Ministri Krasniqi takoi ambasadorin e Britanisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell. Ministri Krasniqi e njoftoi ambasadorin për të arriturat dhe sfidat në bujqësi.

Ai theksoi se këtë vit është dyfishuar buxheti për bujqësinë dhe kjo iu ka mundësuar që në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të rrisin mbështetjen për fermerët përmes granteve investive dhe pagesave direkte.

Krasniqi, tha se MBPZHR-ja po punon që ky program të implementohet në mënyrë efikase dhe shtoi se transparenca dhe efikasiteti në punë janë angazhimet themelore në këtë mandat. Ai falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën në të gjitha fushat.
Nga ana e tij, ambasadori Ruairi O’Connell vlerësoi angazhimet që janë bërë deri më tani në zhvillimin e bujqësisë.

Ai rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën, dhe tha se në fokus do të jetë edhe bujqësia, si sektori kryesor për zhvillimin ekonomik. 

Publikime

Ligjet

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët