Mjedisi dhe njeriu

Ajri, toka, ujërat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujërat nëntokësore dhe gjithçka ku jeton dhe ndikon tek njeriu përbëjnë mjedisin rrethues.

Sot zhvillimi i vrullshëm ekonomik i botës e civilizimi i saj, krahas progresit të madh që kanë sjellë, kanë ndërhyrë edhe në dëmtimin, ku më shumë e ku më pak, të mjedisit tonë rrethues.

Sot, mjedisi ku zhvillohet aktiviteti i botës së gjallë, është shumë i ndotur me produkte e mbeturina të shumëllojshme, ndër to vendin kryesorë e zënë mbetjet kimike apo siç i njohim ndryshe, kimikatet dhe mbetjet radioaktive.

Të gjitha këto dëmtojnë e shkatërrojnë pa dallim bimët, kafshët edhe vetë njeriun.

Natyrë me anë të proceseve dekompozuese që shkaktoheshin ose përshpejtoheshin nga dukuri natyrore, si ato atmosferike, tokësore, diellore etj, bëjnë të mundur eliminimin e këtyre mbeturina ndotëse.

Por ky ekuilibër është i pamjaftueshëm dhe në mbrojtjen e natyrës sot është shumë e domosdoshme ndihma e njeriut.

Sot vihet re gjithmonë e më shumë përdorimi pa kufi i plehrave kimike nga bujku, i cili me teprime të tilla pretendon të rrisi pjellorinë e tokës. Por bima nuk thith të gjithën.

Një pjese e mirë që mbetet e paasimiluar, me anë të ujit të reshjeve apo vaditjeve depërton në brendësi të tokës dhe ndot ujërat nëntokësore, ato të burimeve, liqeneve, lumenjve.

Plehrat dhe hedhja e tyre vend e pa vend, dëmtojnë rëndë mjedisin rrethues, dëmtojnë rëndë shëndetin e vetë fajtorit, njeriut.

Një gjë është shumë e qartë. Natyra ndotet shumë lehtë, por pastrohet më shumë vështirësi.

Njerëzit duhen të ndërgjegjësohen, duhet të apelojnë për të mbajtur pastër ambientin e tyre. Detyra parësore e tij është mënjanimi i ndotjeve.

Kujdesia ndaj mjedisit është obligim njerëzor për të evituar katastrofat ekologjike.

Njeriu duhet të jetojë në harmoni me natyrën, duhet të kujdeset për atë, dhe të shfrytëzojë me efikasitet të mirat e saj, përndryshe natyra e ndëshkon atë dhe brezat që do të vijnë.
 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët