Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Tripsi i serrave

Është i përhapur me tepër në zonat e ngrohta të vendit tone. Prek agrumet, pemët frutore dhe bimët e tjera bujqësore e zbukuruese. Duke thithur lëngjet dëmton lulet, gjethet, lastarët dhe frutat.

Gjethet dhe frutat në vendet e dëmtuara marrin ngjyre të verdhe të zbehte. Përveç demit direkt shkakton edhe dem indirekt pasi me ekskrementet e tij që bien mbi sipërfaqen përvetuese të pjesëve të gjelbra të bimës, pengon përvetimin dhe shpërvetimin normal. Prek mbi 45 specie të ndryshme bimësh subtropikale: agrumet, hurmat, avokadon, hardhinë, dafinën etj.

Përshkrimi

Është i gjate 1.5 mm, trupin e ka të zi, me përjashtim të dy segmenteve të fundit të barkut të cilët kane ngjyre kafe ose ndryshku. Krahët janë të verdhe, ndërsa këmbët dhe antenat pjesërisht të verdha.

Krahët janë të ngushte dhe të zgjeruar në baze. Antenat janë të përbëra prej 8 unazash. Larva është e bardhe ose e verdhe, në varësi nga zhvillimi sytë i ka të kuq.

Mënyra e jetesës

Dimëron si insekt i rritur. Në pranvere del nga dimërimi dhe kalon në anën e poshtme të gjetheve ku për një kohe ushqehet me limfën e gjethes dhe pastaj femra e fekonduar vendos vezët (rreth 30 cope). Çelja e larvave fillon zakonisht nga fundi i Prillit-fillimi i Majit, kur temp. mesatare ditore arrin rreth 15°C.

Kushte higrotermike optimale për zhvillimin e të gjitha stadeve të zhvillimit të tripsit janë: temp. e ajrit 25-30°C dhe lagështia relative e ajrit 80-85 %. Ka 3-5 brezni në vit. Larvat dhe insektet e rritur duke thithur lëngjet shkaktojnë skuqjen e gjetheve dhe me vone tharjen e tyre. Mbi sipërfaqen e frutave të limonit, qitros etj, shkakton pulla të kuqe dhe të çara të holla.
 

ProCredit Bank

Të fundit

  • Breshkëza e butë

    Dallohet lehte nga speciet e tjera të gjinisë Lecanium mbasi femra e rritur është e shtypur, pothuajse e sheshte në trajte ...

  • Minatriçet e gjetheve

    Minatriçet e gjetheve te gjinisë Liriomyza janë një problem serioz për të gjitha kulturat bujqësore. Tre specie prej tyre; ...

  • Merimanga e kuqe e bimëve

    Është e përhapur në zonat e ngrohta të vendit tone, sidomos në zonën bregdetare. Prek agrumet dhe shume kultura të tjera, ...

  • Insektet e rrezikshme të agrumeve

    Një insekt i rrezikshëm po kërcënon pemët ditëve të fundit. Ky lloj insekti ushqehet me gjethe të pemëve agrume dhe ...

Ju rekomandojmë

Inflamacionet e fshikëzës mund t'i shëroni me çaj majdanozi

Majdanozi është bimë e njohur, e cila largon sasinë e ujit shtesë nga organizmi i njeriut, prandaj për këtë arsye shihet ...

Peja bëhet me zyrë informative për bujqësi

Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka bërë të mundur hapjen e Qendrës ...

Mbështetësit

Partnerët