Morri i gjelbër i pjeshkës

Është i përhapur kudo. Paraziton gjatë periudhës së verës në mbi 400 lloje bimësh të ndryshme si perime e pemë frutore, mjaft kultura arash dhe barëra të këqija.

Dëmi

Gjethet e bimëve deformohen nga thithja e morrit të gjelbër, por nuk marrin ngjyre të kuqërremtë siç ndodh në rastin e gjethepërdredhëses se pjeshkës (Taphrina deformans). Në faqet e poshtme të këtyregjetheve gjenden kolonitë e morrave.

Bimët e prekura rende kane rritje me të paket të lastarit dhe japin me pak prodhim. Përveç demit direkt, morri i gjelbër i pjeshkës është bartës i rreth 50 sëmundjeve virale, si në patate, perime e peme frutore. Prandaj duhet konsideruar si një nder dëmtuesit me të rrezikshëm të bimëve bujqësore.

Përshkrimi

Morri i gjelbër i pjeshkës gjendet në dy forma: atë me krahë dhe pa krahë. Format me krahë janë rreth 2-3 cm të gjata, antenat i kane sa gjatësia e trupit, ndërsa sifonet pak të fryra. Koka dhe kraharori kane ngjyre të zeze në kafe, ndërsa barku ka ngjyre të zeze, nga ana e sipërme tërthorazi përshkohet nga breza të arte me një njolle të erret në mes. Morrat pa krahë janë 1.8 mm të gjate, me ngjyre të verdhe në të gjelbër ulliri. Nimfat kane ngjyre ulliri të kuqërremtë.

Biologjia

Nga veza dimëruese e vendosur në kërcellin e pjeshkës, çelin në pranvere femrat themeluese (Fundatriks), të cilat me partenogjeneze japin mbi pjeshkën 5-6 brezni. Në këtë periudhe një pjese e morrave dalin me krahë (Migrantes), që shërbejnë për përhapjen në bime të tjera strehuese verore, mbi të cilat përsëri vazhdojnë shtimin me partenogjeneze, duke dhënë morra me krahë dhe pa krahë, që quhen virginogenie.

Morrat me krahë duke bere lëvizje në distance janë shkaktare kryesore të përhapjes se sëmundjeve virale. Në vjeshte nga morrat që shtohen me partenogjeneze, dalin forma gynopare (seksuale), të cilat fluturojnë mbi pjeshke. Atje femrat fekondohen prej meshkujve dhe secila pjell nga 5-10 veze. Për kushtet e vendit tone sidomos për zonën e ngrohte, morri i gjelbër i pjeshkës, mund të dimërojë si insekt i rritur ose si larve në vende të mbrojtura si: serra, shtretër të nxehte, duke vazhduar demin mbi kulturat bujqësore ose barërat e keqija. Morrat nuk dëmtohen nga temperaturat e ultë edhe nen 0⁰C.
 

Të fundit

  • Kanceri i patates

    Kërpudha kolonizon qelizat e një bujtësi të vetëm. Soret janë të dukshme si trupa kafe në të verdhë në ind. Soret e ver...

  • Helmintosporioza e jugut në misër

    Në mjekësi njihet me emrin helminthosporium maydis nisikado. Prek bimët në të gjithë stadet e zhvillimit duke parazituar mbi...

  • Urthi i grurit

    Kallinjtë e prekur njihen lehtë, në qoftë se shtypen me gishta ato lëshojnë masën e pluhurt të zezë e cila vjen erë si ...

  • Sëmundjet e pemës së limonit

    Limoni është njëra ndër pemët me më së shumti përmbajte të vitaminës C dhe antioksidantëve tjerë. Edhe pse përshtypja...

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët