgjatet koha e rritjes, por cilësia e kërpudhave është me e mirë. Kjo temperaturë konstante, në muajt e verës vështirë mbahet nëse nuk kemi izolim të mirë që temperaturat e larta nga jashtë të depërtojnë në objekt.
Ajrosja
Në periudhën e rritjes së shampinioneve, paraqiten sasi të mëdha CO2, i cli nëse me kohë nuk largohet, mund të shkaktojë bllokadë të plotë në rritjen e kërpudhave. Për të evituar këtë,, ndërrimi i ajrit në objekt bëhet përditë dhe disa herë duke bërë rrymim të lehtë të ajrit. Ka mendime se sasia e ajrit duhet të jetë 60 deri 80 m3 në 1 tonë substrat për 1 orë.
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Mitrovices. Msc. Bedri Bajrami
Pergjigje oer Sabi Mahmuti

Ne pyetjen e parashtruar nga Sabi Mahmuti lidhur me varitetet e trangullit per kultivim.

Pyetja: Pershendetje nese ka mundesi te me tregoni se cila varitet i trangujve osht per momentin ma i mir per mbjellje per ket vit nje propozim?

Pergjigje

Llojet e rekomanduara

1) Për serra diellore apo me ngrohje teknike, disa nga hibridet e trangullit më të rekomanduar dhe frutgjatë janë:

Pepinex F1;

Kansas F1;

Palmera F1;

Slims F1:

Sandra F1;

Grandioza F1;

Diana F1;

Shekulli F1;

Mrekullia F1, etj.

Ndërsa tek kultivarët frut-shkurtër janë: SG-390 F1;etj.

2) Për kushtet e fushës së hapur, janë: Marketmor; Longy, Kubit, etj.

Kjo pergjegje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Mitrovices. Msc. z.Bedri Bajrami

Pergjigje per Berat Berisha

Ne pyetjen e parashtruar nga Berat Berisha lidhur me krasitjen e perimeve.

Pyetja: Tung dashte me bo ni pytje rreth trangujve dhe domatev se deri kur duhet te hiqen disa kopila siq i themi ne ose deg te reja qe dalin ne mes te trupit domatev ,a eshte mir ti hiqen te lihet vetem dega kryesore apo ti lihen edhe ato qe te rriten psh te domatja me lon bohet gjigante me deget e saj une ja hjeku ,nese ka mundesi te keto dyja qe i kultivoj une mem tregu si me vepru edhe pse dej tash kom pas sukses ne kultivimin e tyre per komsum familjar,gjithsesi ja kisha preferu njerzve edhe domaten qershi mendoj te na perdoret pak eshte shum e mir edhe pjeken frtutat shpejt edhe qet shum fruta flm.

Pergjigje:

Krasitja e kastravecit

Krasitjet janë shërbimi më i rëndësishëm për domaten dhe kastravecin në sera. Qëllimi i krasitjes është të influencojë ose të rregullojë raportet midis rritjes vegjetative dhe frutifikimit të bimëve. Në të njëjtën kohë ajo i siguron bimëve më shumë ajër dhe në këtë mënyrë lehtëson frymëmarrjen e bimëve dhe kufizon prekjen nga sëmundjet. Në krasitjen e kastravecit është shumë i rëndësishëm momenti i lejimit të formimit të frutit të parë. Fruti i parë lejohet të krijohet vetëm pas formimit të 8-10 gjethe, nëse tentohet prodhim i zgjatur nga bimët. Kjo bëhet për të stimuluar krijimin e një sipërfaqeje të mjaftueshme gjethore dhe një aparati të fuqishëm rrënjor për të përballuar ngarkesa prodhimi më të larta dhe më të zgjatura në kohë. Nëse përkundrazi synohet një cikël i shkurtër prodhimi, por i orientuar drejt shfrytëzimit të periudhave me çmim të lartë në treg, mjaftojnë 5-6 gjethe deri në lejimin e formimit të frutit të parë në bimë. Në raste të tilla, padyshim që prodhimi i realizuar nga bimët është më i ulët. Mënyrat e krasitjes ndryshojnë në varësi nga tipi i kultivarit.

Krasitja e kultivarëve frut shkurtër. Si rregull, në përputhje me komentet e bëra më lart, deri në lartësinë 30-50 cm hiqen të gjithë lastarët anësorë dhe frutat e porsaformuara. Nga kjo lartësi deri në lartësinë e telit këputen majat e të gjithë lastarëve anësorë menjëherë sapo ata kanë formuar gjethen e tyre të dytë (janë krijuar kultivarë, të cilët nuk formojnë lastarë të gjatë në sqetullat e tyre dhe prandaj nuk lind nevoja e këtij operacioni). Në këtë kohë lihen të rriten në bimë frutat e formuara në sqetullat e gjetheve të lastarit kryesor dhe ata të formuar në lastarët anësorë.

Largimi i frutave nën lartësinë 50 cm, sigurisht që shkakton humbje të prodhimit të hershëm. Sidoqoftë, këto humbje kompensohen me rritjen e shpejtë të bimëve më vonë, gjë që nuk ndodh në rastet kur nuk largohen fruta e parë. Kur bimët arrijnë lartësinë e telit, lihen të rriten lirisht të gjithë lastarët anësorë. Në këtë kohë bimët kanë formuar një aparat gjethor të bollshëm, të mjaftueshëm për të rritur një numër të madh frutash.

Krasitja e kultivarëve frutgjatë. Deri në lartësinë 50-70 cm hiqen të gjithë lastarët anësorë dhe frutat e formuara në sqetullat e gjetheve tëlastarit kryesor. Nga kjo lartësi deri në lartësinë e telit horizontal hiqen gjithashtu të gjithë lastarët anësorë, por lihen të rriten frutat e formuara në sqetullat e gjetheve të lastarit kryesor. Sidoqoftë, numri i frutave të formuara në lastarin kryesor varet nga intensiteti i rritjes së bimëve dhe sezoni i kultivimit. Në momentin kur lastari kryesor arrin lartësinë e telit, maja e bimës këputet, duke lënë 2 gjethe mbi lartësinë e tij. Nga kjo lartësi lejohen të rriten 2-3 lastarët e majës, të cilët varen poshtë lirisht. Në momentin që ata arrijnë në rreth 1 m lartësi mbi sipërfaqen e tokës, u pritet maja dhe lihen të rriten prej tyre lastarë të rendit të dytë, të cilët realizojnë pjesën tjetër të prodhimit të bimëve. Në kultivarët me frut të gjatë zakonisht del një frut i vetëm në çdo sqetull gjetheje. Megjithatë, ndonjëherë, në kushtet e temperaturave të ulta, egziston mundësia e formimit të disa frutave në një sqetull të vetme. Në këto raste është i domosdoshëm largimi i tyre, për ti lënë mundësi rritjes normale të një fruti të vetëm. Gjatë dimrit dhe në kushtet e ndriçimit të kufizuar, sidomos pas një periudhe intensifikimi frutifikimi, rritja e bimëve mund të reduktohet dhe shfaqet rrëzimi i frutave. Për të parandaluar këtë është e rëndësishme të ekuilibrohet numri i frutave me madhësinë e sipërfaqes gjethore të bimëve (sasinë e lëndës organike të prodhuar prej tyre), nëpërmjet largimit të një pjese të frutave. Për ta mundësuar këtë në çdo tre nyje lihen të rriten vetëm dy fruta derisa të përmirësohen kushtet natyrore të rritjes. Ky operacion kryhet kur frutat kanë arritur gjatësinë 7-8 cm, duke larguar përgjithësisht frutat e keqformuar.

Gjatë procesit të krasitjeve, hiqen gjithashtu gjethet e bazës së bimëve në kohën kur ato fillojnë të zverdhen, ose rrallohen kur pengojnë shpërndarjen uniforme të dritës dhe ajrimin e bimëve. Nga fundi i periudhës bimore, ose kur bimët dëmtohen nga ndonjë sëmundje, nga nyjat e kërcellit kryesor, dalin lastarë të rendit të dytë, me një ose më shumë frute, pranë njëri tjetrit. Edhe në këtë rast lihet një frut në çdo nyjë. Ky frutifikim dytësor, nëse administrohet me kujdes, është një mundësi e mirë për të zgjatur periudhën bimore të kastravecit dhe rritur prodhimin e tij. Krasitja e domates. Krasitja aplikohet për këputjen e majës së bimëve, për të ndërprerë rritjen e bimëve në lartësi, por gjithashtu edhe për eliminimin e lastarëve anësorë të bimëve. Këputja e majës favorizon rritjen e frutave dhe në këtë mënyrë sigurohet peshë më e madhe e tyre. Për këtë arsye, këputja e majës së bimëve, në fund të sezonit të kultivimit, është gjithmonë me interes.

Shumica e bimëve zhvillojnë degë të dyta nga sythat e tyre anësorë. Degët anësore, zakonisht janë të padëshirueshme për rritjen e ekuilibruar të bimëve dhe nëse nuk eliminohen rezultojnë në një numër të madh frutash të vegjël dhe përgjithësisht pak të pëlqyer. Për domaten, krasiten të gjithë lastarët anësorë, me përjashtim të atyre që lihen për të kontrolluar densitetin e kërcejve të bimëve, për njësi të sipërfaqes së tokës. Sqetullorët hiqen jo më vonë se të kenë formuar një gjethe. Vonesa e heqjes së tyre shkakton çrregullime në rritje e zhvillim, rrjedhojë e konkurrencës për asimilate, dhe ndërkohë duke i larguar sqetullorët me vonesë plaga e shkaktuar është më e madhe dhe bëhet burim infeksioni. Gjatë heqjes së sqetulloreve duhet patur kujdes të mos hiqet lëkura në kërcell.

Me qëllim që të reduktojnë shpenzimet për sistemin e ujitjes dhe për të siguruar më shumë hapësirë për trajtimet dhe vjeljet e bimëve, kultivuesit modernë të domates, aplikojnë tashmë kultivimin në formë V. Ky sistem kultivimi, realizohet nëpërmjet dyfishimit të numrit të bimëve në rresht, ose duke zvogëluar distancën midis rreshtave binjakë. Në të dy rastet bimët vendosen në mënyrë të alternuar majtas dhe djathtas. Në këtë sistem përdoret vetëm një tub uji për çdo çift rreshti, por në këtë rast pikalëshuesit vendosen jo më larg se 20-25 cm larg nga njëri tjetri.

Ndonëse, mënyra më e zakonshme e kultivimit të domates në sera është me një degë të vetme, sidomos në rastet kur janë përdorur për mbjellje fidanë të shartuar, të cilët zakonisht i bëjnë bimët më të fuqishme nga pikëpamja vegjetative, kultivimi në formë V mund të realizohet edhe nëpërmjet kultivimit të bimëve me dy degë. Kur fidanët krasiten dhe lihen të rriten me dy degë, njëra degë lihet të rritet djathtas dhe tjetra majtas. Në këtë rast reduktohet gjithashtu edhe numri i bimëve që mbillen.

Kjo pergjegje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Mitrovices. Msc. z.Bedri Bajrami

Përgjigje për Berat Berishen

Ne pyetjet e bera nga Berat Berisha lidhur me lyerejen e pemeve me gelqere dhe mbulimin e perimeve per mbrojtje nga bresheri.

Pyetja: 1. Lyrja e trupav te pemve me qereq-gelqere qfar efekti ka a bon me i ly? dhe pytja e dyte:
2. Trangujve edhe domateve a bon me ju qite rrjeta mbi sepse ndonje her veres kur po bojen kokrriz ose shi i madh po mi demton. Une i mbjelli ne toke te hapur pres pergjegjen tuaj Faleminderit.
Pergjigje:
1. Më herët është menduar se lyerja e trungut të pemëve me gëlqere bëhet për zbukurimin e kopshteve të tyre, prandaj lyerjen e bëjnë në pranverë,por koha më e mirë për lyerjen e trungut të pemëve është vjeshta. Arsyeja e lyerjës së trungut te pemve me gëlqere është per mbrojtjen e lëvores nga qarja  e cila vije nga ekspozimi direkt i rrezeve te diellit gjatë ditëve me diell në stinën e dimrit, ku vije deri te bymimi i levores te pemeve dhe gjate nates jan temperaturat e ulëta dhe shume lehtë vije teri te plasaritja e levorës. Gëlqerja është nje lloj izolatori edhe ngjyra e bardh i reflekton rrezet e diellit. 
Lyerja me gëlqere, pemët i mbron deri diku edhe nga brejtësit si  janë lepujt dhe minjët e fushës të cilët në mungesë të ushqimit, ne kohen kur ka borë .
1.      Sa i perket mbuleses së perimeve ne fush te hapur me mbulesa special per mbrojtjën nga kushtët e papërshtatshme atmosferike (breshëri) ate mund ta bëni.
Edhe perimet kan kërkesat  e veqanta per drite, lageshti, materje ushqyese etj, prandaj mbulesa për mbrojtje nga Bresheri, ka anet tjera pozitive ku ne ditët kur ka rreze te diellit te medha dhe temperature te larta, pengon rrezet direkte te diellit te bijn mbi perime dhe njeherit ben edhe nje lloje ulje te temperatures.
Kjo pergjegje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Mitrovices. Msc. z.Bedri Bajrami
Pergjigje per Ibrahim Gashi

 Ne pyetjen e bere nga Ibrahim Gashi lidhur me kultivimin e molles dhe kumbulles ne regjionin e Mitrovices. Pyetja: A jene te pershtatshme kushtet klimatike ne regjionin e mitrovices per te ngritur nje pemishte me molle dhe kumbell, nese po cilat jane proceduart qe duhet ndjekur per ngritjen e nje pemishte?

Pergjigje:

Mitrovica është njëri prej vendbanimeve më të vjetra të njohura në Kosovë. Pozita strategjike dhe gjeografike në mes dy lumenjve të rëndësishëm, Ibrit e Sitnicës si dhe motivet ekonomike kanë bërë që territori i Mitrovicës të mirret me kultivimin e kulturave te ndryshme bujqesore. Shtrihet në shkallën 42. 53 shkallë të gjerësisë gjeografike veriore dhe në 25.52 shkallë të gjatësisë lindore. Lartësia mbidetare e Mitrovicës është 508 - 510 metra.

Sa i përket kultivimit të mollës dhe kumblles komuna e Mitrovices posedon kushte te mira agroklimatike qka dëshmon fakti se jan te ngritura me dhjetra hektar të pemishteve intenzive.

Procedurat qe duhet ndjekur per ngritjen e nje pemishtje janë:

1.      Punet baze ne ngritjen e pemishtes

2.      Faza analitikr

3.      Pastrimi dhe rrafshimi i terenit

4.      Plehrimi melorativ

5.      Qelizma

6.      Organizimi territorjal i pemishtes

7.      Zgjidhja e fidaneve

8.      Zgjedhja e kultivarve dhe nensharteses

9.      Orientimi i rendeve

10.  Pergatitja e fidaneve dhe teknika e mbjelljes.

Kjo  Kjo pergjegje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Mitrovices. Msc. z.Bedri Bajrami

Këshilluesit e komunes sime
Fermerët lider të komunes sime
Fermerët e komunes sime
TË TJERË