Interesat e kujt po cenohen nga parku nacional Bjeshkët e Nemuna?

Kërkesa e banorëve të 15 fshatrave të Rugovës, drejtuar Kuvendit të Kosovës për rishikimin e Ligjit për parkun Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, sipas anëtarëve të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor nuk përfaqëson interesat e banorëve të asaj zone, por të kompanive të caktuara të cilat merren me prerjen dhe shkatërrimin e pyjeve.

Sipas kryetarit të Komisionit Nahit Hasani, peticioni i dorëzuar në emër të banorëve nuk i plotëson kushtet sipas rregullores së Kuvendit, pasi që nuk janë 10 mijë nënshkrime. Por megjithatë këtë peticion Komisioni e ka shqyrtuar pasi Kryesia e Kuvendit ka kërkuar ta marrë në shqyrtim këtë peticion.

“Këtë peticion që duhet të theksohet është se 99 për qind e nënshkrimeve janë të njëjta, të shkrume nga të njëjtit persona, nënshkrimet janë të njëjta, pra veç iu kanë marrë numrat e letërnjoftimeve”, tha Hasani.

Ndërsa anëtari i Komisionit Liburn Aliu tha se ligji në fjalë nuk bie ndesh fare me kërkesat e banorëve të fshatrave të Rugovës, por nuk shkon në interes të atyre që duan t`i shkatërrojnë pyjet.

“Me këtë ligj cenohet vetëm interesi i Agjencionit të Pyjeve dhe cenohet interesi i kompanive të cilat merren me pyjet, jo interesi i qytetarëve. Qytetarët edhe më herët edhe sot kanë ët drejtë t`i shfrytëzojnë pronat, edhe më herët edhe sot pronat kanë mund t`i shfrytëzojnë në mënyrë të kontrolluar”, tha Aliu.

Pas diskutimeve, anëtarët e Komisionit u pajtuan që javën e ardhshme t`i ftojnë përfaqësuesit që kanë dorëzuar peticionin në emër të banorëve të fshatrave të Rugovës, përfaqësuesit e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë, të Kuvendit Komunal të Pejës, Agjencisë së Pronave dhe më pas të zhvillon takime edhe me banorët e Rugovës për t`ua sqaruar se ligji në fjalë nuk është në kundërshtim me interesat e banorëve, por nuk i lejon prerjen dhe dëmtimin e pyjeve në mënyrë të pakontrolluar, nga individ dhe kompani të caktuara.

Siç dihet, kërkesat e tyre, banorët e fshatrave të Rugovës i kanë drejtuar edhe tek avokati i popullit i cili më pas i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese. Po kjo e fundit nuk e ka shqyrtuar këtë kërkesë, me arsyetimin se nuk i ka plotësuar kushtet për shqyrtim./FermaIme/
 

Publikime

Ligjet

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët