Kosova, mjedisi dhe MSA

Sipas MSA-së, Kosova duhet të forcoj bashkëpunimin e saj me BE-në ne luftën kundër përkeqësimit të mjedisit me theks në kualitietin e ajrit dhe ujit, menaxhimit të mbeturinave, mbrojtjen e natyrës, mbikëqyrjen dhe zvogëlimin e shkarkimeve industriale, promovimin e efiçiencës së energjisë dhe sigurisë në të gjitha stabilimentet industriale, mbrojtjen e tokës, klasifikimin dhe trajtimin e sigurt të kimikateve dhe planifikimin urban.

Bashkëpunimi sipas MSA-së do të përdoret gjithashtu për të zhvilluar politikën e Kosovës për klimën dhe për të ndihmuar përfshirjen e Kosovës në përpjekjet globale për të zbutur dhe adaptuar me ndryshimin e klimës.

Një bashkëpunim me i ngushtë do të ndihmonte Kosovën në miratimin e legjislacionit të nevojshëm si dhe krijimin e një organizimi të duhur administrativ. Kjo do të ndihmojë Kosovën në përfshirjen e rrjedhave në energjetikë, transport, industri, bujqësi dhe politikat e arsimit.

Për të përmbushur obligimet dhe përgjegjësit që rrjedhin nga MSA, Kosova duhet të intensifikoj përpjekjet për kompletimin e kornizës ligjore në harmoni me acquis communautaire.

Ligjet që duhet t'i miratoj Kosova
Projektligji për Ofruesit e Shërbimeve të Ujësjellësit, Ujërave të Ndotura dhe Furnizuesve të ujit me shumicë.

Projektligjin për Eko-fondin, i cili do mundëson investimet kapitale për implementimin e politikave mjedisore.

Projektligjin për Ujërat e Kosovës.

Projektligjin për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit, me qëllim të fuqizimit të inspektoratit i cili do monitoroj zbatimin e politikave mjedisore.

Projektligjin për Planifikim Hapësinor...etj.

Gjithashtu, fusha e përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së do të plotësohet me miratimin e Strategjisë së Përafrimit të legjislacionit mjedisor dhe planit të investimeve në këtë sektor.

Me qëllim të përmirësimit të politikave sektoriale, Qeveria do të miratoj strategjitë dhe planet e veprimit të cilat rregullojnë fushën e ajrit, menaxhimit të mbeturinave, ujit, pellgjeve lumore dhe planet hapësinore e urbanistike./FermaIme/

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët