Nis pyllëzimi i pyjeve

Pyllëzimi i pyjeve, i cili ka nisur të enjten, është duke shkuar në mënyrë të rregullt.

Drejtori për Menaxhimin e Pyjeve në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës (APK), Faruk Bojagjiu, ka thënë se pyllëzimi i pyjeve do të zgjasë 45 ditë.

Ai ka bërë me dije se do të përdorën 750 mijë fidanë të llojit halorë dhe gjethorë për pyllëzimin e 300 hektarëve në dhjetë komuna të Kosovës.

Bojaxhiu ka bërë me dije se për realizimin e këtij projekti janë të angazhuar 171 punëtorë, të cilët janë përzgjedhur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në bashkëpunim me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës (APK). “Pyllëzimi ka filluar në gjashtë regjione të Kosovës, por fillimisht në regjionin e Gjakovës. Pyllëzimi ka filluar nga pika kufitare dhe është duke vazhduar deri te fshati Morinë”, është shprehur Bojaxhiu. 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët