Kontribuesit më të mëdhenj në ndotjen e ajrit në Kosovë

Ajri është një element mjaft i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe në përgjithësi i mjedisit që na rrethon, i cili vazhdimisht është nën ndikim të ndotjes. Edhe pse ndotja e ajrit vjen nga aktivitetet njerëzore, ai gjithashtu mund të ndikohet edhe nga fenomenet natyrore.

Ndotja e ajrit ndodh kur në ajër lirohen substanca në sasi që mund të dëmtojnë shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve ose mund të shkaktojnë dëme materiale. Disa ndotës të ajrit mund të kenë edhe ndikime globale – p.sh. rritja e efektit të gazeve serrë ose dëmtimi i shtresës së ozonit.

Të dhënat për cilësinë e ajrit në Kosovë janë të mangëta për shkak të mungesës së rrjetit të monitorimit të cilësisë së ajrit. Po ashtu, ende nuk është bërë inventarizimi i ndotësve dhe nuk është përpiluar kadastra e ndotësve të ajrit. Si rrjedhojë e kësaj gjendjeje nuk mund të flitet me kompetencë për nivelin aktual të ndotjes së ajrit dhe cilësinë e tij.

Si burime kryesore të ndotjes së ajrit në Kosovë konsiderohen sektori i energjetikës, komunikacioni dhe industria e rëndë.

Aktualisht kontribuesit më të mëdhenj të ndotjes së ajrit janë:

-KEK-u që përfshinë termocentralet (Kosova A dhe Kosova B) dhe mihjet sipërfaqësore të linjitit në Obiliq ;

-Komunikacioni (trafiku rrugor, ajror dhe hekurudhor)

-Kompleksi industrial Ferronikeli në Gllogovc;

-Fabrika e çimentos-Sharcem në Han të Elezit ;

-Kompleksi industrial në Mitrovicë;

-Sistemet për ngrohje qendrore (Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë);

-Industria e rëndë bazike (aktualisht nuk funksionon) në Gjakovë, Pejë dhe Gjilan;

-Deponitë e mbetjeve urbane dhe atyre industriale. 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët