Liqeni i Radoniqit

Kur vendosni ta lini qendrën e Gjakovës dhe me eksploru vendet përreth, në rrugë për në Prishtinë, 14 km larg Gjakovës ndodhet Liqeni i Radoniqit që është liqeni i dytë në Kosovë për nga madhësia.

Për të aritur në Radoniq vazhdon rrugën për në Prishtinë dhe ktheheni në degën e majtë të rrugës (d.m.th në anën e kundërt të degëzimit të rrugës që të çon në Deçan). Në vazhdim shkoni në anën e majtë në Novo Sellë, në një rrugë gjysmë të asfaltuar, apo përmes një rruge më të gjatë përgjatë fshatrave Cërmjan dhe Rakoc.

Liqeni i Radoniqit e bart emrin e fshatit që u përmbyt me formimin e liqenit në vitet e ‘80-ta duke i detyruar banorët e këtij fshati të zhvendosen në vendet përreth dhe sot ky liqen furnizon Gjakovën dhe Rahovecin me ujë të pijshëm. Noti ndalohet në të por, peisazhi i lezetshëm të jep mundësi të ecësh përgjatë liqenit dhe mundësi të mirë për të vazhduar në fshatrat në afërsi.

Për ata që kanë dëshirë të miren gjueti kjo pikë është shumë e mirë duke iu bashkangjitur gjuetarëve të zellshëm të fshatit Ratishë. Ky fshat ka male shumë të thella që bartin shumë lloje të specieve në vete që e bëjnë vendin e përshtatshëm për gjueti.

Të fundit

  • Gryka e Rugovës

    Rugova është një trevë malore mbrenda vargmalit të Alpeve, që përputhet me pellgun e lumit të Pejës dhe shtrihet në mes ...

  • Luboten

    Luboteni është pika më e lartë në Malet e Sharrit, dhe me bukuri natyrore shumë të rrall...

  • Ujvara e Mirushës

    Ujvara e Mirushës është ndër pikat më të rendësishme turistike në vend. Gjendet në magjistralen Prishtinë-Gjakov...

  • Gjeravica

    Gjeravica është maja me e lartë e Bjeshkëve të Nemuna me një lartësi mbidetare prej 2.656 m, edhe pse kjo lartësi nuk ë...

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët