Hapet një dyqan me prodhime vendore bio

Qytetarët e Mitrovicës prej tani do të kenë një adresë ku mund të gjejnë prodhime vendore të qumështit, përpunimit të pemëve dhe perimeve, ëmbëlsira, mjaltë dhe prodhime të tjera të dorës së parë, të cilat prodhohen nga fermerët dhe ekonomitë familjare në rajonin e Mitrovicës.

Në këtë dyqan, qytetarët që preferojnë prodhime bio, nga dora e parë mund të gjejnë qumësht të freskët, mazë dhe djathë, marmelata të llojeve të ndryshme nga pemët e perimet, reçel, mjaltë, vezë, bakllavë e prodhime të tjera, nga gratë shpërndarëse që kanë biznese familjare, grupe të grave që mbështeten nga organizata "Mundësia" në Mitrovicë.

Drejtoresha e organizatës "Mundësia", Hasime Tahiri - Hasani, tha se pas mbështetjes nga shoqata të disa grave në zona të ndryshme të rajonit, për fillimin e ekonomive familjare prodhuese, qoftë me pajisje për përpunimin e perimeve, me shoqëri bletare, apo pajisje për gatim, simite e petë, hapi tjetër ishte gjetja e një vendi ku prodhimet e këtyre grave të mundë të ekspozohen dhe të shiten. Sipas drejtoreshës Tahiri-Hasani, dyqani ndodhet te rrethi në rrugën që shpie drejt tregut në Mitrovicë.

"Dyqani ka një sipërfaqe të mjaftueshme ku mund të ekspozohen, por edhe të shiten prodhimet qumështit, marmelata, xhem i llojeve të ndryshme, reçel, mjaltë, vezë, ëmbëlsira, ndërkohë që në të ardhmen pritet të zgjerohet edhe me produkte tjera vendoren, tha drejtoresha Hasime Tahiri-Hasani. Ajo ka theksuar se ky dyqan krijon mundësi edhe për prodhuesit e tjerë ambulantë që tregtojnë çdo mëngjes prodhime të njëjta në rrugë. Pra, edhe ata mund ta shfrytëzojnë hapësirën e këtij dyqani. Ndërkohë, dyqani ia lehtëson punën edhe inspektoratit, meqë inspektorët nuk do të kishin më telashe me shitësit e bulmetit dhe gjësendeve të tjera, të cilat i ekspozojnë në rrugë me mundësi të prishjes apo të ndotjes. Prandaj, Hasime Tahiri-Hasani kërkon dhe pret mbështetjen dhe përkrahjen edhe të inspektorëve komunalë.

"Në këtë dyqan, tani për tani është angazhuar një punëtore, e cila punon me orar të plotë. Ajo do t'u ofrojë qytetarëve prodhime të ndryshme vendore, bio dhe të freskëta, ndërsa mitrovicasit do të mund të furnizohen nga dora e parë me të gjitha produktet", thotë drejtoresha e organizates "Mundesia".
 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët