Shkruesi i hardhisë

Është i përhapur dhe në vreshtat e ngritura në toka të lehta, dëmtuesi mund të shkaktoje dëme të ndjeshme.

Demi

Insekti i rritur dëmton në forme vatrash organet e ndryshme të hardhisë si: lastarë, gjethe, vile dhe kokrra. Mbi këto organe gjenden brejtje në forme vijash rreth 1 mm të gjere dhe rreth 10 mm të gjate, që i ngjajnë shkronjave prej nga dhe dëmtuesi merr dhe emrin.

Përshkrimi

Insekti i rritur është me elitra në ngjyre kafe. Parashpina është me e ngushte se elitrat. Trupi është 6 mm i gjate. Larva ka ngjyre të bardhe, koke kafe të kitinizuar, forme të përkulur dhe është e pajisur me tre pale këmbë të fuqishme. në gjendje të rritur është 5 mm i gjate.

Mënyra e jetesës

Shkruesi i hardhisë dimëron si larve në toke. Herët në pranvere larva kalon në nimfe nga e cila pas disa ditësh del insekti i rritur. Imagot pasi marrin ushqimin plotësues, pllenohen dhe femra vendos vezët mbi të çarat e trungut ose në të çarat e rrënjës sipërfaqësore. Nga vezët pas 14 ditësh dalin larvat dhe menjëherë futen në toke dhe fillojnë të dëmtojnë rrënjët e hardhisë.
 

Të fundit

  • Kanceri i patates

    Kërpudha kolonizon qelizat e një bujtësi të vetëm. Soret janë të dukshme si trupa kafe në të verdhë në ind. Soret e ver...

  • Helmintosporioza e jugut në misër

    Në mjekësi njihet me emrin helminthosporium maydis nisikado. Prek bimët në të gjithë stadet e zhvillimit duke parazituar mbi...

  • Urthi i grurit

    Kallinjtë e prekur njihen lehtë, në qoftë se shtypen me gishta ato lëshojnë masën e pluhurt të zezë e cila vjen erë si ...

  • Sëmundjet e pemës së limonit

    Limoni është njëra ndër pemët me më së shumti përmbajte të vitaminës C dhe antioksidantëve tjerë. Edhe pse përshtypja...

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët