Problemet me të cilat ballafaqohen kultivuesit e pulave

Mbajtja dhe kultivimi i pulave nuk është punë e vështirë, ato nuk kanë probleme të mëdha shëndetësore, apo ndonjë problem tjetër të cilin vështirë se e vëren. Në vazhdim mund t’i gjeni disa prej problemeve më të theksuara dhe më të vërejtshme të pulave.

Pickimi ose kanibalizmi

Pulat shumë herë pickohen njëra me tjetrën në lëkurë apo pupla. Nëse gjatë këtij pickimi, pulave fillojnë të ju rrjedhë gjak, atëherë problemi përshkallëzohet dhe mund të rezultojë deri në vdekje të pulave. Kur ndodhin këto raste të pickimit, krijohet panikë dhe stres në mesin e pulave prandaj duhet pasur kujdes që ato pula që janë më agresive të mbahen në kafaz.

Ngrënia e vezëve

Ndodhë shpesh që pula t’i thyej vezët në fole dhe t’i hajë ato. Mënyra më e mirë për t’i mbrojtur vezët, është parandalimi duke i krijuar pulës hapësirë më të madhe për t’i lëshuar vezët.

Merimangat

Merimangat pinë gjakun e pulave, dhe nëse ato rriten dhe ushqehen me gjakun e pulave, shkaktojnë sëmundje dhe vjen deri tek vdekja e pulës. Simptomat mund të vërehen lehtë: pulave ju krijohen njolla të kuqe në lëkure, si dhe në rast se pulat refuzojnë të qëndrojnë të ulura në strofullat e tyre, kjo është një shenjë që mund të ketë merimanga.

Ndërrimi i puplave

Ndërrim i puplave nuk është një problem për pulat, por për pronarët e rinj të pulave, ky mund të jetë një shqetësim sepse pulat nuk duken bukur. Ndërrimi i puplave ndodhë një herë në vit, zakonisht në vjeshtë dhe gjatë kësaj kohe pulat nuk bëjnë vezë. Ndërrimi i puplave zakonisht zgjat 3 muaj, por në disa raste mund të jetë edhe më gjatë.

Pula klloçkë

Pula shkon klloçkë kur vendosë të qelë një fole apo tufë të vezëve. Ajo ulet mbi to dhe ju siguron ngrohtësi vezëve. Edhe nëse vezët nuk janë të fekonduara, pula prapë nuk largohet pa e bërë zhurmë (zakonisht fishkëllimë ose kafshime nëse tenton pronari ta largojë atë).

Mirëpo ka edhe disa sëmundje të pulave të cilat është e vështirë të diagnostikohen, prandaj nëse e shihni një pulë apo zog që nuk duket mirë, apo ka ndonjë problem, rekomandohet që menjëherë ta largoni nga pulat tjera sepse sëmundja mund të jetë ngjitëse. /FermaIme/

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët