Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Problemet e kafshëve pas vërshimeve

Vërshimet mund të rezultojnë në probleme afatshkurtra dhe afatgjata të sëmundjeve të kafshëve. Shumë probleme ndërlidhen me dëmtime fizike, për shembull, probleme me këmbë pas qëndrimit në ujë, ushqim të pamjaftueshëm, por edhe me sëmundje infektive.

Ushqimi

Gjatë vërshimeve, mirëqenia e kafshëve është një brengë urgjente, ndërkaq ushqimi i tyre është faktor kryesor. Ushqimi i kafshëve të bllokuara është qenësor, e në veçanti kur ato është dashur të notojnë për ta shpëtuar veten e tyre, dhe kur kanë shpenzuar energji të madhe për ta bërë këtë. Shumë prej këtyre kafshëve do të mbesin pa rezerva, ndërkaq kafshët shtatzëna në veçanti do të kenë probleme të menjëhershme me metabolizëm dhe të ngordhin nëse nuk ushqehen si duhet.

Sana e kualitetit të mirë është ushqimi i preferuar, pasi që tretja e ushqimit të thatë gjeneron nxehtësi që u ndihmon kafshëve të qëndrojnë të ngrohta, në veçanti nëse ato ende janë duke qëndruar në ujë. Hipotermia (temperatura e ultë e trupit) mund të zhvillohet me shpejtësi tek bagëtitë që qëndrojnë në ujë, edhe gjatë stinës së verës. Duhet të bëhet çdo përpjekje për largimin e bagëtive në ndonjë zonë që është më e lartë dhe e thatë.

Nëse bagëtitë duhet të qëndrojnë për një kohë të gjatë në ujë dhe si pasojë ato nuk mund të ushqehen si duhet, mirëqenia bëhet brenga kryesore dhe do të ju duhet të organizoni shkatërrim të njerëzishëm. Me largimin e vërshimeve, fillojnë të shfaqen probleme tjera shëndetësore për bagëtinë.

Cilësia e ujit

Duhet të keni kujdes se, pavarësisht se janë të bllokuara, bagëtitë mund të refuzojnë të pinë ujin e vërshimeve nëse ai është i ndotur apo ka shije tjetër nga uji i zakonshëm. Kur e ushqeni bagëtinë, shikojini me kujdes për tu siguruar që kanë pirë edhe ujë.

Ndonëse pendat e mbushura plotë shpesh janë lehtësim, vërshimet mund të derdhin baltë dhe material organik nëpër përrenj dhe rezervuarë të ujit. Prandaj, keni kujdes se ku i jepni ujë bagëtisë.

Sëmundjet bakteriale

Shumica e baktereve lulëzojnë dhe shumëzohen në ambiente me lagështi, andaj sëmundjet bakteriale mund të shndërrohen në probleme të vërteta pas shirave të mëdhenj. Gjasat janë shumë të mëdha për tu shfaqur Pneumonia tek kafshët, veçanërisht nëse ato janë zhvendosur nga një vend në një vend tjetër përmes vërshimeve dhe kanë futur ujë në mushkëri.

Edhe sëmundja Salmonelloza mund të shfaqet si pasojë e stresit dhe ekspozimit në të ftohtë për një kohë të gjatë.

Dëmtimet e tokës nga vërshimet mund të ekspozojnë baktere të fjetura dhe të rezultojnë në shfaqjen e shumë sëmundjeve të cilat shihen rrallë në sezone të thara. Vaksinimi me 6-në-1 është shumë i rëndësishëm pas vërshimeve.

Edhe sëmundjet që mund të përhapen mekanikisht nga mizat, siç është diarreja dhe përskuqja e syve, me gjasë do të përhapen në masë të madhe. /Fermaime.com 

ProCredit Bank

Të fundit

  • Tuberkulozi (TBC) tek kafshët

    Tuberkulozi është sëmundje infektive e kafshëve dhe e njerëzve që shfaqet me formimin e tuberkulave dhe vatrave tuberkulare...

  • Plasja (Anthrax)

    Plasja është sëmundje infektive që zhvillohet zakonisht në formë të rrufeshme, akute dhe me temperaturë të lartë. Ajo ...

  • Tetanosi te kafshët

    Tetanosi është sëmundje infektive që dëmton kryesisht sistemin nervor qendror. Ajo shfaqet me tkurrjen/kontraktimin e të ...

  • Sëmundjet infektive tek kafshët

    Shkenca që merret me studimin e sëmundjeve infektive të kafshëve quhet epizootologji...

Ju rekomandojmë

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për bujqësi‏

Agjencia e Bujqësisë së Kosovës që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencia për Zhvillim Bujqë...

Shëroni sëmundjet me anë të brokolit

Brokoli është perime mjaft e rëndësishme, jo vetëm e shijshme, për t'u gatuar, por për shkak edhe të vlerave ushqyese që ...

Mbështetësit

Partnerët