Vushtrria bëhet me qendër informative për bujqësi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe me mbështetjen e BE, kanë hapur sot në Vushtrri Qendrën informative komunale, e cila do të jetë në shërbim të fermerëve të kësaj komune.

I pari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, duke folur në solemnitetin që u organizua me këtë rast , vlerësoi se kjo zyrë është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të pushtetit lokal që po bën për fermerët vushtrrias, me qëllim që ata të kenë një trajtim sa më të mirë në të gjitha situatat kur kanë nevojë. Komuna e Vushtrrisë , me tokën e pëlleshme, sistemin e ujitjes dhe me një pasuri bujqësore që ka, ka bërë që të dallohet për kultivimin e shumë të mirave bujqësore,jo vetëm në trevën e Kosovës,por edhe më gjerë, ka thënë Mulaku.

Kurse,tash,përmes kësaj Qendre Informative, shtoi ai, edhe më shumë do të rritet ndihma profesionale, çka do të ndikojë në rritjen e produktivitetit dhe kualitetin e prodhimeve bujqësore.

Ndërkaq, drejtoresha e Drejtorisë komunale për Bujqësi, Arta Haxhaj tha se qendra informative për bujqësi do të jetë edhe një urë lidhëse në mes të fermerëve të Komunës, por edhe të Ministrisë së Bujqësisë dhe organizatave të tjera të kësaj fushe.

Edhe përfaqësues të projektit të BE-së dhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë kanë përshëndetur të pranishmit duke nënvizuar se këto qendra janë më se të rëndësishme për të gjithë bujqit në Republikën e Kosovës. 

Publikime

Ligjet

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët