Helmintosporioza e jugut në misër

Në mjekësi njihet me emrin helminthosporium maydis nisikado. Prek bimët në të gjithë stadet e zhvillimit duke parazituar mbi gjethe, kërcell dhe kalli.

Simptomat 

Mbi gjethe formohen njolla më të vogla se ato të helmintosporiozës së zakonshme, rreth 2 mm gjatësi me ngjyrë gri-verdhë. Mbi sipërfaqen e tyre diferencohet një shtresë myku me ngjyrë të errët që përfaqëson konidembajtësit me konidet.

Cikli jetësor

Helmintosporioza e jugut dimëron me micel dhe me konide në mbeturinat bimore të infektuara ose në farë.

Masat e luftimit

Përdorimi i hibrideve dhe kultivarëve të qëndrueshëm të misrit (kultivarët e vendit janë më pak të prekshëm nga helmintosporioza). Qarkullimi bujqësor dhe punimet e thella për përmbysjen e mbeturinave bimore të infektuara. Dizinfektimi i farës me vincit 200 gr/kv farë, frumidor 300-500gr/kv farë si edhe trajtime gjatë vegjetacionit kur simptomat bëhen të dukshme.
 

Të fundit

  • Kanceri i patates

    Kërpudha kolonizon qelizat e një bujtësi të vetëm. Soret janë të dukshme si trupa kafe në të verdhë në ind. Soret e ver...

  • Urthi i grurit

    Kallinjtë e prekur njihen lehtë, në qoftë se shtypen me gishta ato lëshojnë masën e pluhurt të zezë e cila vjen erë si ...

  • Sëmundjet e pemës së limonit

    Limoni është njëra ndër pemët me më së shumti përmbajte të vitaminës C dhe antioksidantëve tjerë. Edhe pse përshtypja...

  • Morri i gjelbër i pjeshkës

    Është i përhapur kudo. Paraziton gjatë periudhës së verës në mbi 400 lloje bimësh të ndryshme si perime e pemë frutore...

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët