Bujqësia Organike, për një ushqim biologjikisht të balancuar‏

Bujqësia organike është një vizion. Një vizion i bujqësisë që funksionon me një sistem prodhues, ekonomikisht të qëndrueshëm, duke integruar njeriun dhe mjedisin. Të prodhohet lokalisht në vend sa më shumë që është e mundur, dhe të shfrytëzohen resurset ripërtëritëse.

Bujqësia ekologjike punon me natyrën e jo kundër natyrës. Kjo nënkupton se proceset natyrore përdoren për të arritur në nivelin e pranueshëm të prodhimit të të lashtave, ushqimit dhe bagëtisë. Një kompensim korrekt për punën e faktorit njeri është esenciale për këtë qasje.

Pra, bujqësia organike nuk është vetëm bujqësi pa plehra kimik, pesticide dhe herbicide. Nuk është e gjitha vetëm rreth prodhimit të ushqimit të shëndosh.

Bujqësia organike nuk do të ishte e suksesshme nëse faktori i vetëm që e dallon nga agrikultura klasike të jetë mos përdorimi i kemikateve.

Karakteristikat kryesore të bujqësisë ekologjike janë:

• Ruajtja e pjellorisë afatgjate të tokës, me anë të mirëmbajtjes së nivelit të materies organike, duke inkurajuar aktivitetin biologjik të tokës dhe kujdesin gjatë intervenimit mekanik.

• Furnizimi indirekt me materie ushqyese, duke përdorë burime të patretshme ushqyese, të cilat më pastaj i bëhen të mundshme bimëve nëpërmes veprimit të organizmave tokësor.

• Sasi të mjaftueshme të azotit nëpërmes të bimëve azotofiksatore si dhe riciklimit të materieve organike si mbeturinat bimore dhe plehu i kafshëve.

• Kontrolli për barojat, sëmundjet dhe insektet, mbështeten në rend të parë në qarkullimin bimor, predatorët natyral, plehrat organik, varietete rezistente dhe intervenime të limituara termale, kimike dhe biologjike.

• Kujdes në efektin e dëmshëm të fermës për mjedisin përreth dhe konservimin e habitatit natyral.

Mund të thuhet se për fermerin organik, toka është mjeti kryesorë i punës, dhe se ai do të bëj çdo gjë që është e mundur të kujdeset për tokën.

Pastaj toka do të kujdeset për të lashtat, e nëpërmes të të lashtave edhe për kafshët shtëpiake. Në fermat të menaxhuara me principe të bujqësisë organike, nuk ka kalim të lëndëve ushqyese në ujëra nëntokësore ose përroje.

Ideali për bujkun organik është cikli i mbyllur i lëndëve ushqyese. Në këtë drejtim, bagëtia ushqehet kryesisht me të korrat të prodhuara në fermë dhe kullotë në tokën e fermës. Plehu i tyre shfrytëzohet për fertilizim të tokës, mundësisht pas kompostimit.

Për shkak të largimit të prodhimit nga cikli (kafshët, perimet, drithërat) humbja duhet të kompensohet. Për këtë arsye është esenciale mbjellja e bimëve që e lidhin azotin. Shumica e këtyre bimëve i takojnë familjes leguminoze.

Leguminozet në simbiozë me tipe të caktuara të baktereve kanë aftësi të transformojnë azotin atmosferik në proteine bimore. Gjatë dekompozimit të këtyre bimëve në tokë, azoti gradualisht bëhet i shfrytëzueshëm për kulturat bimore.

Qarkullimi bimor është i rëndësishëm sepse llojet e ndryshme të bimëve i absorbojnë materiet e ndryshme ushqyese nga thellësi të ndryshme.

Është e qartë se bujqësia organike nuk është bujqësi pa përdorim të nutrientëve për bimë! Por është bujqësi që i furnizon bimët me ushqim biologjikisht të balancuar. 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët