Ekzema në gjedhe

Ekzema është reaksion inflamator me bazë alergjike i epidermës. Ajo shoqërohet me ënjtje, kruarje, ngritje lokale të temperaturës, shqetësim dhe dobësi progresive të kafshës.

Shkaqet 

Ekzema ndodh në ato raste kur qelizat epidermale të lëkurës bien në kontakt me alergenët shkaktarë. Alergenët mund të jenë të jashtëm (psh. përdorimi i shpeshtë i pomadave të ndryshme, sapunëve, etj,) kur veprojnë mbi sipërfaqen e lëkurës dhe të brendshëm që janë produkte që formohen në aparatin tretës gjatë kostipacioneve, autointoksikacioneve, parazitozave të ndryshme, etj. Alergenë e brendshëm qarkullojnë dhe transportohen në lëkurë zakonisht me rymën e gjakut.

Si shkaqe predispozuese shërbejnë: Ndjeshmëria e trashëguar, qëndrimi i kafshës për një kohë të gjatë në shi ose djersitja e vazhdueshme, kruarjet e shpeshta të kafshës, papastërtitë e lëkurës, etj.

Shenjat klinike

Në formën akute të sëmundjes në epidermë vërehen erythemat të cilat më vonë vijojnë me formimin e vezikulave të mbushura me lëng të tejdukshëm. Pas çarjes së vezikulave mbi sipërfaqen e lëkurës formohen dregëza, kurse vetë lëkura mbetet e skuqur dhe e lagësht.

Në gjedhë ekzema më tepër takohet në rajonin e bishtit, në bazën e tij, në rajonin e xverkut, ose dhe në pjesën e çarë ndërmjet thundrës. Në delet, vërehet më shpesh në rajonin rreth orbitave të syve, në rajonin e shpinës, qafës, shpatullave dhe në pjesën sakrale. Në derra, ekzema shfaqet në formën e vezikulave në vendin e prekur. Në kuaj më shpesh vërehet në lëkurën e kokës, qafës, gjoksit dhe bishtit. Në vendin e prekur te të gjitha kafshët ka kruarje të forta dhe të vazhdueshme.

Diagnoza

Vendosja e diagnozës bazohet në të dhënat e anamnezës dhe shënjat klinike të sëmundjes. Kujdes dallimi me zgjeben. Gjatë zgjebeve në lëkurë mund të gjendet paraziti që e ka shkaktuar sëmundjen.

Mjekimi dhe masat parandaluese

Së pari mënjanohen shkaqet që e shkaktojnë sëmundjen. Menjëherë ndrohet mjedisi ku kafsha jeton, shtresa, mënjanohet lagështia dhe ngacmimet e panevojshme të lëkurës, ndryshon dieta ushqimore dhe përdoren ushqime të cilësisë së mirë.

Për mjekim përdoren dhe barna qetësuese së bashku me barin kryesor që do aplikohet për mjekim. Kjo për të mënjanuar dëmtimet e lëkurës nga kruarja. Për mjekim përdoren preparatet antihistaminike, pomadat që përmbajnë dhe anestetikë si dhe preparatet kortizonikë. Në ekzemat e lëngëta duhet të përdoren barna në formë pudre, kurse në ato të thata në formë pomade dhe tretësira të ndryshme. Rekomandohen preparatet Bescort intramuskolare, Pederipra spray, Pruritex, etj. Për mjekim rekomandohet dhe Sanodermi.  

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët