Vushtrri

Avdyl Feka

Këshilltar Komunal
tel: 044/295-627
email: avdyl.feka@hotmail.com
Edukimi :Fakulteti i Bujqësisë

Trajnimet :Perimtari e përgjithshme .

Gjuhëte huaja: Serbo-Kroate, Angleze

Përvoja prefesionale si këshilltar: Nga viti 2009

Storie e suksesit: Përgatitja e fermerëve për grante dhe subvencione, ngritja e serrave, menaxhimi.
AKTIVITETI IM
Fushat Këshilluese:
Pemtari
Perimtari
Pergjigje per Bislim Krasniqi
Ne pyetjen e parashtruar nga Bislim Krasniqi lidhur me semundjet e patates dhe menyren e mbrojtjes. Pyetja: Pershendetje, cilat jane semundjet qe me se shumeti e atakojne pataten dhe cilat jane menyrat e mbrojtjes?
Pergjigje: emundjet kryesore qe atakohet patatja dhe i shkaktojne dame te medha ne kete kulture jane:
-Vrugu i patates dhe 
-Njollosja e zeze
Vrugu i patates eshte semundja me e rrezikshme qe manifestohet me simptomet karakteristike qe verehen ne gjethe ,kercell,por edhe ne zhardhok.Zhvillimi i kesaj semundje varet nga temperatua dhe lageshtia. Temperatura ideale per zhvillimin e kesaj semundje jane 16 deri 22 grade celsius dhe lageshtia e larte realative.Dimrimi i kerpurdhes sigurohet ne zhardhok te patates ne forme miceli.Per luftimin e kesaj semundje duhet perdoren masa agroteknike dhe kimike.
MASA AGROTEKNIKE:
-Te perdoret fara e shendoshe
-Bimet e vetembira (ne parcela ku patatja mbillet si monokulture) qe paraqesin burim infektimi te zhduken ne menyre mekanike ose me herbicidet adekuate
-Te mbillen kultivar te qendrueshem ndaj kesaj semundje
MASAT KIMIKE:
-Trajtimi i patates behet gjate motit me lageshti,perdoren fugicidet ne baze te bakrit dhe detiokarbamatet
Me sukese luftohet me aplikimin e preparateve : CONSENTO,GASTRO SOLACE...
Njollosja e zeze
Semundje karakteristike per pataten edhe kjo ndikohet nga temperatua dhe lageshtija e larte realative.
Bimet te trajtohen ne periudhe qdo 7-8 dite(kur infektim eshte shume intenziv) ne kushte normale qdo 10 deri ne 14 dite.Trajtimi i sukseshem behet me preparatin SOLACE, e gjithesesi si mase parandaluese te aplikohet qarkullimi bimor (te pakten dy vite te mos mbillet ne te njenjten parcel patate).
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Vushtrris z.Avdyl Feka 
 

 

Pergjigje per fermerin e ri
Ne pyetjen e parashtruar nga Fermeri i ri lidhur me ate se cilin varitet i patates eshte me i pershtatshem ne komunene e Vushtrise.
Pyetja: cilin varitet te patates osht ma mire me mjell te na ne Vushtrri sepse po du me fillu me mbjellje nga viti i ardheshem me 60 ari?
Pergjigje:
Ne zgjedhjen e kultivarit te patates duhet te kihet parasysh tre faktorë:
1.Kultivari të përshtatet në atë zone
2.Të jetë rezistent ndaj patogjeneve
3.Të jetë konkurrues në treg
Duke i pasur parasysh këta faktorë përcaktues për kultivimin e patates , potencialin prodhues si dhe kualitetin e saj, në Komunën e Vushtrrisë varieteti më dominues është AGRIA I cili edhe mbi zotëron në trevën tonë. Prandaj rekomandimi i ynë është qe ky varietet të mbillet sepse është i përshtatshëm edhe në përpunimin industrial .

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Vushtrris z.Avdyl Feka 

Pergjigje per Emir Jonuzi

Ne pyetjen e parashtruar nga Emir Jonuzi lidhur me kultivimin e patates per me shume se 4 vite me radhe ne te njejten parcele.

Pyetja: pershendetje tash pas vjeljes se patates per vitin e 4 me radhe ne t njejten parcel desha te di se cka me preferomi te mbjell? a bene prap patate apo duhet me ndrru pak qe mos me demtut token qysh po thojne?
Pergjigje:
Qarkullimi bimor duhet përdoret në të gjitha kulturat bujqësore. Mbjellja e patates(por edhe kulturave tjera) si monokulturë është shumë e gabuar: bimët e ndryshme kanë kërkesa të veçanta ndaj makro dhe mikroelementeve në tokë. Pra secila bimë ka kërkesa te veçanta ndaj këtyre përbërësve te tokës dhe kultivimi për shumë vite si monokulturë prishë ekuilibrin e këtyre elementeve në tokë.Pra ruajta e ekuilibrit të materieve ushqyese është esenca e qarkullimit bimor.Arsye tjera pse behët qarkullimi bimor është se mbjellja si monokulturë paraqet rrezik nga paraqitja e dëmtuesve dhe sëmundjeve për kulturën në fjalë- pataten nga e cila atakohet dhe për të cilën po i japim disa të dhëna :
Buburreci i patates(Leptinotarsadecemlineata) –është dëmtues karakteristik për pataten dhe ka aftësi të jetoj ne brendi të tokës deri në dy vite d.m.th në vitin e dytë të mbjelljes se patates në të njëjtënparcelë paraqitet menjëherë mbas mbirjes se patates dhe shkakton dëme.
Vrugu i patate-(Phtophhtorainfestans)-sëmundje qe prek patate në gjethe por edhe në zhardhok dhe kërpudha dimëron në tokë dhe mbjellja në të njëjtën tokë do të thotërrezik për demet nga kjo sëmundje,pastaj Njollosja e zezë e patates(Alternariasolani).Prandaj për këtë arsye bëhet qarkullimi bimor. Patatja ështëparakulturë shumë e mirë për shumë kultura tjera ngase paraqet një substrat të shkëlqyer (përdoren rreth 1000kg pleh artificial gjatë kultivimit të patates).Zakonisht në komunën tonë pas kultivimit të patates ,fermerët mbjellin grurë.Rendimentet sillen 6-8 ton/ha. Por në mbjelljen e grurit duhet pas kujdes që të mbillen varietetet të qëndrueshme ndaj shtrirjes.Sivjet fermeri NehatMerovci( i cili në vitin e kaluar është shpërblyer nga MBPZHR-ja si prodhues i patates) në parcelat e mbjella më grurë (qe vitin e kaluar ishin të mbjella më patate) ka arrit rendimente mbi 10 ton/ha dhe mund te themi ishte rendiment rekord i prodhimtarisë se grurit për komunën tonë.Varieteti i mbjell ka qenë “APAQ” dhe kushte kilmatiko-tokësore ka qenë shumë të mira.
Me që mbjellja e patates behet në toka të mira kryesisht nën sistem ujitësIber-Lepenc apo edhe në toka për gjatë lumit “Llap” dhe” Sitnica” që janë toka të pasura me materie ushqyes kështu qe ju rekomandojmë në toka që ka qenë e kultivuara patatja mos të mbillet Dredhëza sepse patatja është parakulturë e papërshtatshme për këtë kulturë.
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari publik per bujqesi ne komunen e Vushtrris z.Avdyl Feka 
Pergjigje per Blerim Krasniqi

Ne pyetjen e Blerim Krasniqit lidhur me kultivimin e jonxhes.
Pyetja: Kam nje pytje nese mundeni te me informoni A ban me mjell detelinen apo terfoj ne vjesht? pres pergjigjie
Pergjigje: Jonxha mund të mbillet në vjeshtë dhe bima mund të zhvillohet , te përgatitet qe në pranverë ta shfrytëzoj tërë potencialin prodhues të saj. Pra, pa humbur aspak të ardhura nga ajo sipërfaqe. Në mbjelljen pranverore në vitin e parë sipërfaqja e mbjellë më jonxhë ka rendiment të vogël dhe kjo sipërfaqe bujqësore nuk mundet të shfrytëzohet plotësisht. Duhet të kihet parasysh koha e mbjelljes se jonxhës në vjeshtë dhe në mbjelljen e saj duhet llogaritur kohën qe i duhet bimës që të zhvillohet dhe të konsolidohet për vitin e ardhshëm .Në tokat të cilat janë nën ujitje ,ekzistojnë kushte ideale për mbjellje vjeshtore, kurse tokat të cilat nuk janë nen ujitje ;e mbajnë një rrezik sepse hedhja e farës dhe mbulimi i saj, për shkak të mungesës se lagështisë mund të vonoj në mbirjen e saj , mund të provokoj mbirjen e farës dhe prishjen e saj. Kjo shkakton mbirje jo uniforme te jonxhës. Vitin e kaluar mbjellja e jonxhës në vjeshtë ishte shumë e suksesshme, rrjedhojë e kushteve shumë të mira qe mbretëruan për zhvillimin e saj(dimër i vonuar dhe i butë).
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Vushtrris z.Avdyl Feka

 

Pergjigje per Agim Muzaqi
Ne pyetjen e parashtruar nga Agim Muzaqi lidhur me menaxhiumin e barojave ne token ku ka te mbjelurr presh.
Pyetja: si te luftohen barojat ne nje siperfaqe prej 10 ari me purrinje, barojat jane gjethngushta dhe gjethgjera?
Pergjigje: Luftimin e barojave te këqija te preshi mund te luftohen përmes prashitjes, rrallimit dhe mbathja e cila mund te kryhet me dore ose me mjete mekanike,normalisht më një ose më shumë ndërhyrje.
Luftimi i barojave të këqija mund te behet edhe me preparate kimike ku mund te përmendim: Chloropropham, propachlor dhe prometrinë të cilat përdorenpara mbirjes se farave. Pas mbirjes përdoren Chlorpropham dhe përzierjen chlorbuphan+Chloridazon. Propachlori dhe fluralini përmbysën ne toke para mbjelljes se fidanit, ndërsa chlirichliroxuroni, prometrina dhe chlorbupham+chloridazon mund te përdoret pas mbjelljes se fidanëve.
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Vushtrris z.Avdyl Feka 

  

Pergjigje per Nuredin Krasniqi

Ne pyetjen e parashtruar nga Nuredin Krasniqi lidhur me luftimin e barojave te keqija.
Pyetja: kur duhet mi sperkat arat per barishta para se mi mjell me grure dhe miser?
Pergjigje:
Luftimi i barojave mund te behet me herbicid total ROUNDUP 3l/ha .Trajtimi behet 14-20 dite para lavrimit.Efikasiteti me te madh e ka kur barojat jane me madhesi prej 10-15 cm
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Vushtrris z.Avdyl Feka 

Pergjigje per Muhedin Mustafa

Ne pyetjen e parashtruar nga Muhedin Mustafa lidhur me menyren e ujitjes se patateve.
Pyetja: a o ma mire patatet i ujit me sistem pik-pike a qysh i kena ujit zakonisht kshtu me vada apo ben edhe ne fort te shiut me ujit?
Pergjigje:
Ekzistojnë tri lloje të ujitjes:
-Ujitja brazda-është forma më e hershme e ujitjes qe është përdor në bujqësinë ekstenzive,karakterizohet më shpenzim të madhe të sasisë ujore. Kjo ujitje mund të shpërlaj elementet ushqyese, pastaj shfrytëzimi i sasisë ujore është 25-50%,dhe potencialisht është rrezik për paraqitjen e sëmundjeve tek bima. Gjithsesi duhet ikur kësaj forme të ujitjes.
-Ujitja në formë shiu-efekti i shfrytëzimit të ujit sillet 70-80%.Kjo mënyrë e ujitjes është me modern dhe shfrytëzimi i ujit sillet në në kufi 70-80% . Përdoret më shumicë nga fermerët e Komunës së Vushtrrisë, sidomos në kultivimin e patates.
-Ujitja më sistem pike-pikë-është mënyra më modern ujitjes se bimëve. Ka këto përparësi:
1) Funksionon ne presione të ulta të ujit
2.)Perdorimi i dozave precise të plehrave(bimës I ipet materje ushqyese perms ujit)
3.)Zvogëlon mundësin e paraqitjes se sëmundjeve
4.)Zvoglon mundesin e zhvillimit të barojave të këqija
5.)Nuk e ngjesh token ,ska erozion dhe shperlarjes se elementeve ushqyese nga toka.
Thënë shkurt më anë të kësaj forme të ujitjes nëse aplikohet drejt ,arrihet që të gjitha bimët të marrin sasi të barabarta të materieve ushqyese dhe te gjitha bimët te kenë kushte të njëjta për zhvillim. Ky është kusht që bimët të arrijnë ta shfrytëzojnë drejt potencialin prodhues te tyre. Ujitja e patates në këtë formë është mjaft vështirë e zbatueshme tek patatet, sepse kjo mënyrë e ujitjes rrit koston e prodhimit ngase duhet vendos gypat ujitës në tërë sipërfaqen e mbjellë më patate(zakonisht fermerët e komunës sonë mbillen sipërfaqe prej 10-30ha,kurse kjo kulture kultivohet në rreth 1500ha në mbarë komunën).Vendosja e këtij sistemi ujitës edhe në sipërfaqe më të vogëla, ka mjaftë probleme. Ngase vendosja e gypave në mënyrë të gabuar rezulton qe ky sistem të mos realizon ujitje të mire, sepse ky gabim në vendosjen e gypave sjelle problem të mëdha ,ngase sasie e ujët dhe materieve ushqyese qe merre bima më afër burimi dhe ajo ne fund te rendi mund të kenë dallime të mëdha ,pasoj e kësaj është rritje jo e barabar e bimëve dhe ulje e rendimentit. Për shkak të sasisë se madhe të ujit te dhënë ,është edhe mundësia e paraqitjeve të sëmundjeve. Me ujitje në formë shiu tek patatja në komunën tone janë arrit rendimente te larta. Pa ndonjë problem të madh variatetit “AMBITION” ka arrit deri në 50ton/ha.
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Vushtrris z.Avdyl Feka

 

Pergjigje per Besnik Rama

Ne pyetjen e parashtruar nga Besnik Rama lidhur me menyren e kujdesit nga hiti tek sallata e gjelber.

Pyetja: si behet trajtimi kunder Hirit te sallates se gjelber? Pergjigje: si behet trajtimi kunder Hirit te sallates se gjelber?
Pergjigje:
Se pari je pershendes  ,pastaj ju uroj punë të mbarë dhe suksese ne kultivimin e sallates. Me duket se fjalën e ke per
Kalbëzimin e Hirtë(Botris Cinera) qe atakon sallaten dhe  mund te luftohet me sukses me SWITCH  62.5WG në sasi 0.6-0.8 kg/ha.
Nese   sallata është  atakuar nga Kalbëzimi i Bardhë(Sclerotinia Sclertiorum)-përdoret Daconil 720 Sc  në koncentrim 0.2-0.3%.
Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Vushtrris z.Avdyl Feka
Pergjigje per Arsim Merovci
Ne pyetjen e parashtruar nga Arsim Marevci lidhur me rimbejelljen e patates.
Pyetja: a osht von me 10 maj te rimbillet patatj?
Pergjigje
Pas shirave të mëdha qe mbretëruan në muajin e kaluar,që mund të themi lirisht se ishin të domosdoshme për zhvillimin kulturat bujqësore ; u shkaktuan edhe vërshime  në kulturat bujqësore. Këto vërshime sidomos e goditen kulturën e patates ,qe kryesisht mbillen ne tokat qe janë pranë lumenj eve dhe nen sisteme ujitës.Patatja është bima më e ndeshmë ndaj vërshimeve. Prandaj kjo pyetje është pyetja me aktuale qe shtrohet sot. Duke e marrë parasysh investimet qe kanë bërë fermerët për mbjelljen e 1 ha më patate(rreth 3000 euro/ha) dhe përgatitjen kualitative te tokës për mbjellje,hudhjen rreth 1000kg NPK  15:15:15,ne do ta preferonim në tokat ku mund të punohet te bëhet ri mbjellja e kulturës se patates dhe atë më patate te hershme dhe eventualisht me gjysmë te hershme ( këtë sa me parë sepse jemi mbas afatit optimal te mbjellje ).Dhe ,duhet ta kemi parasysh se temperaturat mbi 30 gradë celsius e pengojnë zhvillimin normal te patates dhe  si pasoj është ramja e rendimentit.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Vushtrris z.Avdyl Feka 

Përgjigje për Xhevdet Hasani
Ne pyetjen e parashtruar nga Xhevdet Hasani lidhur me luftimin e barojave te keqija.
Pyetja: kam dy pytje per ju redaksi un kam mbjall dy kultura kete vit per mu fillestare 1. HELDE. 2. KOLZ. MIRPO UN NUK KAM NJOHURI ME QAFR PREPARATI APO HERBICIDI SPERKATEN PER TIA ZHDUK BAROJAT E KQIJA SI ATO BAROJA GJETHE GJERA PO ASHTU EDHE BAROJAT GJATHE NGUSHTA JU LUTEM SIMBAS MUNDESIVE ME NDIMONI TE PAKTEN PO PSE JO, DHE KU MUND TI GJEJ KETO HERBICIDE
Pergjigje
                LUFTIMI I BAROJAVE GJTHEGJERA DHE GJETHENGUSHTA TE KOLEZA
 
Luftimi i barojave gjethegjera te Koleza:
DUAL GOLD-perdoret pas mbjelljes dhe parambirjes se bimes me sasi  1.2l/ha
PROMETRIN 50 sc2l/ha etj.
Luftimi i barojave gjethegjera pas mbirjes se bimes te Koleza: Bentazor 2.5l/ha
Luftimi I barojave gjethengushta pas mbirjes se bimes tek koleza:
Fusilade 1l/ha  (perdoret kur bima e kolezes eshte ne fazen 3 deri ne 6 gjethe)
Select super 1l/ha
Fokus ultra        1l/ha etj…
Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Vushtrris. Ing. dip. i bujqesise z.Avdyl Feka
Përgjigje për Leutrim Gashi
Ne pyetjen e parashtruar nga Leutrim Gashi lidhur me mbjelljen e Misrit per sillazh.
Pyetja:2. Per kete vite a eshte vone apo ka ende kohe per mbjelljen e misrit per sillazh dhe ne qfar sasie te mbillet eshte fjala sa kg per 1 ha fare te perdoren?
Pergjigje:
Sa i perket pyetjes se dytë lidhur më mbjelljen e misrit për sillazh, duhet te themi se nuk ka kurrëfarë ndryshim i afatit optimal te mbjelljes se misrit  për fare dhe atij për sillazhë,nuk ka kurrëfarë ndryshimi në masa agroteknike:plehrim,luftimi I barojave te këqija,ujitje…Pra misri është bimë termofile-për zhvillimin e saj kerkon temperatura  të larta(akoma është herët për mbjellje dhe mund të paraqitet ulja e temperatures ,prandaj mbjellja e misrit behet ne afatin optimal për mbjelljen e tij)
Ndryshimi është vetëm ne numrin e bimëve në hektar, ku ka më shumë bimë dhe sillet 60.000-85.000 bime për hektar.Gjithësesi kur te bleni farën e misrit qoftë për sillazh apo për fare,shiqoni paketimin(thasë 25kg) dhe lexoni më kujdes se aty shkruan për varietetin dhe jep udhëzimi se sa bimë duhet të mbillen për hektar për varitetin e prodhuar nga ajo kompani..Ndryshim tjeter nga misri për fare është momenti i korrjes  se misrit për sillazhë dhe preference e jonë është që ju të bashkëpunoni më fermerët e trajnuar ne lidhje më përcaktimin momentit të duhur për korrjen  e misrit dhe praktikisht ta përcillni mënyrën e bërjes se sillazhi tek fermeret që kanë përvoj dhe janë të trajnuar për punimin e sillazhit.
Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Vushtrris. Ing. dip. i bujqesise z.Avdyl Feka

 

Pergjigje per Leutrim Gashi

Ne pyetjen e parashtruar nga Leotrim Gashi lidhur me kalbezimin e specit.

Pyetja: Vazhdimisht po kemi problem me kalbjen e specit gjat prodhimit a mund te na jepni ndonje keshille si te veprejm qe ti marrim masat qe ne fillim te vegjitaciont?
Pergjigje:
Fillimisht mundë te propozoj qe ta orjentoni vemendjen , apo me mire te themi ta lexoni me kujdes punimet qe” Ferma Ime” i publikon ne faqet e saja,sepse gjithënjë (sipas mendimit tim) kjo jep materjale shumë të mira ne lidhje me problemet ne lamit e ndryshme te bujqësisë, që i hasni ne jeten e përditëshme.Dhe,ne lidhje më pyetjen tuaj po ju propozoj një punim qe më parë eshte dhënë tek” Ferma Ime”dhe e trajton shume mirë problematiken e kalbëjes se frutit te specit dhe vetem të potencoj se kalbja e specit mund të jetë edhe pasoj e mungeses se kalciumit ne bimë:
Kalbezimi i zi i majës së frutave
Është një sëmundje kërpudhore e cila shkakton kalbezimin e mbrendëshëm të frutave të specit. Kalbëzimi fillon nga maja e frutave dhe avancon më në brendësi, madje deri në farëra.
Sipërfaqja e frutit merr ngjyre të zezë dhe kalbet. Mbi shtresat e kalbura formohen organet e riprodhimit (konidet), të cilat janë karakteristike për këtë sëmundje.
Në kërcell sëmundja paraqitet me ngjyre kafe, me zona të ndryshme koncentrike që prekin edhe indet më thelle, deri sa arrijnë palcën qendrore.
Frutat preken vetëm kur ato janë të gjelbërta, ndërsa simptomat mund të duken si në frutat e gjelbërta ashtu dhe në ata qe kanë kaluar në pjekjen botanike. Zhvillimi i sëmundjes favorizohet nga temperatura 22-26°C, lagështia e lartë relative e ajrit, reshjet, madje edhe vesa, qe sigurojnë praninë e një shtresë uji mbi organet e bimës. Gjithashtu plagët e krijuara nga mjetet e punës apo nga heqja e frutave, të cilat shërbejnë si porta të futjes së kërpudhës.
Masat parandaluese dhe të luftimit
Për të parandaluar prekjen nga kjo sëmundje, bimët duhet të kultivohen në kushte të mira. Për këtë, zgjidhen forma bimore sa më të qëndrueshme, hiqen sa më parë frutat e prekura, favorizohet ajrimi i bimëve, duhet të përdoren farëra të pastërta nga infeksionet, të evitohet qëndrimi i ujit në sipërfaqen e tokës dhe te organet e bimëve. Të përdoren norma ujitje të reduktuara. Fungicidet më të efektshme janë ato me bazë: tiram, clortalonil, anilazina, procimidonë, iprodionë dhe diclofluanide. Duhet të përdoren lengu bordulez 0.8-1%, Brestan 0.3-0.4%, Zinep 0.4%, Bavistin 0.1%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Captan 0.18-0.2%, Upital 0.15-0.2%, Euparen 0.2-0.25%, Ridomil 0.35-0.4%, etj. Dezinfektimi i farërave me Bautan 1-2 gr/100 gr farë, Frumidor 2-3 gr/100 gr farë, etj.
Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Vushtrris. Ing. dip. i bujqesise z.Avdyl Feka
 
 
Pergjigje per Muhamet Bajrami
Ne pyetjen e parashtruar nga Muhamet Bajrami lidhur me perdorimin e preparateve mbrojtese nga insekticidet te patatja.

Pyetja: cilat preparate duhet te perdoren per mbrojtje nga insektet tek kultivimi i Patates dhe ne cilen periudh te vegjetacionit duhet perdorur?

Pergjigje:

Qe ne fillim duhet te ju bejme me dije se patatja sulmohet edhe nga demtuesit tjere,por sa I perket pyetjes suaj rreth insekticideve qe perdoren per luftimin e ketyre demtuesve. Atehere po ju preferojme keto insecticide:

1)     Prestige290 FS

 

1) -perdoret per trajtimit e zhardhokeve te patates per fare me sasi prej 100ml ne 100kg te zhardhokeve te patates me shtese 300ml uje,ne trajtim te zhardhokeve para mbjelljes. Lufton gjeneraten e pare te bubrreci te patates (Leptinotarsa decemlineata). Perdoret vetem nje here parambjelljes.

2) CALYPSO 480-SC-vepron te larvat dhe insektet e rritura te bubrreci I patates,tek morrat e gjetheve,tek cikadet dhe aleuroidet.Ky preparat lufton bubrrecin e patates .Sasia qe perdoret: 50g/ha(Dy sperkatje,me nje distance prej 10-14 ditë) ose 100g/ha (një sperkatje).

3) THIACLOES 48SC- lufton afidiet dhe aleuroideve. Te pakten tri trajtime gjate vegjetacionit

. 4) COMMANDO 70 WDE-lufton morrat e gjetheve,bubrecin e patates,krahbardha,tripsi etj.

Koheve te fundit eshte vrejtur nje demtues shume I rrezikshem TUTA APSOLUTE ( ne fshatin PESTOVE) I cili prek tuberet e patates dhe qe shkakton deme shume te mdha(kalbjen e patates ne depo).Ajo dimron brenda ne toke dhe bimet I sulmon kur temperaturar janë te volitshme per te(temp. mbi 18 grad celsiues) .

Trajtimi e para behen me neem oil apo bt Bacillus thuregensis

Ne fazen e dyte me spinosad apo bt.

Trajtimi behet atehere kur Tuta apsolute del nga toka dhe e sulmon bimen ne pjesen mbi tokesor, ku edhe vrehet veprimet e saja qe me vone deperton ne zhardhok.

Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Vushtrris. Ing. dip. i bujqesise z.Avdyl Feka

Këshilluesit e komunes sime
Fermerët lider të komunes sime
TË TJERË
Fermerët e komunes sime
TË TJERË