Pastërtia dhe kontrollimi i mizave tek bagëtitë

Në verë fillon sezoni i mizave. Për ne këto insekte mund të jenë vetëm bezdisëse dhe na ngacmojnë herë pas here, por për bagëtinë ato mund të transmetojnë sëmundje të shumta, të reduktojnë rendimentin e qumështit, të ulin normën e fitimit dhe efikasitetin e ushqimit.

Plehërimi i duhur dhe menaxhimi i mirë i higjienës së kafshëve si dhe ruajta nga mizat, duhet të jetë elemente të rëndësishme për çdo fermer.

Ka dy lloje të mizave: ato që qëndrojnë nëpër ambiente shtëpiake dhe ato që fluturojnë të lira nëpër hapësira të ndryshme.

Mizat që lëvizin nëpër hapësira të ndryshme shpesh godasin mbi këmbët e para të bagëtisë dhe në shumicën e rasteve del gjak nga lëkura. Kjo është edhe arsyeja pse shumica e bagëtive rrinë afër njëra tjetrës dhe kokë ulur (pothuajse në brendi të këmbëve) vetëm për tu mbrojtur nga dëmtues të ndryshëm që i sulmojnë.

Lëkundin kokën, bishtin dhe gjuajnë me thembra, këto janë veprimet të cilat i marrin bagëtitë për t’i larguar mizat. Gjithashtu, në këto raste, bagëtitë shpenzojnë energji, e cila është e nevojshme për mirëmbajtjen e trupit të tyre, shtimit në peshë ose prodhimin e qumështit.

Mizat e “shtëpisë” nuk pickojnë dhe nuk ju shkaktojnë gjakderdhje bagëtive, ato vetëm se ushqehen me substanca gjysme të lëngshme.

Mizat thuhet se janë shkaktarë i më shumë se 65 llojeve të sëmundjeve që shfaqen tek bagëtitë. Disa nga mënyrat për eliminimin e mizave është mos hedhja e plehrave, mbajtja e bagëtive larg gardhit, mbajtja e bagëtisë larg vendeve ku ka lagështi, etj.. Pra duhet eliminuar burimin e mizave në mënyrë që të ketë mbrojte të efektshme. /FermaIme/ 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët