Çka po ndodhë me tokën tonë?!

Në pjesën më të madhe të globit tokësor, ekosistemet natyrore janë shndëruar në toka bujqësore të projektuara për prodhimin e ushqimit. Toka bujqësore shpesh herë mbillet me monokulturë dhe si rezultat ka një diversitet të ulët llojor.

Një pjesë e sipërfaqes tokësore përdoret për sipërfaqe banimi duke formuar fshatrat, qytetet, zonat industriale, infrastruktura mbështetëse që përfshin rrugët, hekurudhat, portet dhe aeroportet.

Shfrytëzimi i burimeve natyrore siç është nxjerrja e mineraleve ka krijuar shqetësime mjedisore.

Kërkesat për energji kanë çuar në shfrytëzimin e drurit si lëndë djegëse, e qymyrit nga minierat dhe nxjerrjes të naftës e gazit natyror nga burimet e tyre.
Pasojat e veprimtarisë njerëzore dhe ndikimi i tyre në ekosistemet natyrore po ndjehen çdo ditë në mjedis.

Ndryshimet në përdorimin e tokës

Toka është produkt natyror. natyrës i është dashur një kohë e gjatë për të krijuar shtresën e dheut me potencialin prodhues të saj dhe nuk ka asgjë të përbashkët me ndërtesat që janë produkt shoqëror.

Natyrisht edhe toka ka një pjesë si produkt shoqëror, pjesë vlerore që është pozitive kur në të pasqyrohen kontributi individual e shoqëror që sjell rritjen e pjellorisë së saj.

Vlera mund të jetë negative kur veprimet e papërgjegjëshme i kthejnë ekosistemet e dobishme ekologjikisht dhe ekonomikisht në agrocenoza me vlera të përkohëshme.

Shëmbuj të tillë ka mjaft si prishja e kullotave subalpine për tu kthyer në tokë arë për kultivimin e patates, kthimi i tokave të mbjella me shkurre në livadhe e kullota, kthimi i lagunave bregdetare në tokë arë etj.

Çdo ndryshim në përdorimin e tokës ka të ngjarë të ndryshojë ekosistemin që do të ishte i pranishëm në mënyrë natyrore brenda një zone.

Dy shëmbuj specifikë të ndryshimit dhe shkatërimit të ekosistemeve natyrore nëpërmjet veprimtarisë së njerëzve janë shpyllëzimi dhe shkretëzimi.

Shpyllëzimi dhe Ripyllëzimi

Për mijra vjet njerëzimi ka pushtuar pyjet, prerë pemët dhe shndërruar zonën në tokë bujqësore që është përdorur për rritjen e drithërave dhe kullotjen e kafshëve.

Shpesh herë, mbetjet e pyllit janë djegur si proces i pastrimit të tij.

Pyjet nuk dëmtohen vetëm nga zjarri dhe ndotjet por edhe nga streset klimatike.

Streset klimatike si ndryshimet e shpejta të temperaturës janë tepër të rëndësishme sepse shkaktohen nga aktivitetet njerëzore dhe në veçanti nga efekti serë.

Shëmbuj konkretë për shpyllëzimin jepen në Britaninë e Madhe. në këtë vend pa ndikimin e njeriut shumë nga peisazhet do të dominoheshin nga pyjet ndërkohë që tani vetëm 10 % e sipërfaqes së tokës mbetet e pyllëzuar.

Një situatë e tillë e ngjashme është e pranishme në shkallë botërore.

Çdo vit tregojnë llogaritjet e kryera zhduket nga pyjet tropikalë një zonë me sipërfaqe rreth 12 milion hektarë, afërsisht e barabartë me sipërfaqen e Anglisë.

Shkalla e shpyllëzimit po përshpëjtohet, zevëndësimi i i pyjeve natyrore mund të jetë i pamundur dhe disa nga ndryshimet mund të kenë efektet afatgjate në klimën botërore.

Humbja e pyjeve për kultivimin e sistemeve tradicionale të paqëndrueshme, shpesh pastrimi nëpërmjet metodave të djegjes dhe të prerjes mund të jenë jetëshkurtëra. Kur dëmtimet e pyllit janë të vogla pylli rigjenerohet dhe në pak vite mund edhe të zëvendësohet.

Në rast se pylli menaxhohet në mënyrë të suksesshme për prodhimtarinë e tij, zakonisht për lëndë drusore, ai mbetet relativisht i qëndrushëm.

Shpyllëzimi ndikon direkt në tokë. Bimësia drunore dhe barishtore vepron si një sfungjer thithës i ujit dhe e lëshon atë gradualisht nga toka në përrenjtë dhe nëpërmjet të avullimit në atmosferë.

Ripyllëzimi

Ripyllëzimi i kontrolluar zëvendëson pemët e prera duke ruajtur ekosistemin.

Dëmtimet në një shkallë të gjerë ndaj ekosistemeve pyjore ndodhin si rezultat i mekanizmit që çon në pastrimin masiv të një sipërfaqeje pyjore.

Për ripyllëzimin përdoren një sërë metodash të cilat synojnë jo vetëm të zevëndësojnë pemët e prera por edhe të ruajnë llojshmërinë.

Për të nga drurët e pyllit ku bëhet zëvendësimi ose të kultivuara nga lloje drurësh me rritje të shpejtë, rezistentë ndaj sëmundjeve, që japin dru me cilësi të mirë etj.

Në të gjitha programet e ripyllëzimit kujdes i veçantë i kushtohet konservimit pyjor.
Njeriu ndikon me veprimtarinë e tij në ekosistemet edhe nëpërmjet ndërtimit të sipërfaqeve të gjelbëruara në zona të ndryshme.

Shkretëzimi, erozioni, kripëzimi
Janë procese që toka po i pëson çdo ditë.

Shkretëzimi-Shkretëtirat natyrore ndodhen si në rajonet me klimë të nxehtë edhe në rajonet me klimë të ftohtë.

Ato karakterizohen nga sasi e ulët e rreshjeve dhe ndërprerjen e tyre të herëpasherëshme, zakonisht më pak se 250 mm në vit.

Ndonjëherë thatësira totale vazhdon nga një vit në tjetrin. Për shkak të sasisë së pakët të ujit zonat e shkretëzuara kanë një mbulesë të kufizuar bimore.

Shkretëzimi përkufizohet si degradim i tokës në zona të thata, gjysëm të thata dhe sub të lagështa të thata që zhvillohen kryesisht nga ndikimi i pafavorshëm i njeriut.
Ky përkufizim vlerëson veprimtarinë njerëzore si shkakun kryesor të shkretëzimit në ditët tona, gjithashtu lidh progresin e këtij procesi me rritjen e popullsisë dhe trysninë e vazhdueshme në burimet natyrore të zonës.

Preokupimi njerëzor lind nga humbja e prodhueshmërisë së tokës që mund të përdorej për bujqësi duke çuar në varfëri ose dhe uri ndërmjet njerëzve që e kanë banuar tradicionalisht këtë zonë.

Presioni ndaj tokës shkaktohet kryesisht nga kopetë që kullosin si delet dhe nga mbledhja e drurit për zjarr.

Disa zona të thata mund të sigurojnë rritjen e drithrave nëqoftëse ujiten. Një stinë e thatë mund të jetë shkatërimtare dhe si rezultat ka humbje të prodhimtarisë.

Çdo trysni shtesë nga rritja e popullsisë njerëzore ose përkeqësimi i kushteve të thatësirës do të thotë që kullotja e kafshëve dhe mbledhja e lëndës drusore do të përhapet në një zonë të gjërë.

Kërkesat nga kopetë e kafshëve barngrënëse kapërcejnë aftësinë që ka toka dhe bimësia nuk mund jo vetëm tíi mbështesë ato, por edhe rimarrë veten derisa kjo trysni të largohet.

Mungesa e bimësisë çon në rënien për sa i përket përkeqësimit të tokës.

Tokat e zhveshura të ekspozuara drejt për drejt ndaj dritës së diellit vuajnë nga tharrja e mëtejshme dhe e kombinuar me ekspozimin ndaj erërave janë të prirura për të vuajtur edhe nga erozioni.

Depozitimi i copëzave të tokës larg zonave të shkretëzuara si në zonat e mbjella ose në tokën për kullota shkakton humbje të mëtejëshme. shkalla e lartë e abuzimit në mungesë të mbulesës bimore kanë të ngjarë të ndryshojnë ekuilibrin ujë - kripëra.

Kripërat e nxjerra nga uji tokësor lihen në shtresën sipërfaqësore të tokës. Kjo çon në kripëzimin që ndikon në dëmtimin e tokës pasi e bën atë të papërshtatshme për bimët.

Kripëzimi mund të rezultojë edhe nga sistemet ujitëse të projektuara në mënyrë të pa përshtatëshme ku sistemi kullues ekzistues nuk është në gjendje të largojë një sasi më të madhe uji.

Me rritjen e nivelit të ujit tokësor kripërat e tretura sillen në sipërfaqe ku zona ngopet me ujë kështu që kripërat mbeten në ujë.
Me shkallën e lartë të avullimit kripërat më pas akumulohen në sipërfaqen e tokës.

Situata mund të vështirësohet në rast se kimikatet përdoren për plehërimin e tokës apo për mbrojtjen e bimëve nga dëmtuesit.

 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët